Fjalori

Rezultate në përkufizime për “borroçitem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHKARRAVITEM

SHKARRAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zhgërryhembaltë. Shkarravitemllucë.
2. vetv., bised. Lyhem shumë dhe keq, bëj tualet pa kujdes. Nuk di të bëjë tualet, vetëm shkarravitet.
3. pës., vet. v. III e SHKARRAVÍT. Muret e pallatit ishin shkarravitur nga kalamajtë.
Sin.: borroçitem, përlyhem, zhyhem, fëlliqem, ndotem, ndyhem.

ZHGËRRYHEM

ZHGËRR/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Shtrihem për tokë e rrotullohem sa andej-këtej, duke u bërë me baltë, me dhe a me pluhur; shtrihem a mbështetem diku dhe kruaj kurrizin; vet. v. III Shkarëzehet (për kafshët). U zhgërrye për tokë (nëpër baltë, në dëborë, nëpër bar). Zhgërryeshinn edhe atje ku kishte baltë. Gomari u zhgërryepluhur. Pula u zhgërrye përdhe. Derrat (buallicat) u zhgërryenpellg. Demi zhgërryhej pas gardhit (pas murit). U zhgërryedysheme nga inati.
2. vetv. Fëlliqem, ndotem. Iu zhgërryen rrobat. Ku je zhgërryer ashtu? Po ti krimb i mallkuar, / Ecën me këmbë e me duar..., / S’mundngrihesh lart as larg, / Se zhgërryesh me bark. (folk.).
3. fig., vetv. Zhytem në një gjendjerëndë dhe përpëlitem pa gjetur rrugëdalje. Zhgërryhej në mjerim (në varfëri).
4. pës. e ZHGËRRYEJ.
Sin.: borroçitem, shkarëzehem, sharapiqem, gërryhet, zvarritet, rrokulliset, shakullisem, mposhtet, fëlliqet, përlyhet, zhyhet, ndotet, ndyhet, lerosem, përzhugem, zhabërzhyhem, përpëlitem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.