Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bindshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARSYETUES

ARSYETÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që është i aftë t’i parashtrojë mendimetlidhuramënyrë logjike, në formë arsyetimesh; ai që merret me arsyetime ose që priretgjejë shpjegime për çdo gjë. Arsyetues i hollë (i mprehtë, i thellë). Arsyetues i shkathët. Arsyetues i bindshëm.

BINDSHËM
BINDSHËM
KAIL

KAÍL ndajf., bised.mënyrë bindëse; bindshëm. Jam kail jam gatibindem për diçka; jam gati i bindurbëj diçka. E bëra kail (dikë) e binda; mezi e binda. Më në fund u kail më në fund u bind (për diçka); mezi u bind. Ishte kail ta pranonte.

PABINDSHËM
RRALLËBURRË
THEMEL

THEMÉL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa e murit nën dhe, zakonisht më e gjerë dhe me gurë, mbicilën ngrihen muret e një ndërtese, një urë etj.; vendi si hendek, që mbushet me gurë për të ndërtuar këtë pjesë muri. Themeleforta (të trasha, të thella, të reja). Themelet e shtëpisë (e kalasë, e urës). Themele nën ujë. Themele prej guri (prej betoni). Gur themeli. Hapën themelin. Vunë (hodhën) themelet.
2. Pjesa e poshtme e një trupi, e një sendi etj., mbicilën mbështeten a vendosen pjesët e tjera të tij, baza mbicilën qëndron trupi, sendi etj.; pjesa e fundit e një pajisjeje, e një vegle etj.
3. gjeom. shih BAZ/Ë,~A10. Themeli i një trekëndëshi. Themeli i prizmit.
4. fig. Ajoshërben si mbështetje për diçka; ajopërbën bazën nga e cilafill a formohet diçka tjetër ose mbicilën ngrihet e zhvillohet diçka. Themeleforta (të shëndosha). Themel i patundshëm. Mbi themele prej balte mbi baza jo të forta, i paqëndrueshëm. Me themel mënyrëthellë e të qëndrueshme, me bazashëndosha; me rrënjë. Pa themel jo thellë, përciptas. Vuri (hodhi) themelet e diçkaje themeloi diçka. Ështëthemeldiçkaje.
5. kryes. sh. Parimet kryesore të një shkence, parimet themelore mbicilat ngrihet a mbështetet një dituri; njohuritë themelore në një fushëdijes, bazat. Themeli i ekonomisë. Themelet e trigonometrisë.
Sin.: themeli, bina, rrënjë, shtyllë, mbështetje.
Ma bënë çatinë themel ma shkatërruan krejt shtëpinë, e përmbysën nga themelet; s’mbeti gur mbi gur. I bën fjalës themel (dikush) flet me zgjuarsi, argumenton bindshëm ato që thotë; i vë jastëk fjalës. *Gur themeli. Hodhi (vuri) themelet (bazat) (e diçkaje) libr. filloi një punë, një veprimtari a një fushë kërkimesh duke vendosur parimet kryesore, e përgatiti a e nisimënyrësigurt; krijoi mbështetjefortë që në fillim për zhvillimmëtejshëm; e themeloi diçka. Ka themeleforta (dikush) është i mbrojtur e i sigurtjetë, ka mbështetjefuqishme. I ka themelet në *rërë (dikush a diçka). Iu tundën themelet (dikujt a diçkaje) nuk ka më një mbështetjefortë e të sigurt, ndodhet përpara shembjes, rënies, shkatërrimit a humbjes; nuk është më aq i sigurt sa ka qenë dikush; është tronditur; nuk e ka të gjatë. Themeli çati (le) të bëhet! lepërmbyset gjithçka!, leshkatërrohet çdo gjë!; edhe sikur botapërmbyset!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.