Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bizë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIROJSË

BIRÓJS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fëndyell, bizë, birëse. Hap birat (vrimat) me birojsë.

BIZASH
BIZË

BÍZË pasth. Britma e atyreluajnëbizë”.

BIZË

BÍZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Fëndyell, birojsë. Biza e këpucarit. Shpoj me bizë. Kundraxhiu me bizë e me darë, gjithmonë shkarpa ka në këmbë. (fj. u.).
2. Grep për të qëndisur. Qëndisje me bizë. Punon me bizë.

BLETËZ
CIMBIL

CIMBÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Bodec, thumb. Shpoj me cimbil. I rri me cimbildorë.
2. Bizë. Punoj me cimbil.

FEME

FÉM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fëndyell. Përdor femen për të shpuar lëkurën e këpucëve.
Sin.: fëndyell, bizë.

FËNDYELL

FËNDÝE/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT Vegël këpucarësh që përbëhet prej një majehollë prej hekuri, e ngulur në një bishtshkurtër prej druri, e cila shërben për të hapur vrimashollë, bizë. E shpoi me fëndyell. Njihej për fëndyejtbënte.

GOZHDAR

GOZHDÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vegël e hekurt për të bërë gozhdë.
2. Bizë, fëndyell. Shpoj me gozhdar. Hap vrima me gozhdar.
3. Reze e hollë si gozhdë për të mbyllur derën, dritaren etj. I vuri gozhdarin derës. Mbyll me gozhdar.
4. Qajka e qerres a e parmendës.
Sin.: bizë, fëndyell, rreze, qajkë.

GREP

GREP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Copëz teli e kthyer si grremç, që lidhet me një fill dhe përdoret për të zënë peshk. Peshkoj me grep.
2. bised. Çengel, kanxhë. Grepi i kandarit. Grepi i mishit. U (si) grep (fig.) u dobësua shumë.
3. Shtizë e hollë me majëkthyer për të thurur dantella etj.
4. fig., keq. Vjedhës xhepash; zhvatës.
Sin.: bizë, cimb, cimbil, shtizë, çengel, kanxhë, karficë, reze, bisk, lastar, vjedhës, zhvatës, rrodhe, koprrac, zhuzhingë.
U grep (dikush). 1. shih u kockë e lëkurë (dikush). 2. shih e bëri dorën grusht (dikush). M’u grep (dikush) shih m’u rrodhe (dikush). Ra në grep (dikush) u mashtrua nga ato që tha a që i kërkoi dikush, u gënjye prej tij dhe e pësoi; ra në kurth; ra në grackë. I hedh grepin (grepat) (dikujt a diçkaje) ia vë syrin mirë dikujt dhe përpiqet ta shjerë në dorë; e miklon për ta bërë për vete; ia vë syrin diçkaje dhe përpiqetnxjerrë përfitime prej saj; i hedh karremin; i hedh çengelin; hedh skortin të zërë troftën (dikush). Jam (rri) në (ndër) grepa kam një hallmadh që më mundon vazhdimisht e që nuk më lë të qetë; nuk jam i qetë e nuk rri dot në një vend; rri (si) mbi gjemba; rri (si) mbi gozhdë. Nuk i kap grepi (dikujt) është jashtë mundësive e forcave të tij diçka, nuk ka mundësibëjë një punë, një detyrë etj., nuk ka sukses; nuk arrin dot atë që do a që kërkon. Iu këput grepi (dikujt) nuk i eci puna mbarë, i ngeci puna, nuk ia arriti qëllimit; nuk pati sukses, i vajti kot mundimi, dështoi; nuk i doli diçka ashtu siç e mendonte a e dëshironte; nuk iu plotësuan shpresat; iu këput balçi i torbës; iu thye çerepi; ashtu i vajti filli; nuk i ndezi masati. Ia nxjerr me grep (me grepa) (dikujt) ia nxjerr me shumë vështirësi fjalën ose diçka tjetër, ngaqë nuk dëshiron ta thotë ose ngaqë nuk do që ta japë, ia nxjerr me zor; ia nxjerr me darë.

MITON

MITÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lloj jeleku femëror tradicional, me ose pa mëngë, i punuar me zbukurimelakuaratipit qëndisje e punime me bizë, të cilat qepen mbi copën e jelekut; mitan.

SMATOSUR

SMATÓSUR (i, e) mb.është smatosur; i shpuar me fëndyell, me bizë. Po binte gruri nga thesi i smatosur. Mjeshtri nuk po e qepte dot këpucën e smatosur.

ZAMË

ZÁM/Ë,~A f. Shufër e metaltë si hell i vogël, që e përdorin argjendarët, këpucarët etj. për të hapur vrima, bizë, fëndyell. Zamë vrimash.

ZUMÇ

ZUMÇ,~I m. sh. ~A, ~AT [ZYMÇ,~I m. sh. ~A, ~AT] Bizë e samarxhiut për të shpuar lëkurët; fëndyell.

ÇAKAÇUKE

ÇAKAÇÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Çoku i derës, trakullore. I ra çakaçukes tri herë.
2. Çakalle mulliri.
3. Bizë me të cilën luajnë fëmijët. Luante me çakaçuke.
Sin.: çok, trakullore, çakalle, bizë.

ÇAKAÇUKTHI

ÇAKAÇÚKTHI ndajf. Luaj me bizë duke e hedhurmënyrandryshme që të ngulet me majëtokë. - A do të luajmë çakaçukthi?

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.