Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÁRRJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur harr; rrallim i bimëve të arave. Harrja e parë (e dytë). Harrja e grurit (e misrit).
2. Shkulja e barishteve të këqija të kopshtit. Harrja e barishteve të kopshtit. Harrja e barërave te këqija.
3. kryes. sh. Rrallishtë, rrallesë, harrë, bitërr. Harrja e pemëve. Bënë harrjen. Mblodhi harrjet. U hedh harrje lopëve.
✱Sin.: harrë, bitërr, tëharrje, krahitje, krasitje, rrallim, shkulje.
TËHÁRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkul barërat e këqija në arat e mbjella, kur rralloj bimët në arë a një pemë; harrje. Tëharrja e grurit. Tëharrja e barërave të këqija. Tëharrja e pjergullës.
2. fig. Shkurtim i një teksti, i një artikulli, i një studimi nga pjesët e dobëta a të tepërta, duke lënë kryesoren; krehje.
3. Bimë misri e vogël që shkulet nga ara gjatë rrallimit; harrje. Mbledh (grumbulloj) tëharrjet. U hedhin qeve tëharrje.
✱Sin.: harrje, rrallim, rrallesë, bitërr, shkurtim,krehje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë