Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bono”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BONO

BÓNO,~JA f. sh. ~, ~T fin. Letër me vlerëcaktuarkëmbehet kundrejt një vlere monetare; latë; lloj fature. Bono afatshkurtra. Bono afatgjata. Përdori bonot e thesarit. Ankand për shitjen e bonove. Blinin me bono. Shtypja (printimi) i bonove. Shpërndarja e bonove. Bono privatizimi letër me vlerëprojektet e privatizimit të pronave shtetërore. Bono thesari letra me vlerëlëshuara nga qeveria, nga banka kombëtare ose një korporatë për të mbledhur para nga blerësi, kundrejt premtimit se blerësi do të paguhet pas një kohecaktuar ose do të përfitojë interesa nga aktivizimi i tyreveprimtari ekonomike, tregtare e financiare.

EMETOHET

EMET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv., fiz., biol. Përhapet; çlirohet. Emetohen rreze (thërrmija, elektrone). Emetohet energji.
2. pës. e EMETÓJ. Pullat që do të emetohen gjatë vitit 2023. Rrezet ultravjollcë (UV) që emetohen nga dielli. Aktualisht në Shqipëri emetohen Bono Thesari nga qeveria.
Sin.: përhapet, lëshohet, çlirohet, nxirret, prodhohet.

SHES

SHES vep., SHÍTA, SHÍTUR kal. 1. Shkëmbej me dikë një mall a një send kundrejt pagesës me para; kund. blej. Shes mish (fruta, perime, ushqime etj.). Shiste libra. E shiti pallatin (shtëpinë, makinën). Shet lëndë ndërtimi. Klubi e shiti mbrojtësin kundrejt një shumekonsiderueshme. Shet me pakicë (me shumicë). E shiti për pak para. Shet me çmimulët (të lartë). E shet me lekë (me euro, me dollarë). I shiti me fitim (me humbje). Shesim me paradore (me kartë). Nuk e shet. Shetdyqan (market, kancelari). Shes bono thesari.
2. fig. Vë në shërbim të të tjerëve gjëra jomateriale, ide, mendime. Prona intelektuale nuk shitet. I shiti atij idenë për një projekt në atë fushë. Arti i tij shitet lehtë.
2. edhe fig., keq. Jap diçkakëmbim të përfitimit vetjak; tradhtoj dikë a diçka për përfitime materiale; e lejoj vetenkorruptohem, të shtyhem për të bërë diçkapandershme për përfitim. Shes atdheun (vendin, lirinë). Shes votën. Shiti nderin.
3. fig. keq. E paraqes ndryshe nga ç’është në të vërtetë dikë a diçka, me qëllim për t’ia hedhur dikujt, për ta mashtruar dikë. E shet veten si shkencëtar (të zotin, trim). E shet veten si dashamir (mik). - Shiti diku tjetër këto! gjej njerëztjerë që të të besojnë për këtothua, se ne nuk na gënjen dot!
4. keq. Ua japtjerëve si të mirë apo ua them gjoja si diçkamirë, të vlefshme për t’ua hedhur a për t’u dukur. Shettrasha thotë fjalëmëdha për t’u dukur, mburret. Shet gjepura (dokrra, pallavra përralla,) hiqet trim a i zoti paratjerëve. - Mos shit dëngla!
Sin.: tregtoj, jap, mbaj, lëshoj, qarkulloj, shkëmbej, tradhtoj.
Shet e blen (dikush) është njerijep e merr me të gjithë, është i hapur; mëson prejtjerëve. shet e të blen (dikush) është shumë i shkathët e dinak; bën me ty si të dojë, nuk të mbron, të trajton sipas interesit të vet, bën si i leverdis. Shet e nuk blen (dikush) flet vetë për t’u mbushur mendjentjerëve dhe nuk dëgjon fare se ç’thonë ata, u jep mësimtjerëve dhe nuk mëson asgjë prej tyre. Shet *dëngla (dikush) bised. Shet *gorrica (dikush) Shet *lëkurën (dikush) përb. Shet *mend (dikush). Shet *pallavra (dikush). Shet *përralladiell (dikush). Shet *pordhë (dikush) bised. tall. vulg. Shet (vret) *të rënda (dikush). Ia ka shitur shpirtin *shejtanit (dikush) keq. Shet (vret) *të trasha (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.