Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BONIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq., kal. Përmirësoj kushtet natyrore të tokave bujqësore, që janë në gjendje të keqe, duke hapur kanale për ujitje ose për kullim, me qëllim që të shtohet prodhimtaria e tyre; thaj një kënetë a një tokë moçalore për ta bërë të punueshme. Bonifikoj tokën (kënetën, një fushë).
RIKUALIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap një kualifikim më të mirë profesional një punonjësi me anë të kurseve speciale. Kompanitë rikualifikojnë falas punonjësit në fushën e informatikës.
2. Përmirësoj; shndërroj ndërtesat e vjetra ose zonat urbane duke i prishur, duke i restauruar ose duke i rindërtuar; kthej një vend në gjendje të pastër e të banueshme, bonifikoj. Rikualifikojnë lagjen historike të qytetit. Rikualifikoj hapësirat e gjelbra të degraduara.
3. drejt. Ndryshoj arsyen për të cilën është fajësuar një person. Gjyqtari rikualifikoi veprën penale nga vrasje e rëndë në atë të rëndomtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë