Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bitis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BATALLOJ

BATALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. E nxjerr nga përdorimi dhe e bëjpavlefshëm, e bëj që të mos hyjëpunë; e prish, e dëmtoj. E batalloi qerren. Breshri i batalloimbjellat.
2. E lë pa punë; bëj që të mos ketë me çfarëpunojë, e lë batall. I batalloi një javëtërë.
3. fig. E bëj që të mos përqendrojë dot vëmendjen, e hutoj krejt dikë, ia marr mendtë, ia bëj mendjen çarçaf. - Shih si e batalloi të gjorin!
4. E bëj dikëvonohet shumë për një punë, e pengoj. - Mos më batallo kështu, se kam punë!
Sin.: prish, dëmtoj, baçkallos, bitis, shpërqendroj, pengoj.

BITISET

BITÍS/ET jovep., ~(u), ~UR bised., vet. v. III 1. vetv. Kryhet plotësisht diçka, mbaron, merr fund. Si u nis, ashtu u bitis. (fj. u.).
2. vetv. Prishet, shkatërrohet krejt.
3. pës. e BITÍS. U bitis puna.
Sin.: kryhet, përfundohet, mbarohet, bëhet, soset, prishet, shkatërrohet, rrënohet, shembet, rrafshohet, plotësohet, përmbushet, mbyllet, përmbyllet.

NISEM

NÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Marr rrugën për të shkuar diku, largohem nga një vend; kund. arrij, kthehem. U nis nga shtëpia. U nis për udhëtim (për rrugë). U nisën për kurbet. U nis për në shkollë. Nisem me vrap (ngadalë). Nisem me këmbë (me makinë, me tren). Si u nis, ashtu u bitis (u gris). keq. si filloi keq një punë ashtu edhe përfundoi. Ku u nis e ku u degdis! ndryshe filloi e krejt ndryshe mbaroi, ku filloi e ku mbaroi!
2. vet. v. III Vihetlëvizje dhe fillon udhëtimin (një mjet transporti). U nis treni (autobusi, vapori). Niset herët (vonë). Nuk niset gjithmonëorar avioni. Nuk niset bosh (pa mallra, pa udhëtarë).
3. Stolisem e zbukurohem. U nis nuse. U nis e u stolis.
4. fig. Mbështetem diku për të vepruar a për të gjykuar, marr si mbështetje, kam si pikënisje. Nisemi nga parimedrejta. Nuk niset nga interesi vetjak. Nisem nga eksperienca personale.
Sin.: iki, shkoj, largohem, stolisem, mbështetem, bazohem.

PRISH

PRISH vep., ~A, ~UR kal. 1. E rrëzoj përdhe diçkandërtuar, rrënoj, shemb; e shkatërroj; kund. ndërtoj. Prishi shtëpinë (murin). Lagështia e prishi parketin. Po nuk prishe, nuk ndërton. (fj. u.). Një pikëçati prish një shtëpi. (fj. u.).
2. Bëjdiçka të mos punojë më, e dëmtoj sa të mos hyjëpunë; e nxjerr jashtë përdorimit, e bëjpapërdorshme; kund. ndreq. E prishi makinën (printerin, kompjuterin, celularin). Prish bucela e bëj kënaçe. (fj. u.). Prish shtëpi e bën kasolle. (fj. u.) prish diçkamadhe e me vlerë për diçkavogël e me vlerëpaktë. Mos e prish kazanin (jahninë) për një qepë. (fj. u.) mos e dëmto diçkamadhe për një gjë farevogël.
3. bised. E zbërthej diçkapjesët e saj përbërëse, e shpërbëj.
4. E shthur diçka. I prishi gërshetat.
5. edhe fig. E ngatërroj diçka, e çrregulloj, e pështjelloj. Ua prishi këngën nuk mban ritmin a melodinë e këngës njësoj me të tjerët, e ngatërron. E prishi punën. Kush llap shumë, do ta prishë njëherë. (fj. u.). Mortja merr ku prish punë. (fj. u.).
6. fig. Sjell humbjerënda materiale ose ekonomike, e çojshkatërrimplotë, dëmtoj rëndë; rrënoj. Prishi shtëpi e katandi. Prishi blegtorinë.
7. fig. Bëj që të dështojë diçka, shkatërroj. Ia prishi planin.
8. Shkriftoj diçka.
9. Përpush a lënur leshin, pambukun etj.; shprish.
10. E fshij atë që është shkruar; e shuaj duke i hequr vizë përsipër. Prishi një fjalë (një radhë). E prishi me një komandë.
11. bised. E zhduk, e vras dikë. Prishnin bletën vrisnin bletën duke thyer kosheren për të marrë mjaltin.
12. E shkatërroj; e mundluftë. E prishën armikun.
13. I bëj keq dikujt a diçkaje, e dëmtoj; e keqësoj. Drita e fortëprish sytë. Alkooliprish shëndetin. Bryma (lagështia) i prishi perimet. Shirat prishënmbjellat.
14. fig. Bëj që të humbasë vlerën a cilësitë e mira; zvetënoj, bastardoj. I prishi shijen (bukurinë). E prishin gjuhën duke përdorur fjalëhuaja pa nevojë. E prishi përmbajtjen e artikullit (e kronikës, e analizës). Kosin e prish uji, burrin e prish huqi. (fj. u.).
15. fig. E shthur dikë nga ana morale, e bëjkeq, e çojudhëkeqe, duke i mësuar vese; i heq një cilësimirë. Njeriu i keq prish edhetjerët. Deshi t’ia prishte djalin. I bukur shumë, por e prishin sytë. (fj. u.).
16. bised. Shtrembëroj fytyrën, buzët etj. për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. Prishi fytyrën (çehren). Prishi buzët.
17. bised. Thyej para, shkoq. Prishi pesë mijë lekë.
18. Harxhoj diçka, shpenzoj. E prishi tërë rrogën. Prishi për dasmë pa iu dridhur dora. Fiton pesë e prish (ha) gjashtë. (fj. u.). Kush merr shtatë e prish tetë, s’ka nevojë për kuletë. (fj. u.).
19. Ndot ajrin me një erë të keqe, e qelb; bëj që të bjerë erë diçka. Prishi ajrin (mjedisin).
20. fig. Ndyj, fëlliq. E prishën atmosferën e festës.
21. fig. Shkel një marrëveshje, një kontratë etj. që kam lidhur me dikë, nuk i qëndrojbesnik diçkaje, nuk e zbatoj më, nuk e mbaj. E prishi fejesën. Prishën marrëveshjen (kontratën). E prishi vendimin e mëparshëm.
22. Ndërpres rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëmdiçkaje, bëj që një gjendje të mos vijojë më. I prishi rehatinë (oreksin). Prishi qetësinë (heshtjen). Prishte rregullin (disiplinën). Ia prishi gjumin e zgjoi. Prish kreshmën ha gjëra që nuk lejohen gjatë periudhëskreshmëve. Prish Ramazanin ha ose pi gjëra gjatë kohës së agjërimit në muajin e Ramazanit.
23. I jap diçkaje një drejtim tjetër. I prish drejtimin lumit.
24. Lëroj tokën për së treti herë, kur nuk mbin fara e hedhur. E prishi arën.
25. Ia ndërroj gjendjen, e luaj nga qëndrimi që ka. I prish ekuilibrin diçkaje.
26. fig., bised. E kundërshtoj dikë, nuk veproj sipas dëshirës së tij, nuk i plotësoj dikujt një dëshirë, ia kthej fjalën. Nuk ia prish nënës (babait). Nuk ia prishi qejfin (dëshirën). S’di kujt t’ia prishi e kujt t’ia ndreqë.
27. bised. Zhvirgjëroj. E prishin përdhunisht.
Sin.: përprish, shemb, rrënoj, rrëzoj, shkatërroj, shkallmoj, shformoj, lumos, djallos, çart, çartoj, çakërdis, bitis, rrafshoj, trokoj, rropos, batallis, baçkallos, hallmoj, harmoj, dëmtoj, dërrmoj, shajtoj, çatrafiloj, zgafulloj, shpërbëj, shthur, çrregulloj, shkrif, shkriftoj, shprish, fshij, shuaj, shëmtoj, shfytyroj, dhunoj, përdhunoj, çnderoj, përçudnoj, zvetënoj, përdhos, bastardoj, degjeneroj, vdjerr, shtrembëroj, ngërdhesh, thartoj, kalb, qelb, dekompozoj, zjarrtis, pres, ndot, ndyj, egërsoj, vrenjt, dreqos, dreqnoj, djallëzoj, katranos, fëlliq, qulloj, qullos, harxhoj, shpenzoj, shkel, thyej, zhvirgjëroj, zhgardhoj, zhvendos, shpurris, faroj, faros, shfaros, paaftësoj, shkelmoj, nkeq, biroj, trondit, zhbëj, zezoj, capërloj, batalloj, çakordoj, çatalloj, shkalafis, zbërthej, kalbëzoj, kalbëzej, shkreh, shpleks, shpërthur, hikrroj, tharmëtoj, ngatërroj, çorganizoj, hallakas, pështjelloj, largoj, sëmur, tenjos, handakos, zhgërshetoj, përpush, lënur, shkarëzej, resis, zhduk, vras, topis, trash, çmpreh, rrah, djeg, shkërdhej, dhjes, nxiros, sterroj, çjerr, tres, keqësoj, acaroj, ligësoj, shkretoj, sharroj, thaj, vrugoj, zhgjymtoj, shpërkëndej, çedukoj, blej, korruptoj, ftoh, grind, perëndit, përandit, përkeq, horroj, ha, shkrij, shkrydh, zhgërryej, ndërpres, ndryshoj, mohoj, cenoj, kundërshtoj, shkafanjis, shkalavesh, shargoj.
As *ndreq e as prish (dikush). Prish *agjërimin. Prish një *ah për një bisht kmese (dikush) iron. I prish curlet (me dikë). Iu prish (i iku, i ndërroi) *çehrja (dikujt). E ka prishur *dorën (dikush). U prish nga *fiqiri (dikush). Ia prishi *fiqirin (dikujt). E prishi (e ndyu) *gojën (dikush). Nuk e prish *gjakun (dikush). prish (më turbullon) *gjakun (dikush a diçka). Nuk e prish *gjumin (dikush). prish *gjumin (dikush a diçka). Iu prish *imani (dikujt). Ia prish *mendjen (dikujt). Prish e nuk ndreq (dikush). 1. Është shkatërrimtar i madh. 2. Nuk bën asnjë punëmirë; nuk di a nuk do që të përfundojë diçka mirë. As prish e as ndreq (dikush) nuk të bën as mirë e as keq; as ndreq e as prish; as të ngroh e as të ftoh; as të pjek e as të djeg; as ndez e as shuan; as turbullon e as kthjellon; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; (s’është) as për tutje e as për tëhu. S’prish *pazar (dikush). I prishën *pipëzat (pipat). I prishën pipat (*pipëzat). Të prish *punë (dikush a diçka). S’prish *punë! Ma prishi *qejfin (dikush). Nuk prish *qejf (dikush). Nuk e prish *qejfin (dikush). Prish *syrin (e keq) etnogr. I ka prishur *telat (me dikë). Nuk e prish *terezinë (dikush). Ia prish *toruan (dikujt). Ma prishi *zemrën (dikush). E prishi *zemrën (dikush).

ZGJIDH

ZGJIDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Liroj një nyjë ose diçka tjetërlidhur a të bashkuar; i liroj dhe i heq lidhëset diçkajelidhur; kund. lidh. Zgjidh nyjën. Zgjidh lidhësen (spangon, litarin). Zgjidhi rripin (brezin). Zgjidh këpucët. Zgjidh dengun. Ia zgjidhi duart (këmbët). Nuk e zgjidh dot. E zgjidhi me dhëmbë. Plaka uli kryet e nisizgjidhte fijetishin lidhur kokla. (folk.). Do zgjidhësh duart që të mblidhen duajt. (fj. u.). Ta zgjidhësh kombin pa e prerë mandilen. (fj. u.).
2. Liroj një njeri a një kafshë që e kanë lidhur diku, lë të lirë një njeri a një kafshë duke e shkëputur prej vendit ku e kanë lidhur; kund. lidh. Zgjidhi qenin (viçin). E zgjidhën të dënuarin. Zgjidh foshnjën.
3. Liroj një kafshëmbrehur, çmbreh; kund. mbreh. Zgjidhi qetë nga zgjedha. Zgjidhi kalin nga karroca.
4. fig. Prish lidhjenkam vendosur me dikë, e bëjpavlefshëm detyriminkam ndaj dikujt; i jap fund diçkaje a e ndërpres diçka; kund. lidh. Zgjidhi fejesën (martesën). Zgjidhi besën. I zgjidhën marrëdhëniet. Zgjidhi kreshmët (fet.). Zgjidhi magjinë (vjet.). Fati e lidh, por robi (njeriu) e zgjidh. (fj. u.).
5. fig. Shqyrtoj e sqaroj një çështje; i jap rrugë zhvillimit a përfundimitdiçkaje, duke hequr ose duke kapërcyer pengesat, mbudh; kryej a përfundoj diçka (një punë, një kërkesë etj.). Zgjidhi një çështjerëndësishme. E zgjidhën ngatërresën. I zgjidhën detyrat që u dolën përpara. I zgjidhi punë. Ia zgjidhi hallin. Atë që s’e zgjidh syri, e zgjidh puna. (fj. u.). Gjuhalidh, gjuhazgjidh. (fj. u.).
6. mat. Bëj veprimet dhe gjej përfundimin e një ushtrimi, të një problemi etj. E zgjidhi ushtrimin (problemën). Zgjidhi një ekuacion. E zgjidhi me gojë (me shkrim).
Sin.: liroj, çlidh, çliroj, shkolis, shkokëloj, çmbështjell, çmbreh, zbërthej, shkreh, ndaj, sheshoj, mbudh, përudh, bitis, rregulloj, ndreq.
* Lidh e zgjidh (vetë) dikush. As të *lidh e as të zgjidh (dikush). Të *lidh e të zgjidh (dikush). I zgjidh *duart (dikujt). E zgjidhi *gjuhën (dikush). Ia zgjidhi *gjuhën (dikujt). Ia zgjidhi (ia hoqi) *lakun (dikujt). E zgjidhi *qesen (dikush). E zgjidhi *trastën (dikush). E zgjidhi *thesin (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.