Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bishtagjel”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISHTAGJEL
BISHTAGJEL

BISHTAGJÉL,~I m. sh. ~A, ~AT [BISHTAGJÉL/E,~JA m. sh. ~E, ~ET] 1. zool. (lat. Anas acuta) Rosë e egër shtegtare me bishtgjatë si të gjelit, me qafëshkurtër e me këmbëverdha, që rron buzë ujërave.
2. Lloj misri i verdhë me kokërrvogël.
3. bot., bised. (lat. Lilium) Zambak. Mbill një bishtagjel, moj xhane, / Të shtosh bukurinë. (folk.).
4. Tigan, fultere; tavë me bisht. Fërgesëbishtagjel.

ZAMBAK

ZAMBÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Lilium) Bimë me kërcellhollë e të drejtë, me zhardhokvogël, me gjethegjata si heshtë, me lule si hinkëngjyrëbardhë, të verdhë, të kuqe etj. dhe me erë të mirë, që lulëzonfillimverës dherritet për zbukurim, bishtagjel. Zambak i bardhë (i kuq, i verdhë). Zambak fletëgjerë. Zambak uji (deti). Lule zambaku. Erë zambakësh. Tufë zambakësh. I bukur si zambak. O zambak i bardhë, / Fort u deshëm bashkë. (folk.). Mbill një zambak, moj xhane, / Të shtosh bukurinë. (folk.). O Asllan lule zambaku, bjeri me pëllëmbë barkut! (fj. u.). Tufë me zambakë, shtëpi me torollakë! (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekësaj bime. Zambaku i egër (lat. Lilium bulbiferum) lloj zambaku i lartë, me gjetheholla e të gjata deri dyzet centimetra, me lulebardha a të verdhamajë. Zambaku shqiptar (lat. Lilium albanicum; Lilium Carniolicum) zambak me lule ngjyrë ari, me thekëkuq dhe petlapërkulura, që rritet në Shqipëri, në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut etj. Zambaku i ujit (lat. Nymphaea) lëkoi i ujërave. Zambaku i verdhë (lat. Lilium pudicum; Fritillaria pudica) zambak i lartë, me tri deri nëntë luleverdha plot aromë në çdo kërcell, i përhapurvisendryshme nga Kina deri në Europë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.