Fjalori

Rezultate në përkufizime për “blejë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANKAND

ANKÁND,~I m., drejt. Shitja e një pasurie ose e një sendi a objekti botërisht, duke ia dhënë atijpranon ta blejë me çmimin më të lartë; mezat. Ankand publik. Organizoj ankand. Shet (blen) në ankand. Nxjerr (vë) në ankand.
E nxjerr (e vë) në ankand (diçka) libr. bën tregti me një gjë të shenjtë a të shtrenjtë për dikë, e cila as që duhetmendohet se mundshitet e të blihet; e nxjerrpazar (në treg) (diçka) keq.

PARAPROGRAMOJ

PARAPROGRAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Programoj paraprakisht një pajisje, një sistem etj. që të funksionojë në një mënyrë ose në një kohëcaktuar, zakonisht para se dikush ta përdorë a ta blejë. Paraprogramoj procesin e prodhimit të kompjuterave.
2. Programoj paraprakisht planin e një pune, të një veprimtarie etj. Paraprogramojnë fluturimin e radhës për në Hënë. E kishte paraprogramuar lëvizjen.

QESE

QÉS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Trastë e vogël pëlhure, letre etj., që përdoret për të futur në të ushqime e sendetjera. Qese e vogël (e madhe). Qese letre (pëlhure, lëkure, najloni). Një qese kokoshka. Qese me miell. Qese me sheqer.
2. anat. Fshikëzmban një lëngorganizmit. Qesja e ujit (të hollë). Qesja e lotëve. Qesja e tëmthit. Qese hernieje (mjek.) (lat. Saccus hernialis).
3. fig., bised. hollat ose të ardhurat e një njeriu a të një familjeje; gjendja e pasurisë në të holla e dikujt ose aftësia e tij për të paguar; kuletë. Qesja e të hollave. E mbushi qesen fitoi shumëholla. Mban qesen e shtëpisë. Ia kanë lënë atij qesen. I mban qesja i përballon shpenzimet, ka të holla. Mbahet me qesen e tjetrit jeton me të ardhurat e një tjetri, jetonkurrizdikujt. E kanë bashkë qesen. Sipas qeses sipasardhurave që ka. Shih qesen tënde! shih llogarinë tënde.
Nuk i dëgjon qesja (dikujt) shaka. nuk ka para, nuk ështëgjendjepaguajë a të blejë diçka; është i varfër; kund. e ka qesen (xhepin, kuletën) të ngrohtë (dikush). Nuk më hynqese (diçka) nuk më duhet ta di, s’kam punë me të, s’ka lidhje me mua e nuk më intereson fare, nuk është puna ime; nuk më hyntrastë (në torbë). Hynqesen e tjetrit (dikush) përzihetpunët e të tjerëve, ndërhyn edhe aty ku s’duhet, fut hundët kudo; hedh kripëgjellëbotës (të huaj); hyn si fanti spathi; kund. s’hyjarat e tjetrit. E ka qesen (xhepin, kuletën) *të ngrohtë (dikush). E ka qesen (xhepin, kuletën) *plot (dikush). E lidhi qesen (dikush) është ngushtë ekonomikisht e i kursen paratë; tregohet dorështrënguar; kund. e zgjidhi qesen. E shkundi (e thau, e vrau) qesen (dikush). 1. I harxhoigjitha paratë; bëri shpenzimemëdha; e zgjidhi qesen; e zbrazi kuletën. 2. Nuk la gjë pa thënë; i nxorigjitha ç’kishte, s’mbajti asgjë. E var (e vjerr) në qeseduhanit (dikë) e tall e ia hedh dikujt, e dredh e ia punon si do vetë, se është më i zoti a më i zgjuar se ai; bën si të dojë vetë me dikë, e vërtit si do vetë; e luan në tel; e luanlitar; e sjell rrotull; e luan (e sjell) në majëgishtit (të gishtave). E zgjidhi qesen (dikush) pagoi me dorëlirë, nuk i kurseu paratë, u tregua dorëlëshuar a bujar; e shkundi qesen; e zgjidhi trastën; kund. e lidhi qesen.

QËLLIMOR

QËLLIMÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë a lidhet me një qëllimcaktuar; i qëllimshëm. Përdorim qëllimor. Lidhje qëllimore.
2. gjuh. përdoret kur shprehet një qëllim (për lidhëzat që, me qëllim që, në mënyrë); që lidhet me lidhëzatilla dhe tregon qëllimin e veprimitshprehurfjalinë drejtuese (për fjalitë). Lidhëz qëllimore (Doli që të blejë disa libra). Fjali qëllimore (Që të dish, duhetmësosh).
Sin.: i parallogaritur, i shoshitur, i rrahur, i shqyrtuar.

TARTABIQE

TARTABÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. 1. Kandërr e vogël parazitare me truprrumbullakët e të shtypur, me ngjyrë vishnjeerrët e me një erë të rëndë, që jetonbanesa; çimkë. Na çanë tartabiqet natën. Dezinfektuan shtëpinë se kishte shumë tartabiqe. Bar tartabiqesh. Erë tartabiqeje. Zhduk tartabiqet.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje kandrrash parazitare e të dëmshme, me thimthpjesën e përparmekokës, me dy palë krahëpalosur e të puthitur si mburojë pas kurrizit dhethithin lëngun e kërcellit, të gjetheve ose të lulevebimëve. Tartabiqja e lakrës. Tartabiqja e drithit. Tartabiqja e panxharit. Tartabiqja e fushës. Tartabiqet e pemëve. Ka shkuar në një farmaci veterinareblejë bar kundër tartabiqeve.
3. mospërf. Grua a vajzë shtatvogël dhe e imët. Ia hëngri shpirtit ajo tartabiqja.
4. mospërf., përçm. Ai që të mërzit vazhdimisht për punët e veta, njeri i bezdisshëm, njeri i ngjitur e i pacipë. Është një tartabiqe ai që nuk i gjendet shoku.
Sin.: çimkë, shtatvogël, i bezdisshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.