Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bishtzezë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISHTZI

BISHT/ZÍ,~ZÉZË mb. Që ka bisht të zi. - Ç’kometë bishtzezë qenka kjo?

BISHTZI

BISHTZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË zool. Bishtzezë.

GJELËZ

GJÉLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Scolopacidae) Shpend i egër uji sa një pëllumb, me sqepgjatë e të verdhë, me pendëzeza e me majat e krahëvebardha.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje gjelëzash. Gjelëz e madhe (lat. Calidris canutus) gjelëz me gjashtë nënlloje. Gjelëz e madhe sqephollë. Gjelëz gushëkuqe (lat. Calidris ferruginea) gjelëz me sqepgjatë e të përkulur, me pendë ngjyrë kafe, me cirkaçelëta dhe gushëkuqërreme. Gjelëz gushëzezë (lat. Calidris alpina) gjelëz e vogël e viseve veriore, me sqepshkurtër, gushëzezë, kurriz të cërkalarme dhe barkpërhimë. Gjelëz barkzezë. Gjelëz bishtkuqe. Gjelëz bishtvijëzuar. Gjelëz bishtzezë e madhe. Gjelëz e kuqe. Gjelëz kokëzezë. Gjelëz laramane. Gjelëz pikaloshe.
Ha këmbë gjelëze jeton me të gjithamirat.

NUSELALË

NUSELÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Martes foina; Mustela nivalis) Kafshë gjitare mishngrënëse sa një mace, me trupshkathët, me gëzofmurrmë a të kuqërremtë sipër e të bardhëbark; bukël, nusël, nusëz. Nuselala na i mbaroi pulat. E shkathët si nuselalë.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për llojendryshme të nuselalës: Nuselala e borës (lat. Mustela erminea). Nuselala bishtzezë (lat. Mustela erminea).
Sin.: bukël, bukër, buklezë, bukrezë, bukulicë, bukulushë, bukuriII, bukuroshe, bulkëz, nusël, nusëz, nusebukur, nusmirë, nusebukël, bishtfurkë, furrëbubëz, larakuqe, nuse, nificë.

PENDËZ

PÉNDËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Kolibër. Pendëza bishtzezë (lat. Chahlybura urochrysia melanorrhoa) kolibër i vendeve të Amazonës me pendë ngjyrë bronzi e me bishtin të zi.

PULËBARDHË

PULËBÁRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Larus) Shpend uji, me trup pothuaj sa një pulë, me këmbëshkurtra, me pendëdendura e të bardha, që rronbrigjet e deteve a të liqeneve dhe ushqehet me peshk; çafkëbardhë. Tufë pulëbardhash. Klithma e pulëbardhave.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pulëbardhash: Pulëbardha e argjendtë (lat. Larus argentatus) shpend i përhapurgjithë Evropën, me pendëhirta, me kokëbardhë dhe këmbëshkurtra, që jetonkoloni. Pulëbardha bishtzezë (lat. Larus crassirostris) Pulëbardha grabitqare (lat. Stercorarius, Catharacta skua). Pulëbardha grabitqare bishtgjatë (lat. Stercorarius longicaudus). Pulëbardha grabitqare e murrme (lat. Catharacta lonnbergi). Pulëbardha e harengës paci. Pulëbardha këmbëverdhë (lat. Larus cachinnans). Pulëbardha kokëhirtë (lat. Larus cirrocephalus). Pulëbardha kokëzezë (lat. Larus melanocephalus) pulëbardhë e Mesdheut, me kokëzezë dhe trup e krahëbardhë. Pulëbardha e leshterikut (lat. Larus dominicanus). Pulëbardha e madhe (lat. Larus marinus). Pulëbardha mbretërore (lat. Larus hartlaubii). Pulëbardha e Mesdheut pulëbardha kokëzezë. Pulëbardha ngjyrëhiri (lat. Larus canus) pulëbardhë me krahë e bishthirtë, me kokë dhe me barkbardhë, me majat e krahëvezinj dhe me sqepshkurtër e të verdhemëjeshile. Pulëbardha e përhime (lat. Larus canus anus) pulëbardhë ngjyrë hiri. Pulëbardha e qytetit (lat. Chroicocephalus ridibundus; Larus ridibundus) pulëbardha shtegtueseushqehet me kandrra, me peshq, me fara, me krimba a me mbeturina ushqimoreqyteteve. Pulëbardha rozë (lat. Larus genei) pulëbardhë me pendëngjyrëhirtëçelët, me gjoks gatibardhë, me sqep dhe këmbëkuqeerrët, që ushqehet me peshq, me krimba dhe kandrra fluturake. Pulëbardha sqepkuqe (lat. Larus scopulinus). Pulëbardha sqepshkurtër (lat. Rissa brevirostris). Pulëbardha sqepzezë (lat. Larus bulleri). Pulëbardha sybardhë (lat. Larus leucophthalmus). Pulëbardha tregishtore (lat. Rissa tridactyla, R. brevirostris, Larus tridactylus).
3. bised. Gështenjë e pjekur dhe e qëruar. Hëngri ca pulëbardha.

PULËZ

PÚLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Gallinula chloropus) Pulçinë, bajzë.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pulëzash: Pulëza bishtzezë (lat. Gallinula ventralis). Pulëza e ujit pulëvogla e ujit.

SHAPTORE

SHAPTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. 1. (lat. Scolopax rusticola) Shpend i murrmë lara-lara, me sqepgjatë, të hollë e të drejtë, që jeton nëpër vende me shkurre e pyje me lagështirë dhe ka mishshijshëm; shapkë, pulëdushke. Kishte gjuajtur vetëm dy shaptore. I zuri syri një shaptorebarin e harlisur. Po ndiqte me sy lëvizjet e shaptores.
2. Pjesë e parë e emërtimevepërbëra për llojendryshme shaptoresh. Shaptorja afrikane (lat. Crecopsis egregia) shpend me shpinë ngjyrë kafe në të zezë, me kokë dhe gjoks ngjyrë gri dhe me sqep e sy të kuq. Shaptorja australiane (lat. Porzana fluminea) shpend i vogël me trup ngjyrë kafepjesën e sipërme, ndërsapjesën e poshtmetrupit ngjyrë gri me disa vijazeza e me pikabardha, ndërsa sqepin dhe këmbëtngjyrëverdhë. Shaptorja bishtzezë (lat. Amaurornis bicolor) shpend me ngjyrë kryesisht gri, vetëm krahëtngjyrë kafe, ndërsa këmbëtngjyrëkuqezbehtë. Shaptorja e Galapagosit (lat. Laterallus spilonota) zog i vogël tokësor, endemik i Galapagos, me ngjyrë grierrët dhe me shpinë kafe, sy të kuq dhe njollavoglabardhagjysmën e trupit. Shaptorja e gurishtave (lat. Oedicnemus crepitans) shpend zakonisht i natës, sepse ditën nuk bie në sy, me trup ngjyrë kafe me vija, me sy të mëdhenjverdhë dhe këmbëtrashaverdha. Shaptorja gushëbardhë (lat. Laterallus albigularis) shpend me kurorë, zverkun dhe pjesën e sipërmengjyrë kafe, ndërsa barkun deri tek bishtibardh e zi. Shaptorja këmbëkuqe (lat. Rallina fasciata) shpend me qafë dhe gjoks ngjyrë kafe në të kuqe dhe me këmbëkuqe e me disa njollakuqe rreth syrit. Shaptorja njëngjyrëshe (lat. Amaurolimnas concolor) shpend me ngjyrë kafe dhe këmbëkuqërremta, me sqep ngjyrëgjelbër në të verdhë. Shaptorja rënkuese (lat. Numenius phaeopus, Scolopax phaeopus) shpend me ngjyrë grikafe dhe me sqepgjatë e të lakuar poshtë; kojliku. Shaptorja sqepkthyer (lat. Numenius arquata) shpend i madh me ngjyrë kafe në të hirtë dhe me sqeppërthyer. Shaptorja sqepverdhë (lat. Amaurornis flavirostra, Zapornia flavirostra) shpend me pendëzeza, me sy të kuq dhe sqepverdhë.
Sin.: skjepçë, sqepçë, sqepgjatë, sqeptore, shapkore, shepkë, shepkore, qerjorinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.