Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bllacore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLLAC

BLLAC,~I m. sh. ~A, ~AT ushq. Bllacore. Mori nja dy copa bllaci. Si bllaci pa kripë diçka pa shije.

BLLACORE

BLLACÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ushq. Lakror me miell misrishtruarfund dhe me spinaq a me lakra, me vezë, me gjalpë e me qumësht përsipër; lloj pispilie. Bllacore e pjekur në saç. Ka gatuar bllacore për drekë.

LAKROR

LAKRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Byrek me lakragrira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq, me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë). Lakror me petë. Anët e lakrorit. Mesi i lakrorit. Një ngastër lakror. Shtroj petët e lakrorit.
Sin.: byrek, shapkat, kripanik, pispili, bukafec, larash, kryelanë, bllacë, bllacore, laropitë, leqenik.
Bëhet *saç për lakrorin e botës përçm. E bëri lakror. 1. (dikë). E rrahu fort, e zhdëpi, e dërrmoi; e bëri lakër; e bëri fërtele; e bëri pelte. 2. (diçka). E ngatërroi shumë, e pështjelloi; e la të pasqaruar e të turbullt. I dolën (iu zbuluan) *lakrat lakrorit. Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut) (dikush). E nis lakrorin nga *mesi (dikush) tall. Ia nxori *için lakrorit (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.