Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIOGRAFÍK,~E mb. Që lidhet me jetëshkrimin, jetëshkrimor. Shënime (të dhëna) biografike. Studim (artikull, tekst, material) biografik. Vepër biografike. Fjalor biografik. Lëndë biografike. Legjenda biografike.
ESÉ,~JA f. sh. ~, ~TË libr. Studim me karakter kritik ose publicistik që trajton në mënyrë të përgjithshme çështje të karakterit filozofik, historik, biografik, kulturor etj.; sprovë. Ese kritike. Ese filozofike (shkencore, historike). Shkruaj një ese. Janë esetë e shkrimtarit tonë. Dy esetë e lexuara më parë.
JETËSHKRIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me jetëshkrimin e dikujt, që lidhet me jetëshkrimin a me jetëshkrimet, i jetëshkrimit; biografik. Lëndë (shënime) jetëshkrimore. Me vlerë (me rëndësi) jetëshkrimore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë