Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÍSTËR mb. 1. Shumë i ftohtë e i kulluar, që s’ka lëndë të huaja, i tejdukshëm, i qartë, i cemtë, i nartë (për ujë, për lëngje etj.). Burim me ujin bistër. Raki bistër e pikë loti.
2. Që është shumë i thartë, thartiçkë, bistërok. Verë bistër. Kumbull bistër. Uthull bistër. - Bistër fare!
3. fig. Që e ka gjuhën shumë të mprehtë, që përgjigjet shpejt, ashpër e të ther me fjalë; gjuhustër; bised. piperkë, hazërxhevap. Ishte bistër nga goja.
4. fig. I gjallë, i shpejtë dhe i lehtë në lëvizje a në veprime, i zhdërvjellët, shpuzë; që i jepet për çdo punë, duarflori. Ka një çupë bistër. Grua bistër. Është bistër në punë. - Bistër i kemi të rinjtë!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë