Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÓL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (Tineola biselliella) Kandërr me dy palë krahë, që gjatë jetës së saj zhvillohet nga veza në larvë, në krimb e më pas në flutur, e cila bren sendet e leshta, gëzofët, drithërat, bimë të ndryshme etj.; tenjë, babëz, blozhë, kopizë, molëz, zgjerbe, molicë, moçolicë. Mola e grurit (e drithërave). Mola e dyllit. Mola e mollës. Mola e qepës. Bar mole (kim.) naftalinë. E hëngri (e griu) mola qilimin (pallton).
2. mjek. Sëmundje e rrezikshme për gratë shtatzëna, që gërryen muret e mitrës dhe nuk lë të zhvillohet fëmija.
3. fig. Njeri që të qepet e s’të ndahet, njeri që të bren e të ha shpirtin; rrodhe. Është molë ai. Iu bë molë.
✱Sin.: tenjë, fukadrugë, babëz, blozhë, kopizë, molëz, zgjerbe, molicë, moçolicë, rrodhe.
♦ M’u bë molë (dikush) m’u qep, s’më shqitet; m’u bë rrodhe; m’u bë ferrë; m’u bë plesht në vesh; m’u bë mizë kali. U bë molë në dollap (dikush) keq. vepron fshehurazi nga sytë e botës, pa e marrë vesh të tjerët; të bën keq pa u kuptuar e me dredhi; nuk shfaqet siç është, i mbulon qëllimet; punon nën dhe; punon nën rrogoz; i fsheh (nuk i tregon) këmbët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë