Fjalori

Rezultate në përkufizime për “blerës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLERËS

BLÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që blen diçka; kund. shitës. Blerës i rregullt. Kërkesat e blerësve. Lagje me lëvizjemadhe shitësish e blerësish. Blerësit mbetënkënaqur. Blerësi ka gjithmonëdrejtë. (fj. u.).

KLIENT

KLIÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkon dhe shërbehet gjithnjë në të njëjtin lokal a dyqan, në të njëjtën klinikë etj.; blerës. Është klienti ynë.

MYSHTERI
NAMUSQAR

NAMUSQÁR,~E mb., vjet. Që e ruan shumë nderin, që është me cipë, i ndershëm; që gëzon një emërmirëshoqëri. Plak (njeri) namusqar. Familje namusqare. Nuse namusqare. Blerës namusqarë. Ku e gjen ajo një burrë aq namusqar!
Sin.: i ndershëm, i nderuar.

REFERENCË

REFERÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vlerësim a gjykim i dhënë nga një person i besueshëm, rekomandim. Për këtë vend pune kërkohen dy letra reference. Kandidati kishte referenca të shkëlqyera.

2. Referim bibliografik; citim i një burimi informacioni në një libër ose artikull. Lista e referencave.

3. ek. Element i përdorur si bazë krahasimi ose matjeje, analizash dhe vendimesh të një ndërmarrjeje. Çmim reference çmimi që një blerës deklaron se është i gatshëm të paguajë për një mall ose shërbim.

REKLAMIM

REKLAMÍM,~IІ m. sh. ~E, ~ET Paraqitje e cilësive dhe e vlerave të një malli, të një shërbimi, të një shfaqjeje etj. për të tërhequr sa më shumë blerës a shikues; paraqitje në një reklamë. Reklamimi i mallrave (i prodhimeve, i librave). Reklamimi i shfaqjeve (i filmave). Reklamimi i një politike.

REKLAMOJ

REKLAM/ÓJІ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj reklamë një malli, një shfaqjeje etj., paraqit cilësitë ose vlerat e një malli, të një shërbimi, të një shfaqjeje etj. për të tërhequr sa më shumë blerës a shikues; paraqit në një reklamë. Reklamojnë mallin (librat). Reklamojnë filmat. Reklamojnë modën.
2. keq. Lëvdoj me të madhe dikë a diçka për ta bërë sa më të njohur, duke i rritur vlerën para syvebotës.

REKLAMË

REKLÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj. Tërësia e masave dhe e veprimeve që ndërmerren për të bërë sa më të njohur një mall, një shërbim, një shfaqje etj. me qëllim që të tërhiqen blerës ose shikues, duke përdorur njoftimeshihen si të përshtatshme për llojin e tregut a të publikut që i drejtohen. Reklamë e madhe (e fryrë, mashtruese). Reklamë tregtare (turistike). Reklama për mallin (për shfaqjen). Reklamështyp (në radio, në televizion). Shpirti i reklamës. I bëjnë reklamë.
2. Shpallje me shkrim a me gojë, pllakat etj., që njofton për një mall, për një shfaqje etj. me qëllim që të tërhiqen blerës ose shikues. Reklamë shumëngjyrëshe (me drita). Reklamë pijesh (këpucësh). Reklamat e kinemasë (e teatrit, e shfaqjes, e ndeshjes). Dritat e reklamave. Lexoj (shikoj, dëgjoj) reklamat. Ndizen reklamat.
3. keq. Përpjekje për ta bërë sa më të njohur dikë a diçka e për t’i rritur vlerën para syvebotës, prirje për të bërë bujë. Prirje për bujë e për reklamë. I bën reklamë vetes. I bëjnë reklamëmadhe.

TENDER

TÉNDER,~I m. sh. ~A, ~AT ek. 1. Procedurëlejon një autoritet me kontratë për të zgjedhur kompaninë konkurruese më të aftë për t’i kryer një shërbim, një punëcaktuar; procedurë përzgjedhjeje sipas kërkesës cilësi-çmim, nëpërmjetcilës një blerës kërkon nga disa ofertues kryerjen e një pune, të një shërbimi a ofrimin e një produkti; ofertë gare në të hollazhvillon një firmë a subjekt blerës për një produkt a shërbim nga disa kompani shitësegarojnë për t’ia shiturlirë. Lista e tenderave. Hapet tenderi. Shkelje e barazisë në tender. Fitoi (humbi) tenderin. Tender i hapur tender në të cilin pjesëmarrja është e lirë për çdo kompani a ndërmarrje. Tender i kufizuar tender në të cilin blerësi përzgjedh paraprakisht kompanitë e interesuara që mundkonkurrojnë.
2. Ftesë që u bëhet aksionarëve të një shoqërie për t’ua blerë aksionet me një çmim gare, zakonisht mbi çmimin e tregut.

TREG

TRE/G,~GUI m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Shesh i hapur a ndërtesë e posaçme, ku shiten e blihen sende ushqimore, kafshë a mallra; vend i posaçëm ku tregtohet mall; pazar. Tregu i gjësëgjallë (i kafshëve). Tregu i drithit. Tregu i frutave dhe i perimeve. Tregu ushqimor. Tregu i sendevepërdorura. Tregu i shumicës (i pakicës). Tregu i mishit. Tregu i peshkut. Ditë tregu një ditë e caktuarjavë kur njerëzit venëkëtë vend për të shitur e për të blerë. E bleutreg. E nxoritreg. U kthye nga tregu.

2. Krahinë, vend a grup vendesh, hapësirë gjeografike, ku mundshiten mallrat. Treg kryesor (i rëndësishëm). Tregu i jashtëm. Tregu ndërkombëtar. Çmimet e tregut. Kërkesat e tregut. Lufta për tregje. Kërkojnë (pushtojnë) tregjereja. Sundon tregun. Studim i tregut. E përmbyti tregun me mallra.

3. Shitje dhe blerje e mallrave, tregti. Treg i gjerë. Tregu i kafshëve. Ditë tregu një ditë e caktuarjavë për të shitur e për të blerë. Tregu i shumicës tregu ku shiten mallra me shumicë. Tregu ndërkombëtar (i brendshëm, i jashtëm). Treg i lirë tregti me çmimembështeturakërkesën dhe në ofertën dhe jo në kursin zyrtar. Hedhtreg.

4. fin. Sfera, në të cilën qarkullojnë vlerat monetare. Tregu financiar (monetar, valutor). Tregjeaksioneve. Tregu i Bursës. Tregje të obligacioneve. Tregu i zi treg paralel dhe i paligjshëm ku çmimet zakonisht janë më të larta se çmimet zyrtare; tregkarakterizohet nga tregtia e paligjshme e mallrave, e parave dhe e shërbimeve. Barometër tregu. Depërtojtreg. Gjendje kolapsi e tregut. Hedhtreg. Tërheq nga tregu një mall stok ose me afatskaduar. Integrimi i tregjeve. Luhatjetreg. Ngop tregun. Stimuloj tregun. Strategji e tregut. Prirje e tregut. Testoj tregun. Vëzhgoj tregun. Zotëroj tregun. Treg dytësor treg i letrave me vlerë ku trajtohen vleratjanëqarkullim. Bursat e letrave me vlerë janë tregjedyta. Tregu primar (i parë) tregu i emetimit të letrave me vlerë, shitja e parë e një letre me vlerëështë emetuar rishtas. Tregu i aksioneve tregti e aksionevebëhetbursë. Treg i hapur treg pa kufizime për shitësit a për blerësit. Treg kapitali. Tregu i kapitaleve. 1. Treg për ofertën dhe për kërkesën e letrave me vlerë. 2. Treg për çdo lloj paraje që vihetdispozicion për një kohë afatmesme dhe afatgjatë. Investimtregun e kapitaleve. Politika e tregut të kapitaleve. Studimi i tregut të kapitaleve.

5. Mundësia që japin ekonomia, arsimi e veprimtari të tjera për punësim, kërkesa për punësim të punonjësve a të specialistëve në fushat përkatëse. Tregu i punës treg teorik ku takohen oferta me kërkesën e punës Studim i tregutpunës. Gjendja e tregutpunës. Politika e tregutpunës. Statistika për tregun e punës. Studim i tregutpunës. Të dhëna mbi tregun e punës. Zhvillimi i tregutpunës.

6. Blerës i mundshëm, klient; klientelë. Nuk ka treg për këtë artikull.

Sin.: pazar, dyqan, shitore, panair, çarshi, pjacë, shitblerje, tregti, blerës, klientelë.

*Monedhë tregu (shkëmbimi) libr. Nuk nxjerr gjë në treg (dikush) shih nuk nxjerr (nuk qit) gjë në shesh (dikush). E nxjerrtreg (në *pazar) (dikë a diçka) keq. *Plaçkë tregu keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.