Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËPÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Tetramychus ulmi) Parazit i vogël i ngjashëm me trupin e merimangës, që ka katër këmbë, me të cilat u ngjitet në lëkurë bagëtive ose qenieve të gjalla për t’u pirë gjakun; rriqër. Lopa ka zënë këpusha. Pastroj lëkurën nga këpushat.
2. zool. Lloj paraziti që dëmton bimët dhe pemët. Këpusha e hardhisë.
3. fig., edhe si mb., keq. Njeri dembel që nuk punon dhe bën jetë prej paraziti; njeri që të ngjitet dhe s’të largohet; parazit. Na u ngjit këpusha dhe s’na ndahet.
✱Sin.: rriqër, bobëz, parazit.
♦ M’u bë këpushë (*rriqër) (dikush) përb.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë