Fjalori

Rezultate në përkufizime për “blec”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLEC

BLEC,~E mb., krahin. Që nuk ka asnjë rrobëtrup, i zhveshur, lakuriq, cullak; tall. bythëjashtë. Aty pamë fëmijësëmurë e blecë.

BLEC

BLEC,~I m., bot. Një lloj barishteje e egër, që përdoret për të bërë japrak.

BLECOHEM

BLEC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin. 1. vetv. Zhvishem lakuriq.
2. pës. e BLECÓJ.

BLECOJ

BLEC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. 1. Zhvesh, lë lakuriq; cullakoj. E blecoi krejt.
2. fig. I marr çdo gjë që ka, i heq edhe rrobat e trupit, e lë me gishtgojë, e lë kripë. E kishin blecuar mirëkurbet.
Sin.: zhvesh, heq, zbuloj, zdesh, shpërvjel, shpërvesh, cragan, zgaq, cullakoj.

DAC

DAC ndajf. 1. Lakuriq, pa asnjë gjë në trup, picak, zbuluar, blec. U zhvesh dac.
2. Bosh; pa asnjë plaçkë (për shtëpinë); pa asnjë groshxhep. Ishte (mbeti) dac fare. E lanë dac. E kishte kuletën dac. Mbetëm dac.
Sin.: lakuriq, zhveshur, cull, cullak, picak, picullak, karkacul, zbuluar, fshikull, vishkull, blec, hapur, sheshit.

LAKURIQ

LAKURÍQ,~E mb. 1. Që nuk ka asnjë rrobëtrup, i zhveshur krejt. Me shtat (me trup) lakuriq. Ishte fare lakuriq.
2. Që nuk ka gjethe fare; që nuk ka asnjë lloj bimësie; i zhveshur. Degët lakuriqepemëve. Vend lakuriq.
3. fig. shfaqet, duket a thuhet hapur, i hapur; që nuk mbulohet me zbukurimendryshme. E vërteta lakuriqe.
Sin.: cullak, bythëjashtë, blec, karkacul, gollomesh, lapurak.

LAKURIQ

LAKURÍQ ndajf. 1. Pa asnjë rrobëtrup, zhveshur krejt, fare zbuluar. Me këmbët (krahët) lakuriq. Mbeti lakuriq. Kishte dalë lakuriq. Jetonin lakuriq.
2. Pa rroba e pa këpucë, pa veshmbathjet e domosdoshme. I kishte (i mbetën) fëmijët lakuriq.
3. fig. Ashtu siç është, hapur, pa e zbukuruar aspak. Ia thavërtetën lakuriq. E nxori (e paraqiti) lakuriq diçka. U zbulua lakuriq diçka.
Sin.: cull, cullak, picak, picullak, dakull, dac, karkaluc, vishkull, zhveshur, fshikull, hapur, zbuluar, blec.
I ka hipur kalit lakuriq (dikush) mospërf. 1. Ka zënë një vend a ka marrë një detyrë shoqërore pa e merituar e pa qenë i përgatitur për të. 2. shih i është rritur mendja (dikujt). Lakuriq me duarxhepa shaka. pa gjë e pa punë; thuhet edhe për diçka absurde. E la lakuriq (dikë) ia morigjithë pasurinë, s’i la asgjë, e zhveshi nga gjithçka; nuk i ka dhënë asgjë për të jetuar, e ka lënë pa asnjë mjet jetese; e la gisht; e la trokë; e la preshdiell; i thau kupën (dikujt); e bëri akull; e bëri fushë. Mban *ferra lakuriq (dikush). Mbeta lakuriq (në diell) mbeta fare pa gjë, nuk kam asgjë për të jetuar; u varfërova, s’kam më as pasuri as katandi, jam i zhveshur nga çdo gjë; mbeta gisht; mbeta (ngela) me gishtgojë; mbetaudhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve). *Pisk e lakuriq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.