Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIZANTINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bizantolog. Bizantinist francez (austriak, rumun). Brezat e rinj të bizantinistëve.
BIZANTÍST,~E mb. 1. Që është i specializuar dhe i përkushtuar në studimin e historisë dhe të kulturës së periudhës bizantine; bizantolog. Studiues bizantist. Studentë bizantistë.
2. Ithtar i bizantinizmit. Ithtar bizantist. Mendësi bizantiste.
BIZANTOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Studiues i historisë dhe i qytetërimit bizantin. Bizantolog me famë botërore. Bizantologë të rinj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë