Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bordero”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BORDERO

BORDERÓ,~JA f. sh. ~, ~TË fin. 1. Listëpërmban emrat e punonjësve të një ndërmarrjeje a të një institucioni, pagën e secilit dhe vendin për nënshkrimet; listëpagesë. Borderoja e rrogave (e pagave). Nënshkruaj borderonë. Hedh firmënbordero. Shënoj (fut) në bordero. Hartoj (përgatit) borderonë. Nuk i dilte emribordero.
2. Listë ku janë shënuar llogaritë ose emrat e sendevemerrendorëzim; inventar. Borderoja e dorëzimit. Kontrolli i borderove.

INVENTAR

INVENTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ek. 1. Tërësia e sendeve, e orendive dhe e materialevendryshme, që i përkasin një ndërmarrjeje, një institucioni etj., që janë pronë e dikujt ose që i ka në ngarkim dikush; materialenevojshme ose të domosdoshme për diçka. Inventar i patundshëm (i përhershëm, i plotë). Inventar ekonomik (sportiv). Inventari i zyrës (i dhomës). Përgjegjësi i inventarit. E kaminventar e kam një send, një material etj. në ngarkim, përgjigjem unë për të.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje inventarësh: Inventar i imët pajisje a veglavogla dore si sqepari, kosa, drapri, lopata etj. Inventari i gjallë tërësia e kafshëvepunës ose e kafshëvembahen për qumësht, për lesh, për mish etj. Inventar i vdekur tërësia e pajisjeve, e mjeteve dhe e veglavendryshmepunës.
3. Regjistrim një për një i mallrave të një magazine a të një dyqani bashkë me çmimin e tyre, që bëhet për të kontrolluar gjendjen; regjistrim një për një i të gjitha orendive e pajisjeve të një zyre etj. që bëhet për t’ia dhënë dikujtngarkim e për të kontrolluar herë pas here gjendjen e tyre; lista a pasqyrapërmban këtë regjistrim; inventarizim. Inventari i materialeve (i mallrave). Inventari i tremujorit (i vitit). Bëj inventarin. Mbyllur për inventar.
Sin.: regjistrim, inventarizim, bordero.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.