Fjalori

Rezultate në përkufizime për “boborosh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRUMALLË

BRUMÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Geotrupes stercorarius) Vizhë plehu, bubuzhel, zhuzhak.
2. fig. Vajzë a grua shumë e bukur. Çana pishën, bëna dritën, / Moj brumallë, / Në sabah do mëngojnë gjemitë, / Moj brumallë! (folk.).
Sin.: bubuzhel, zhuzhingë, bubuzhingë, zhuzhull, boborosh, brumbulleshkë, grep.

BRUMBULLESHKË

BRUMBULLÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Geotrupes stercorarius; Copris) Vizhë plehu që e bën bajgën si topth; bubuzhel, zhuzhak.
2. përk. Fëmijë i shëndoshë dhe i lezetshëm.
Sin.: vizhë, bubuzhel, zhuzhingë, bubuzhingë, zhuzhak, zhuzhull, boborosh, brumallë, grep.

BUBUZHINGË

BUBUZHÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Scarabeus auratus) Vizhë. Vajzat zhuzhërinë një copë herë si ato bubuzhingat.
2. fig., mospërf. Vajzë a grua shtatshkurtër. Kam futur bubuzhingën në shtëpi.
Sin.: bubuzhel, zhuzhingë, zhuzhak, zhuzhull, boborosh, brumallë, brumbulleshkë, grep.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.