Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRAM,~II m. 1. Fundërri që mbetet nga dylli i tretur; fundërri e çdo gjëje që tretet (dra, zgjyrë etj.); bramcë. Brami i dyllit. Brami i bletës. Brami i gjalpit. Brami i kusisë. Bram farke. Kur shkrihet gjalpi, brami bie në fund. (fj. u.).
2. Lyra e leshit të bagëtisë, zdralë. Iu bënë duart me bram. E lau e ia hoqi bramin.
✱Sin.: fundërri, bukërrime, dra, zgjyrë, bramcë, ajkë, dyllë, zdralë, zhul.
DANG onomat. Përdoret si fjalë tingullimituese për të shënuar zhurmën a tingullin që del nga goditja e menjëhershme e një sendi të fortë (zakonisht metalik) me një tjetër, për të shënuar një zhurmë të ngjashme me këtë ose një veprim që bëhet menjëherë i shoqëruar me një zhurmë të tillë. I ra, dang. Ia bëri koka dang. Dang në kokë. Kur, dang, porta. Bëri dang plasi së qari. - Bëftë dang! (mallk.). “Dang” e “bram” për jetë janë. (fj. u.).
VUR/G,~GUII m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Lëng i trashë e i zi që mbetet në fund të shishes a të enës pasi shtypen ullinjtë dhe nxirret vaji, llum, fundërri; murgë. Vurgu i ullinjve. Vurgu i ullinjve bie në fund.
2. Fundërri që mbeten në fund të enës pasi shkrihet gjalpi, fundërria e gjalpit, dra. Vurgu i gjalpit.
3. Llumi i verës që bie në fund të enës a të shishes, llurbë. Vurgu i verës.
✱Sin.: murgë, kuqël, alimurg, xhumare, dra, llurbë, fundërri, bram, gërdhomë, zgaq, bullëndër, mundërr.
ZGJÝR/Ë,~A f. 1. Mbeturinë e ngurtë, që del gjatë shkrirjes së metaleve a kur punohen metalet e nxehura, bramcë. Zgjyra e metalit. Zgjyra e furrës. Zgjyrë kazani. I heqin zgjyrën. Zbrazin zgjyrën. Pastrimi i kodrës me zgjyrë. E pastër nga çdo zgjyrë. Gjurmët e zgjyrës së metaleve. Rërë zgjyre. Lesh zgjyre.
2. Mbeturinë që formohet nga djegia jo e plotë e qymyrit a e diçkaje tjetër; blozë. Zgjyra e qymyrit. Zgjyra e farkës. Çibuku është mbushur me zgjyrë. I zi si zgjyrë.
3. Papastërti që krijohet në rroba, sidomos në jakë, nga të palarët, zhul. Zgjyra e jakës. Kapele tërë zgjyrë. I kishte këmbët zgjyrë. Ishte bërë zgjyrë. Ishte tërë miell e zgjyrë djerse.
4. fig. Pjesa më e pavlefshme a më e keqe e diçkaje, mbeturinë, fundërrinë; ajo që e mbulon e s'e lë të dalë në dritë diçka të mirë e të vlefshme, ndryshk, myk. Zgjyrë morale. Zgjyrë e pashlyeshme. Zgjyra e shoqërisë. Zgjyra mesjetare. I ka mbuluar zgjyra e korrupsionit. E ka zënë zgjyra e mendjemadhësisë. - Jeni zgjyrë e gjallë. Ka shumë zgjyrë mes tyre. Këtë zgjyrë tashmë e kemi hequr nga faqja e vendit tonë. - Hiqe atë zgjyrë që ke në shpirt, atë zgjyrë që s'të lë t'i shohësh njerëzit në sy!
✱Sin.: bramcë, bram, skorie, dra, mbeturinë, fundërrinë, blozë, zhul, lerë, zdralë, ndryshk, myk.
ZHUL,~I m. 1. Lerë në trup a në rroba që bëhet nga të palarët, zdralë. Zhuli i këmishës (i jakës, i mëngëve, i jorganit). Duar me zhul. Zhuli i veshit (i kokës). Zhuli i leshit të bagëtive. Zhuli i çibukut të duhanit. Jaka e palltos i ishte bërë gjithë zhul. I hoqi zhulin. Merr zhul shpejt. Kishte zënë një gisht zhul.
2. Byk. - Ndaje grurin prej zhulit.
3. fig., keq. Këllirë, ndyrësi. Nuk ka detergjent që t’ua nxjerrë zhulin!
✱Sin.: lerë, baltë, zdralë, zdrëmë, zgaq, zhol, lëtyrë, pah, pall, llum, vrug, zgjyrë, bram, ndyrësirë, këllirë, strup, byk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë