Fjalori

Rezultate në përkufizime për “blerim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLERON

BLER/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Mbin bari i njomë ose dalin gjethet e blerta; vishet me blerim, mbulohet me bar e me gjetheblerta, gjelbëron. Bleron bari i ri. Bleron bima. Bleron livadhi (fusha, toka). Blerojnë malet. Gjethet e kumbullave sapo bleruan.
2. fig., bised., vet. v. III Del menjëherë një shumicë e madhe njerëzish ose kafshësh, që mblidhen diku me zhurmë, gëlon; bëhet me shumicë, jep shumë prodhim (për bimët, për të lashtët etj.). Blerojnë krimbat. Hënë e mirë qoftë, / Kallamoqi na bleroftë! (folk.).
3. fig. Është e begatë, nuk mungon asgjë, i ka gjithëmirat. Na bleronte shtëpia.
Sin.: gjelbëron, gjelbërohet, jeshilon, mugullon, bulëzon, buçkon, çel, bumbëzon, burbuqet, sython, sumbullon, lulon, gëlon, buit, vërshon, brufullon, shpërthen.

BLERUAR

BLERÚAR (i, e) mb. I mbuluar me blerim; i gjelbëruar. Lëndinë (fushë) e bleruar. Kodra (male) të bleruara.
Sin.: i gjelbëruar, i gjelbër, i baruar, barishtak, i jeshiluar.

BLERUESHËM
GJELBËRIM

GJELBËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur gjelbëroj a gjelbërohet diçka; blerim; dalje e gjetheve. Gjelbërimi i qytetit. Gjelbërimi i parqeve. Punimet e gjelbërimit. Gjelbërimi i drurëve.
2. përmb. Tërësia e bimëvenjoma dhe e drurëve me gjethe; blerim; bimësi. Në mes të gjelbërimit. Vishet me gjelbërim.
3. f. sh. ~E, ~ET Vend i gjelbëruar. Ka mjaft gjelbërime.
Sin.: blerim, jeshilim, blertësi, jeshillëk.

JESHILLLËK

JESHILLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. përmb. Vend me bar e bimënjoma me ngjyrëgjelbër, vend me gjelbërim, blerim. Ka shpërthyer jeshillëku. Jeshillëku ta kënaq syrin. U ul në jeshillëk.
2. Tërësia e bimëvegjelbra a e barishtevenjomahahen; barishte, perime, njomështinë. E ushqen me jeshillëqe.
Sin.: blerim, gjelbërim.

PRESHTIM
VERNACION

VERNACÍON,~II m., bot. Bulim i filizave në pranverë, gjelbërim, blerim.
Sin.: bulim, blertësi, gjelbërim, njomishtë, jeshillëk, mugullim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.