Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bojatisem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LYHEM

LÝHEM jovep., LÉVA (u), LÝER 1. vetv. Bëhem me vaj ose me ndonjë lëndë tjetër; lyej trupin a një pjesë të tij me bojë a me një lëndë tjetërlëngshme; ngjyrohem. Lyhem në vaj. U lye me të kuq. Lyhet e ngjyhet zbukurohettepërmi me pudër e me të kuq, pispilloset.
2. Zhytem e njomem në një lëng; fëlliqem, përlyhem. U lyegjak. Iu lyen duart (rrobat). Kujdes, mos lyhesh!
3. fig., keq. Marr pjesë në një punëkeqe; i vë njollë vetes, përlyhem nga ana morale; fëlliqem. Është lyer keq. U lye edhe ai në atë punë.
4. krahin. I ngjitem pas dikujt, nuk i ndahem, i qepem pas. Langoi iu lye lepurit. Iu lye derishtëpi.
5. pës. e LYEJ.
Sin.: lyhem vajosem, bojatisem, ngjyrohem, laturisem, zhytem, njomem, fëlliqem, përlyhem, njollosem, ngjitem, qepem.
*Lahet e lyhet (dikush). Lyhet e ngjyhet (dikush) keq. shih lahet e lyhet (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.