Fjalori

Rezultate në përkufizime për “blatohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLATIM

BLATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET lart. 1. Veprimi kur blatoj diçka a kur blatohem. Blatimi i dhuratës. E denjë për blatim.
2. Dhurim, falje; dhuratë, blatë. Blatimet e martesës. Mos iu gëzo blatimit, se të kërkon dyfishin. (fj. u.).
3. fet. Flijim, përkushtim, sakrifikim. Blatim hyjnor.
4. lart. Ajo çka i kushtohet dikujt me shkrim ose me gojë; shkrim i shkurtërhyrje të një botimi, ku thuhet se kujt i kushtohet vepra; kushtim, përkushtim. Blatime tokësore e qiellore.

BLATOHEM

BLAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., lart. I kushtohem me gjithçka, jepem me mish e me shpirt pas dikujt a pas diçkaje, i përkushtohem. I ishte blatuar nënës. Iu blatua familjes. I blatohej dashurisë. Iu blatua dëshirës. Unë i blatohem këtij shkrimtari.
2. pës. e BLATÓJ.
Sin.: kushtohem, përkushtohem, flijohem, sakrifikohem.

DEDIKOHEM

DEDIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) Kushtohem. I dedikohem rritjesfëmijës.
2. pës. e DEDIKÓJ.
Sin.: kushtohem, përkushtohem, flijohem, blatohem, organizohem, bëhem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.