Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFARÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ek. 1. Ajo që merret me veprimtari biznesore (tregti, ndërtimtari, turizëm, hotelieri etj.), që të përfitojë ekonomikisht; ajo që zhvillon e drejton një ndërmarrje, një kompani a një biznes, duke kërkuar mundësi për investime dhe për rritje të fitimit. Afariste e dalluar. Këshilltare e afaristes. Afariste e zonja. Shoqata e afaristeve.
2. keq. Ajo që nxjerr fitime ose siguron privilegje me çfarëdo mjeti a çmimi; përfituese, spekuluese, mashtruese. Ajo sillet në çdo aktivitet si afariste. Njihet si afariste e shkathët.
✱Sin.: sipërmarrëse, ndërmarrëse, biznesmene, tregtare, përfituese, spekuluese, mashtruese.
AMERIKANOINDIÁN/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjesëtare e popullsisë autoktone të Amerikës së Veriut dhe të Jugut; pjesëtare e popullsisë autoktone në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Kanadasë dhe të Meksikës, indigjene. Amerikanoindiane biznesmene.
BIZNESMÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me biznes; tregtare, afariste. Biznesmene e suksesshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë