Fjalori

Rezultate në përkufizime për “boshatisur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOSHATISUR

BOSHATÍSUR (i, e) mb., edhe fig. Që s’ka asgjë brenda, i zbrazur, i zbrazët, bosh. Fshati dukej i boshatisur. Plazh i boshatisur. Rrugicat e boshatisura. Gotë e boshatisur. I boshatisurshpirt.

BOSHUAR

BOSHÚAR (i, e) mb. 1. I zbrazur, i boshatisur.
2. I kaluar kot, që s’ka asnjë dobi. Ditë e boshuar.

PABOSHATISUR
PORSABOSHATISUR

PORSABOSHATÍSUR (i, e) mb. porsa është boshatisur, që është boshatisur pak kohëparë; i porsazbrazur.
Sin.: i posaboshatisur, i sapoboshatisur, i porsazbrazur, i posazbrazur, i sapozbrazur.

PËRHERRUR
ZBRAZËT

ZBRÁZËT (i, e) mb. 1.është pa gjë brenda, që nuk është i mbushur me ndonjë lëndë, bosh; kund. i mbushur. Thes (hambar) i zbrazët. Enë (kovë, shishe) e zbrazët. Me gotazbrazëta. Gropë e zbrazët. Thesi i zbrazët s’qëndronkëmbë. (fj. u.). Barku i zbrazët nuk ka kë të falënderojë. (fj. u.). Kuletë e zbrazët, fytyrë e vrazhdët. (fj. u.). Xhepi i zbrazët, fytyrë e vrazhdët. (fj. u.).
2. Që nuk është i mbuluar me ndonjë gjë; që s'ka ndonjë gjë a ndonjë njeri në të (për sipërfaqet). Fushë (arë) e zbrazët. Hapësirë (sipërfaqe) e zbrazët. Shesh (vend) i zbrazët. Rrugë e zbrazët.
3. Që nuk ka njeri brenda; i tillë ku nuk banon njeri, që ka mbetur pa banorë; i lirë, i pazënë (për një vend pune). Shtëpi (dhomë) e zbrazët. Vagon i zbrazët. Fshat (qytet) i zbrazët. Kanë mbetur edhe dy vendezbrazëta.
4. fig. Që nuk ka vlerë, që s'ka brumë; që nuk është i mbushur me veprimtari a punëdobishme; i padobishëm, i kotë; që s'ka përmbajtje, që nuk shpreh asgjë; që nuk ka kuptim. Njeri i zbrazët. Fjalë (fraza) të zbrazëta. Premtimezbrazëta. Vështrim i zbrazët. E pa me sy të zbrazët.
5. fig. Që nuk ka ngjarjerëndësishme. Kohë (periudhë) e zbrazët.
6. si em. m. e f. Sipas kuptimit 4 të mbiemrit. I vrazhdëti- i zbrazëti. (fj. u.).
Sin.: i zbrazur, i boshatisur, bosh, i lirë, i pazënë, i zgavërt, i zhveshur, i zgavruar, i padobishëm, i zbarët, i pahijshëm, fyrbë, fyçkë, kokëbosh, i shkrëndur, i shkulluar.
Me *barkunzbrazët (bosh). Mbeti me *lugëzbrazët (dikush). ngop me *lugëzbrazët (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.