Fjalori

Rezultate në përkufizime për “blegtor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARI

BARÍ,~UI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që kullot, që ruan dhembarështon bagëtinë; çoban, blegtor. Bari lopësh (dhensh, dhish, derrash). Bariu i fshatit. Kërraba e bariut. Fyelli i bariut. Do takohem me bariun, / Bëj të flë, gjumi s’më zë. (folk.). Po pate dhen, gjen edhe bari. (fj. u.). Dhentë pa bari i ha ujku një nga një. (fj. u.). Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.). Gruaja pa gjilpërë e bariu pa kërrabë, nuk janë as grua, as bari. (fj. u.). Më mirë barishtëpi, se vali në Rumeli. (fj. u.). Bariu i mirë e ruan vetë vathën. (fj. u.).
2. fet. Prift i krishterëshërben si udhëheqës i kujdesshëm shpirtëror i besimtarëve të vet. Bariu i besimtarëve. Bariu hyjnor. Fjala e bariut.
3. vet. sh. Krerët, të parët, prijësit e popullitkrishterë. Barinjtë e shpirtrave.
Sin.: çoban, blegtor, delmer, delmator, kullotës, ruajtës, skuter, fushamirë, gunëdhirë, qumështor.
Bari (çoban) pa bagëti njeri i vetëm e i shkëputur nga njerëzitdrejton, pa ndjekës a pa pasues. Bari dhish keq. njeri i paditur e i pashkolluar. Blen *dhi pa gjetur barí (dikush) tall. Si *dhentë pa bari (pa çoban). Vë ujkun bari (dikush) iron. i ngarkoj një detyrë me përgjegjësi një njeriupandershëm e të pabesë në një lëmë ku ai patjetër do të dëmtojë; ujkunruajë delet (dhentë); i var ujkut mëlçinëqafë.

BLEGTOR
DELMER
FERMER

FERMÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pronari i një ferme bujqësore ose blegtorale; bujk a blegtor që ka tokën e vet ose që e ka marrë me qira. Fermerë punëtorë.
Sin.: bujk, blegtor.

GJORQINAK

GJORQINÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT hist. 1. Fshatar i varfër pa tokë dhe pa vegla pune.
2. Blegtor me pak bagëti, që i bashkon tufën me blegtorëtjerë për kullotë; përzitës.
3. fig. Njeri pa familje e pa katandi, qyq.
Sin.: sembër, gjysmatar, qyqar.

LINDUR

LÍNDUR (i, e) mb. 1. Që ka lindur diku dhe është vendës po aty. Banor (vendës) i lindur.
2. edhe fig. Që e ka diçka që kur ka lindur e nuk e ka fituarvonë gjatë jetës. Shtrembërim i lindur (anat.). Reflekselindura.
3. I vërtetë; i kulluar; që ka vetitilla, të cilat e bëjnë shumëaftë për një punë, që ka prirjeveçanta për diçka, shumë i zoti, shumë i aftë. Atdhetar i lindur. Lojtar (artist) i lindur. Bujk (kopshtar, blegtor) i lindur.
Sin.: vendës, i vërtetë, i kulluar, i zoti, i aftë.

TAMBLAK
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.