Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PILIVÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Libellula vulgata) Kandërr me trup të hollë, me krahë të gjatë, të tejdukshëm e me deje, që i lëshon larvat në vende me lagështirë, bishtagan.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pilivesash: Pilivesa barkkuqe (lat. Sympetrum sanguineum) kumiharku i kuq. Pilivesa perandore (lat. Anax imperator). Pilivesa trupmadhe (lat. Ubellula depressa). Pilivesa vashë (lat. Agrion vargo).
3. fig. Vajzë e hajthme e lozonjare. Ia mori mendtë ajo pilivesa.
✱Sin.: bishtagan, kumihark, lozonjare, e hajthme.
VANÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Aglais io) Flutur shumëngjyrëshe me flatra të kuqe të errëta dhe dy pulla si sy të zinj me rreth të bardhë në majë të krahëve, ka një kokë të vogël dhe të rrumbullakët dhe një gojëz të gjatë në formë spiraleje që e përdor për të thithur nektarin e luleve, me bark të zi ose kafe të errët; ushqehet kryesisht me nektar si dhe me lëng frutash, gjendet në Evropë dhe Azi si dhe në Britaninë e Madhe.
✱Sin.: flutur, kumihark, bishtagan, pilivesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë