Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTINOMICÉTE,~T f., biol. Lloj mikroorganizmash bakterial fijezorë, që shkaktojnë aktinomykozën dhe që përdoren për prodhimin e antibiotikëve natyrorë (si streptomicina, eritromicina, tetraciklina). Përdorimi i aktinomiceteve në mjekësi, në bioteknologji, në bujqësi. Infeksion bakterial nga aktinomicetet
BIOTEKNOLOGJÍ,~A f., biol. Fushë e biologjisë së zbatuar që studion proceset biologjike, organizmat e gjallë ose përbërës biologjikë për të krijuar a për të përmirësuar teknologji ose procese të dobishme për njerëzimin në mjekësi, në farmaceutikë, në bujqësi, në mjedis etj. Bioteknologjia mjedisore (ushqimore, mjekësore). Bioteknologji moderne. Bioteknologjia e fermentimit. Bioteknologjia në shërbim të njeriut. E ardhmja në bioteknologji. “Doktor i shkencave” në bioteknologji.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë