Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLIND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Vesh një mjet a një strehim me mburojë çeliku ose e përforcoj për ta bërë të qëndrueshëm kundër predhave, vesh me blindë. Blinduan trenin (makinat).
2. fig. Përforcoj; marr masa a shtoj mjete të tjera për të mbrojtur më mirë diçka që është arritur. Blindoj rezultatin (fitoren). Blindoj sulmin (mbrojtjen). Blindoj votat.
BLINDÚAR (i, e) mb., usht. 1. Që është i veshur me blindë, i koracuar. Mjete të blinduara. Tank (tren, automjet) i blinduar. Makinë (anije) e blinduar. Kullë e blinduar. Strehim i blinduar.
2. Që është i pajisur me mjete të blinduara. Divizion (regjiment, detashment) i blinduar. Kolonë (njësi) e blinduar. Trupa të blinduara.
BLÍND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Mburojë prej çeliku, me të cilën vishen makinat luftarake, anijet, trenat etj.; koracë. Blindë çeliku. Blinda e tankut (e trenit). Trashësia e blindës. Shpon blindën. Vesh me blindë.
2. ndërt. Shtresë me hekurbeton që hidhet në themelet e një ndërtese, mbi të cilën ngrihen shtyllat. Hodhi blindat. Përforcoi blindat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë