Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTLÁGUR mb., bised., tall. 1. fig. I përulur e i turpëruar; që s’ia ka arritur qëllimit, i mundur. Iku bishtlagur. E mori rrugën bishtlagur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i mundur, i përulur, bishtvarur, i turpëruar, i marruar, i zhburrëruar, i njollosur, faqenxirë, ballëfshehur, i telendisur.
BISHTVÁRUR mb., bised. 1. Që e ka bishtin të varur. Ujkonjë bishtvarur.
2. fig., keq. I turpëruar, i poshtëruar, bishtlagur, pendërënë; kund. bishtpërpjetë. U nis bishtpërpjetë e erdhi bishtvarur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë