Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Callapeltis aesculapii) Gjarpër i trashë johelmues, i gjatë deri një metër e gjysmë, me kokë që nuk dallohet nga qafa dhe me bark të sheshtë, i cili ushqehet me kafshë të vogla, bullar, gjarpër. Bolla e ujit bollujëse. Bolla e kuqe. Bollë shtëpie. I trashë si bollë. Kamxhik prej bolle. Ikni bolla e gjarpinj, / Do t’ju vrasim me shkopinj. (folk.). Zure bollën, shtypi kokën! (fj. u.). Mos i mbaj sytë si bolla në vrimë të murit! (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa nga llojet e këtij gjarpri. Bolla laramane (lat. Elaphe situla) gjarpër pa helm, afër një metër i gjatë, me trup të hollë në ngjyrë gri e me lara bojëkafe, i përhapur kryesisht në vise me klimë mesdhetare; bollësharde, sharde. Bolla e shtëpisë (lat. Elaphe longissima) gjarpër pa helm, deri dy metra i gjatë, me trup të hollë në ngjyrë bronzi të errët, që ushqehet kryesisht me minj; vitore. Bolla e ujit (lat. Tropidonotus natrix) gjarpër që rritet në ujë, pa helm, rreth një metër e gjysmë i gjatë, që ushqehet me bretkosa, me peshq e me krimba; bollujëse. Bolla e varrezave (lat. Elaphe quatorlineata) gjarpër pa helm një metër e gjysmë i gjatë, që ushqehet me bretkosa, me peshq e me krimba; sovali, kastriqi, rrëshaja.
3. fig., keq. Grua shumë e trashë nga trupi.
♦ U bë (doli) bollë (diçka) krahin. shih u bë tërkuzë (diçka). Bollë e vrarë njeri shumë i lodhur, i këputur, i rraskapitur; ai që s’ka fuqi fare e s’lëviz dot. (Përzihet) si bolla me ngjalën (dikush) ngatërrohet keq me dikë ose me diçka (kur nuk i duhet të përzihet aty); fut hundët (hundën). Kur të shohësh *këmbët e bollës (e gjarprit).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë