Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARRËSOHET

BARRËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Mbarset, ndërzehet. U barrësua lopa. Ndër njëqind dele barrësohen vetëm 90-95 prej tyre.
2. pës. e BARRËSÓN.
Sin.: mbarset, bohet, ndërzehet, ethet, kërkon, përçitet, këllehet, hiqet.

BOHET

BÓHET jovep., BO (u), BÚAR pës., vet. v. III e BON. Bohet lopa (pela, macja).
Sin.: ndërzehet, ethet, përçitet, këllehet, hiqet, barrësohet, ngarkohet, ngaloset.

VDUHET

VDÚ/HET jovep., ~A (u), ~AR vetv., vet. v. III Ndërzehet, mbarset. Po vduhet pela. U vdua meçka.
Sin.: dëbuhet, bohet, ndiqet, mbarset.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.