Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bjerrje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEKADENCË
HUMBJE

HÚMBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Lënia e diçkaje diku pa e pasur mendjen. Humbja e të hollave. Humbja e çadrës.
2. Vjedhja ose marrja e diçkaje vetjake (para, çantë, makinë, pronë, pasuri etj.) Humbja e shtëpisë. Humbje e paravekumar (në lojë).
3. Pamundësia për gjetjen e rrugës a drejtimitduhur. Humbja e rrugës.
4. Shkalla e rënies ose e dobësimit të një shprehie a aftësie trupore a shpirtërore; dobësimi a shuarja e dalëngadaltë e diçkaje. Humbja e durimit. Humbja e dëgjimit (zërit). Humbja e këmbës (e dorës...). Humbje e gjakut. Humbja e shpejtësisë. Humbja e bukurisë.
5. Gjendja kur nuk e kemi më a nuk na shërben apo që nuk e kemi më një të drejtëmëparshme. Humbje e autoritetit. Humbja e dashurisë (miqësisë, besimit). Humbja e lirisë. Humbja e shtetësisë.
6. Zhytja, fshehja ose mosshfaqja më në shesh e dikujt a diçkaje; kund. gjetje. Humbja e unazësrërë. Humbja e guaskës në det. Humbja e fëmijës mes turmës. Humbjapyll. Humbje e diellit pas kodrës.
7. ek. Rënie e të ardhurave a dëmtim i biznesi pasi nuk mundfitojë më aq sa mundfitonteparë. Doli me humbje. E shiti me humbje.
9. Pjesë e një pune a prodhimishkon dëm nga pakujdesia ose nga paaftësia; kund. fitim. Humbje natyrore. Humbja e drithit (e grurit). Pakësojnë humbjet. Korrin shpejt e pa humbje.
10. Mundja a dështimi në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj.; dëmipëson dikush kur del i mundur; kund. fitore. Humbje e thellë (e madhe, e rëndë). Humbjet e armikut. Pësoi humbje. Nuk i njeh humbjet.
11. zakon. sh. Dëminjerëz kur këta vriten, plagosen a zihen robërluftë; armët dhe mjetet e tjera luftarake që na shkatërrohen ose dalin jashtë përdorimit. Humbje fizike (materiale). Humbjemëdha (të pazëvendësueshme). Humbjenjerëz dhearmatime. Kanë pasur humbje.
12. fig. Fatkeqësia dhe dëshpërimindjen dikush kur i vdes një i afërm, një shok a dikush tjetër. Humbje e madhe (e thellë, e rëndë).
13. Gjendja pa ndjenja kur njeriu zhytet thellë në një fatkeqësi dhe s’di ç’bëhet përreth; kllapi. Ishte (ra) në humbje.
14. fig., bised. Vend i largët dhe pa kthim i dikujt a diçkaje. E bënin ushtrinëhumbje. E çuan djalinhumbje.
Sin.: zhdukje, bjerrje, lënie, harrim, përhumbje, firë, dëm, dobësim, disfatë, këputje, mundje, tretje, shterje, lënie, kllapi.

ZBJERRJE

ZBJÉRRJ/E,~A f. Bjerrje, humbje. Zbjerrja e traditave.

ZHDUKJE

ZHDÚKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shfarosja e diçkaje nga faqja e dheut, kur ajo nuk ekziston më në botën e gjallë, asgjësim, shfarosje; kund. shfaqje. Zhdukja e gjallesave (kafshëve, shpendëve). Fuqitë e Mëdha premtuan se nuk do ta lejonin kurrë zhdukjen e këtij krimipadëgjuarkurrizpopujve.
2. Humbja nga sytë e dikujt për një kohëgjatë nga një vend apo situatë, ikje, shporrje. Zhdukja e prindërve. Me zhdukjenpyllbabait, u frikësua.
3. Humbja e një ideje, koncepti, gjendjeje, ndjenje apo dëshire, zhdavaritje. Zhdukja e veseve. Zhdukja e ligësisë (e njerzillëkut). Zhdukja e papunësisë (e mjerimit). Zhdukja e ëndrrës së dikurshme.
Sin.: asgjësim, shfarosje, zhbërje, likuidim, zhdukje, humbje, fshirje, shuarje, tretje, bjerrje, vithisje, sporrje, zhdavaritje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.