Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bolori”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOLORI

BOLORÍ f. sh. ~, ~TË bised. 1. Britma e të thirrura. U lëshuan me bolori. Filluan ta qajnë me bolori.
2. Veprim a sjellje e ulët; turp, marre. U bëmë bolori u turpëruam, u bëmë gazi i botës. I vunë bolorinë (dikujt) e tallën, i vunë daullen. Njeri mos na pikasë, / Bëhemi bolori, / Ku të rri unë, / Ku të futesh ti. (folk.). Vito mos fol me njeri, / Se na bëre bolori. (folk.).
3. Furtunë, stuhi, tufan. Fryn e bie me bolori.
4. fig., keq. Diçka e madhe dhe e panevojshme, shumë zhurmë për asgjë. Bolori fjalësh. Bolori gazetash. Bolori shqiptare. Pse gjithë kjo bolori?

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.