Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BORONÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Vaccinum myrtillus; Vaccinum montanum) Qershigël, thrashegër, rrush mali. Boronicë e kuqe. Kokrra boronice. Lëng (reçel) boronice. Çaj boronice. Ngjyrë boronice. Shkurre boronice. Byrek me boronica. I pëlqejnë boronicat. Të lumet ne që jemi çika, / Dalim e mbledhim boronica. (folk.).
2. krahin. Luleshtrydhe.
QERSHÍG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT bot. Shkurre e ulët me shumë degë, me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me lule të blerta ose në ngjyrë trëndafili të zbehtë, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta në ngjyrë vishnje të errët, me shije të ëmbël e pak të athët; qershi toke. Qershigël e egër boronicë.
2. Kokrrat e kësaj bime, që hahen ose përdoren për reçel etj. Kokrra qershigle. Lëng qershigle. Reçel qershigle.
✱Sin.: qershizë, boronicë, thrashegër.
RÍBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Ribes vulgare). Shkurre e llojit Ribes, e familjes së Grosulariaceve, dhe frutat e saj që hahen të freskëta ose të thata dhe përdoren sidomos për reçel, për lëngje frutash etj. Ribëz e kuqe (lat. Ribes rubrum) një anëtar i familjes së llojit Ribes, që quhet edhe boronicë e kuqe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë