Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGARRÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Bjerraditëse.
SHALËNGJÍTUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që lëviz me vështirësi e me ngathtësi. U ngrit më në fund shalëngjitura.
✱Sin.: e ngathët, e plogët, e mefshtë, parazite, bjerraditëse, përtace, dembele.
TARAHÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është bjerraditëse, bjerrakohëse.
VËRDÁLLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bredh poshtë e lart kot, që sillet pa punë a pa një qëllim të caktuar; endacake. Ajo vërdallësja e shkon kohën duke bredhur.
✱Sin.: endacake, bredharake, bredhacake, bredhëse, bjerraditëse, bjerraditë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë