Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bozhure”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARDHOVINË

BARDHOVÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tokë e bardhë e jopjellore, tokë e dobët; bardhushinë.
Sin.: bakërishtë, bonjake, bozhure, bardhushinë, barshtinë, borishte, bokë, bokërimë, skërkë, shogëlinë.

BOZHUR

BOZHÚR,~E mb. 1. I kuqërremë (për lule etj.). Trëndafil bozhur. Lule bozhure.
2. Që i ka flokëtkuqërremë, që vjen si i kuq (për njerëz). Vajzë bozhure.
3. Jopjellor, i varfër, shterp (për njëlloj tokengjyrëkuqërreme).

BOZHURE

BOZHÚR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. (lat. Paeonia officinalis) Lulegjak. Lule bozhureje. Kopshti i bozhureve. Krem (sapun, balsam) me lule bozhureje. E zbukuruar me bozhure. Mbjell bozhure. Kur çelin bozhuret. Ngjyrim bozhuresh.
2. Kafshë me qimengjyrëkuqërreme (zakonisht lopë, pelë ose dhi), kuqalashe.
3. Dhe i kuq, tokë e varfër, jopjellore. Nëpër fushat dhe lugjet si bozhure.

BUZËBOZHURE
LULËGJAKE

LULËGJÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Barishte zbukuruese shumëvjeçare, e vendeve malore, me gjetheçara dhe me lulemëdha e të kuqe si gjaku; bozhure.

PERULINKË

PERULÍNK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Lulegjak, bozhure.

VRENJË

VRÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~ AT bot. (lat. Paenonia peregrina) Lule gjaku, gjakja, balsam.
Sin.: lulegjaku, gjakje, balsam, bozhure, lulekuqe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.