Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bollujëse”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOLLUJËSE

BOLLÚJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Tropidonotus natrix) Gjarpër johelmues, i gjatë deri një metër e gjysmë, që jeton në ujë; bolla e ujit. Duke iu afruar lumit si një bollujëse.

BOLLË

BÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Callapeltis aesculapii) Gjarpër i trashë johelmues, i gjatë deri një metër e gjysmë, me kokë që nuk dallohet nga qafa dhe me barksheshtë, i cili ushqehet me kafshë vogla, bullar, gjarpër. Bolla e ujit bollujëse. Bolla e kuqe. Bollë shtëpie. I trashë si bollë. Kamxhik prej bolle. Ikni bolla e gjarpinj, / Do t’ju vrasim me shkopinj. (folk.). Zure bollën, shtypi kokën! (fj. u.). Mos i mbaj sytë si bollavrimëmurit! (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa nga llojet e këtij gjarpri. Bolla laramane (lat. Elaphe situla) gjarpër pa helm, afër një metër i gjatë, me truphollëngjyrë gri e me lara bojëkafe, i përhapur kryesishtvise me klimë mesdhetare; bollësharde, sharde. Bolla e shtëpisë (lat. Elaphe longissima) gjarpër pa helm, deri dy metra i gjatë, me truphollëngjyrë bronzierrët, që ushqehet kryesisht me minj; vitore. Bolla e ujit (lat. Tropidonotus natrix) gjarpërrritet në ujë, pa helm, rreth një metër e gjysmë i gjatë, që ushqehet me bretkosa, me peshq e me krimba; bollujëse. Bolla e varrezave (lat. Elaphe quatorlineata) gjarpër pa helm një metër e gjysmë i gjatë, që ushqehet me bretkosa, me peshq e me krimba; sovali, kastriqi, rrëshaja.
3. fig., keq. Grua shumë e trashë nga trupi.
U (doli) bollë (diçka) krahin. shih u tërkuzë (diçka). Bollë e vrarë njeri shumë i lodhur, i këputur, i rraskapitur; ai që s’ka fuqi fare e s’lëviz dot. (Përzihet) si bolla me ngjalën (dikush) ngatërrohet keq me dikë ose me diçka (kur nuk i duhetpërzihet aty); fut hundët (hundën). Kur të shohësh *këmbët e bollës (e gjarprit).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.