Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTPRÉRË mb. 1. Që e ka bishtin të prerë (për kafshët). Qen bishtprerë.
2. fig. Që nuk ka përkrahje nga të tjerët; që nuk ka ndikim tek të tjerët (për njerëzit), s’do t’ia dijë kush për të; është vrima e fundit e kavallit. Mbeti bishtprerë e nuk e përmend asnjeri.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
CABÁK,~E mb. Bishtprerë, cubele.
PAPËRKRÁHJE (i, e) mb. Që nuk ka ndonjë të afërm a dikë tjetër, i cili t’i dalë krah a ta ndihmojë; i pambështetje. Njeri i papërkrahje.
✱Sin.: i pambështetje, i pandihmë, i pambrojtje, i panjeri, i pamiq, i vetëm, bishtprerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë