Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHYT,~Ë mb. 1. Që nuk ka brirë. Ka (dash) shyt. Cjap shyt. Dele (lopë) shytë.
2. Që i është thyer gryka, veshi (për enët prej balte). Enë shytë. Mbeti shishja shytë. Ibrik shytë.
3. Që nuk është me majë, që i është thyer maja, që vjen si rrumbullak, që nuk e ka majën të mprehtë. Qeleshe shytë. Laps shyt. Gjethe shytë. (bot.) gjethe me majë të rrumbullakët. Kazmë shytë kazmë pa kep.
✱Sin.: shytan, çup, bosk.
♦ I ha shyta e i nxjerr me brirë (dikush) i beson gënjeshtrat dhe ua thotë edhe të tjerëve të shtuara e të zbukuruara. I kërkon *brirë dhisë shytë (dikush) iron. Nxjerr shyta (nga goja) (dikush) thotë budallallëqe, nuk di ç’flet, ia këput kot; thotë broçkulla.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë