Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËSHÚAR (i, e) mb. 1. Që varet poshtë lirisht. Me perde të lëshuara. Me mëngë të lëshuara. Me krahë të lëshuar. Me flokë të lëshuar.
2. bised. vjet. Që e kishte ndarë burri e ishte kthyer te prindërit. Grua e lëshuar.
3. Që ka rënë nga shëndeti dhe është dobësuar shumë. Plak i lëshuar.
4. fig. Që nuk u ka qëndruar dot vështirësive a fatkeqësive, që ka humbur guximin e vendosmërinë, që s'ka më zemër për të vepruar; që ka rënë shpirtërisht. Ishte shumë i lëshuar.
5. fig. I shthurur nga ana morale ose i dhënë shumë pas pijeve, qejfeve, kumarit etj., i papërmbajtur; i papërmbajtur në të folur, gojështhurur. Njeri i lëshuar. Bënte një jetë të lëshuar. Ka gojë të lëshuar.
6. I zvargur (për zërin). Zë i lëshuar.
✱Sin.: i rënë, i flashkët, i ulur, i derdhur, i rraskapitur, i liruar, i lirshëm, i çlirët, i lirë, i shkrehur, i shtendosur, i ndarë, i lënë, i dobësuar, i rënë, i shkundur, i hequr, i fishkur, i tretur, i bizgosur, i shkurajuar, i zgajtur, i ligështuar, i zbërthyer, shpatullarënë, shpatullarrëzuar, i trembur, i frikësuar, i shthurur, i papërmbajtur, gojështhurur, i zvargur, i dorëzuar.
♦ Me *dorë të lëshuar E ka gojën (gjuhën) të lëshuar (dikush) është llafazan i madh, llap shumë, flet me vend e pa vend; shan e përflet gjithkënd; është gojështhurur; e ka (e zgjat) gjuhën lëpjetë; nuk i vë fre gojës. Qen i lëshuar nga *zinxhiri.
ZDËRRLÓSUR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë zdërrja; i bizgosur.
2. I pëgërë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë