Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁGD/Ë,~AI f., gat. 1. Sheqer i djegur; çaj kolle me sheqer të djegur dhe ujë të vluar.
2. Bonbone ose karamele të përftuara nga sheqeri i zier, i shkrirë ose i djegur duke i shtuar edhe përbërës të tjerë aromatikë dhe për shije të mirë; shurup i trashë sheqeri që përdoret në ëmbëlsira.
3. kozm. Masë e lëngshme ngjitëse e përftuar nga sheqeri i djegur e nardeni për shkuljen e qimeve a heqjen pushit në fytyrë e trup (zakonisht te gratë); krem popullor për heqjen e qimeve të fytyrës e të trupit; heqës i qimeve, kanë e keqe. Bëra gati agdën e nuses.
✱Sin.: depilues, ndukaq, ndukç, nukaç.
SHEQÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj ëmbëlsire e industrializuar me sheqer të pjekur dhe me aroma të ndryshme, karamele, sheqerkë. U ëmbëlsua me sheqere. Bleu sheqeret që i pëlqenin më shumë. - Mos ha shumë sheqere!
2. përk. Ajo që është e mirë, e ëmbël (zakonisht në krijimtarinë popullore). Moj, sheqerja ime. E pëlqente shumë atë sheqere syshkruar. Biseda me sheqeren i dukej edhe më e ëmbël.
3. bot. Një lloj molle ose dardhe shumë e ëmbël; sherbete. Sheqeret janë të ëmbla. Shartimi i sheqeres. Lulëzimi i sheqereve.
✱Sin.: ëmbëlsirë, bonbone, karamele, sheqerkë, ëmbëlore, sherbete.
SHEQÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Produkt i ëmbël me sheqer të pjekur, karamele, sheqere. I dha një sheqerkë. E mashtroi me një grusht sheqerka. Bleu dy kuti me sheqerka.
2. Një lloj molle a kumbulle e cila është shumë e ëmbël.. I shijoi shumë sheqerka. Ishte pjekur sheqerka. Sheqerkë e pabërë.
3. fig. Ajo që është e mirë, e ëmbël. Si sheqerkë ma ke nuskën. - Të lumshin duart, sheqerkë! - Sheqerka e babit!
✱Sin.: karamele, sheqere, ëmbëlsirë, bonbone, ëmbëlore.
♦ Sheqerkë (*karamele) me helm. shih karamele me helm.
SHEQÉRNA,~T m. vet. sh. 1. kim. Lëndë organike që përmbajnë sheqer dhe përdoret nga organizmat në ushqim si rezervë energjie. Grumbullimi i sheqernave. Tuli përmban sheqerna të fermentueshme. Përmbajtja e sheqernave. Fermentimi i sheqernave. Fruta të pasura me sheqerna. Glukoza dhe laktoza janë sheqerna.
2. Karamele, sheqerka. E mbushi kupën me sheqerna. Qeras me sheqerna.
✱Sin.: ëmbëlsira, karamele, sheqere, sheqerka, bonbone, ëmbëlore.
ÇOKOLLÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Brumë i gatuar me pluhur kakaoje dhe me sheqer e që mund t’i shtohen edhe lëndë të tjera (pluhur qumështi, fruta të thata etj.), i ngrirë si pllakë ose në formë tjetër. Çokollatë me qumësht (me vanilje). Ëmbëlsirë (akullore) me çokollatë. Fabrikë çokollatash. Karamele (bonbone) me çokollatë. Ngjyrë çokollatë. Gratë e tyre bien erë çokollatë.
2. Një pllakë ose formë tjetër nga ky brumë. Bleu dy çokollata. Hyri në dhomë me një çokollatë në dorë. Filloi të kafshonte çokollatën me dhëmbët e tij të bardhë. U shpërndanë çokollata të pranishmëve.
3. Pije e trashë e përgatitur me pluhur kakaoje. Pi një çokollatë. Receta për përgatitjen e çokollatës së nxehtë. Desha një çokollatë të nxehtë pa sheqer.
4. si mb. Që ka ngjyrë kafe të mbyllur në të kuqe. Shkau shtrembër në drurin çokollatë të arrës. E sjell flokun në një nuancë çokollate. Si të merrni shpejt një ngjyrë çokollate në trup.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë