Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bind”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BELA

BELÁ,~JA f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT bised. 1. Punësjellkëqija e ngatërresa, vështirësisjell shqetësime, diçka e padëshirueshme dhe e mërzitshme; kokëçarje, telash, hall. Bela e madhe (e keqe). Punë me bela. Ishabela. E ka bela. I ra një bela. E zuri belaja. Ra në bela. E futibela. I hapi belara. Shpëtoi nga një bela. S'u hyn belarave. Mezi u bind me njëqind belara. E kërkoi vetë belanë. Këndonte këngën e bejkë belasë. Të thashë dy fjalë, ti mbushe dynjanë, / Rraha për të mirë, po gjeta belanë! (folk.). Me paranë gjen belanë. (fj. u.). Nga badihavaja, të gjen belaja. (fj. u.). Gurë, gurë bëhet një kala, fjalë, fjalë bëhet një bela. (fj. u.). Goja bën kala, goja bën bela. (fj. u.). Po të ishte belaja e mirë, gjithkush e mbilltebahçe. (fj. u.). Kush i ndez qiri shejtanit, gjen belanë. (fj. u.). Fajin e ka gjuha, belanë e pëson koka. (fj. u.).
2. anat., krahin. Shtrati i pjellës te kafshët. E nxori belanë.
Sin.: kokëçarje, telash, hall, sëkëlldi, taksirat, zavall, brengë, hidhërim, kusur, e keqe, shtrëngesë, ngushticë, paçariz, dert, qeder.
M’u (më ra) bela (dikush) shih m’u barrë (dikush). Ia bëri bela (dikujt) shih ia hodhi (ia shkarkoi) barrën1 (dikujt). I ra barkubela (dikujt) iron. hëngri e piu mirë e mirë, ka rënëgjithëmirat. E blen belanë me *para (dikush). Gjeç belanë! mallk. e pësofsh. Gjeta belanë 1. (me dikë). U ngatërrova keq me dikë, e kamvështirë me të, më ndezi me të, nuk di si t’ia bëj; polli (më ndezi) belaja; më polli sherri; më polli djalli bised. 2. Më ra një hall i madh, e pësova keq; më zë një e keqe; mbeti (m’u var) samaribark; shkela mbi gjarpërinj. Kërcen *prifti nga belaja tall. Kërkon bela me para (dikush) ua hyn vetë rreziqeve e vështirësive pa u menduar gjatë, nuk i llogarit pasojat, vete drejt një rreziku kot, edhe kur nuk duhet ose kur i kushton. polli (më ndezi, më gjeti) belaja (me dikë) kam ndeshurvështirësimëdha me dikë, u ngatërrova keq e gjendem ngushtëmarrëdhënie me të, më ka ndezur me të; gjeta belanë; më polli groshi. Ia qau belanë (dikujt) e rrahu, e dërrmoi; i punoi qindin. E ujit belanë (dikush) nxit dikë për të bërë diçkakeqe; fut dikësherr me të tjerët; e acaron gjendjen; fut spica; i fut (i shtie) mizat (dikujt); ia ngre mendjen (dikujt); i futi (i shtiu) xixat (dikujt); kund. i ftohu (i uli, i shoi, i shtroi, i zbuti) gjakrat.

BIND

BIND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçkangjall habi me madhësinë ose me pamjen e jashtëzakonshme a të frikshme që ka; çudi, habi. Bindi i dheut (i botës, i tokës). Për bind mënyrëçuditshme, në mënyrëjashtëzakonshme e të frikshme.
2. mit. Vigan, div. Hije bindi.

BIND

BIND vep., ~A, ~UR kal. 1. I mbush mendjen dikujt me arsyetime, me të dhëna e me prova se diçka është e vërtetë a e drejtë dhe e bëjbesojë plotësisht për këtë; e bëjpranojë diçka si të vërtetë e të drejtë dhe të mos dyshojë për këtë; shtroj. Bind shokët. Bind me fjalë (me fakte, me prova). Përpiqem (arrij) ta bind. - A e binde këtë herë? E bind me të mirë.
2. bised., fig. Bëj dikëngrijëvend (nga diçka e papritur), e çudit, e habit, e mahnit. Bindi botën me këtë shpikje. E bindi kuçedrën me gjitha ato çudirabënte. (folk.).
Sin.: çudit, habit, mahnit, shtang, ngrij, nguros, nguroj, topit.

BINDOHET

BIND/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Lakohet a përkulet nën një peshërëndë; epohet. U bindua dyshemeja.

DISKUTUESHËM

DISKUTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që nuk është plotësisht i vërtetë, i sigurt ose i drejtë, që s’të bind plotësisht, që vihetdyshim e mundkundërshtohet; kund. i padiskutueshëm. Çështje (zgjidhje) e diskutueshme. Problem (vendim) i diskutueshëm.

DOBËT

DÓBËT (i, e) mb. 1. Që e ka trupinpafuqishëm ose të hollë, të thatë e të brishtë; që e ka lënë fuqia (nga mungesa e ushqimit, nga ndonjë sëmundje, nga lodhja, mundimet etj.) (për njerëzit e për kafshët); që ka pak forcë fizike, që nuk i ka të gjitha vetitë e aftësitë e duhura fizike për t'i kryer mirë funksionet e veta; që mezi u qëndron kushtevevështira natyrore, punëvelodhshme, sëmundjeve etj. (për pjesët e organet e trupit); jo i shëndoshë; kund. i fortë, i shëndoshë. Fëmijë (plak) i dobët. Kalë (ka) i dobët. Me trupdobët. Me krahë (me muskuj, me qafë) të dobët. I dobët nga trupi (nga krahët, nga këmbët).Me duar (me këmbë) të dobëta. E ka zemrëndobët. I ka mushkëritë (veshkat) të dobëta. I ka veshët (sytë, nervat) të dobët. Ka lindur (ka mbetur) i dobët. E la sëmundjadobët. Miza e dobëtpickontepër. (fj. u.).
2. Që nuk ka dhjamë e që ka pak vlera ushqyese, që nuk është i majmë (për mishin e për kafshëttheren); kund. i shëndoshë; i majmë. Mish i dobët. Berradobët.
3. thyhet, këputet, griset, çahet, shthuret, shprishet, rrëzohet a prishet lehtë, kur mbiushtrohet një forcë e jashtme (për shkakvetivelëndës, nga e cila përbëhet ose të mënyrëspunimit a të ndërtimit); që nuk mban a nuk duron shumë; jo i fortë; kund. i fortë, i qëndrueshëm. Dru i dobët. Tulla (tjegulla) të dobëta. Letër e dobët. Xham i dobët. Mur (gardh, ledh, cfrat) i dobët. Urë e dobët. Shkallë (shtylla) të dobëta. Me themeledobëta. Pe (tel, krehër) i dobët. Pëlhurë (stof, lëkurë, mushama) e dobët. Këpucë (çorape) të dobëta.
4. Që nuk është i lidhur e i shtrënguar fort, i lirshëm; që nuk është i ngjitur mirë. Nyjë e dobët. Lidhje e dobët. Ngjitje e dobët.
5. spec. Që nuk ka shumë forcë, që shfaqet, lëviz a vepron me fuqipaktë e ngadalë; jo i theksuar; kund. i fortë, i fuqishëm. Erë e dobët. Rrjedhë (rrymë, dallgë) e dobët. Goditje e dobët. Puls i dobët. Tërmet i dobët. Dritë e dobët. Zë i dobët.
6. edhe fig. Që nuk është shumë i qartë e i dukshëm, që nuk është i thellë, i theksuar a i përvijuar mirë; i zbehtë, i cekët; kund. i thellë; i qartë. Gjurmë (shenja, vija) të dobëta. Ngjyradobëta. Mbresa (përshtypje) të dobëta. Parafytyrim i dobët.
7. është në një shkallë më të ulët nga mesatarja për shkak të të metavendryshmeorganevetrupit; kund. i fortë; i mprehtë. Shikim i dobët. Ndijim i dobët. Nuhatje e dobët. E ka kujtesëndobët.
8. Që ka pak fuqi lëvizëse a tërheqëse, që ka pak energji; që ka aftësi vepruesekufizuar; kund. i fuqishëm (edhe spec). Motor i dobët. Rrymadobëta (elektr.). Pushkë (kobure) e dobët. Hark i dobët.
9. Që nuk vepron menjëherë ose në mënyrëndjeshmeorganizëm (për ilaçet etj.); që nuk ka shumë alkool ose thartor, i butë (për pijet etj.); kund. i fortë. Bar (ilaç) i dobët. Duhan i dobët. Raki (verë) e dobët. Uthull e dobët. Tretësirë e dobët.
10. Që nuk ka aftësimadhe sulmuese a mbrojtëse dhe frymëlartë luftarake, që mundthyhet me lehtësi; kund. i fortë, i fuqishëm. Ushtri e dobët. Njësi e dobët. Mbrojtje kundërajrore (bregdetare) e dobët. Pikë e dobët e frontit.
11. Që nuk ka ekonomishëndoshë; që nuk mbështetetbazaqëndrueshme, nuk ka ndikimgjerënjerëzit, nuk gëzon përkrahjen e masave dhe nuk ka pushtetfortë e autoritet,; kund. i fortë, i fuqishëm. Shtet (vend) i dobët. Qeveri e dobët. Regjim i dobët. Klikë e dobët.
12. I pafuqishëm nga ana ekonomike; që ka pakardhura; i varfër; kund. i fortë, i fuqishëm. Është i dobët ekonomikisht.
13. I një cilësie jo të mirë, që nuk plotëson kërkesat e duhura. Prodhime (mallra) të dobëta. Grurë (misër, pambuk) i dobët. Tokë e dobët tokë e varfër, jopjellore. Gjellë e dobët. Vepër (vjershë) e dobët. Roman (tregim, artikull, studim) me përmbajtje (me gjuhë) të dobët.
14. Që nuk është ose nuk bëhetmasën, në shkallën a në lartësinë e duhur, që ka mjaftmeta; jo i plotë, i pamjaftueshëm, i pakënaqshëm. Punë (stërvitje) e dobët. Lojë e dobët. Mësim i dobët. Disiplinë e dobët. Kontroll i dobët. Ndihmë e dobët. Lidhjedobëta. Pjesëmarrje e dobët.
15. Që ka dije, aftësi e shprehipakta ose i përvetëson këto me vështirësi; që nuk e zotëron mirë profesionin e vet, që nuk e kryen mirë detyrën a punën e vet ose që nuk e njeh mirë një lëndë a një fushëcaktuar; që nuk ecën përpara si duhet në një punë; i paaftë;; kund. i fortë. Nxënës (student) i dobët. Mësues (mjek, shkrimtar, lojtar) i dobët. Klasë (skuadër) e dobët. Orkestër e dobët. I dobëtmatematikë (në fizikë, në gjuhë).
16. Që nuk ka bazashëndosha dhe që nuk të bind, që nuk ka forcë bindëse; që nuk mbështetetdiçkasigurt. Argumente (prova) të dobëta. Arsyetim i dobët. Mbrojtje e dobët. Shpresadobëta.
17. Që nuk bëhet me tërë forcën e duhur, me këmbëngulje dhemënyrëvendosur e të plotë. Kërkesadobëta. Përpjekje (përçapje, orvatje) të dobëta. Protesta (kundërshtime) të dobëta.
18. fig. Që nuk ka karakter a vullnetfortë, që ligështohet para vështirësive e goditjeve, që nuk ka kockëfortë; që ndikohet e preket lehtë, që nuk e përmban vetenrrethanarënda dhe përkulet shpejt, tepër i butë e i prekshëm; që nuk është i qëndrueshëm, i vendosur e i patundur; kund. i fortë. Njeri i dobët. Me karakter (me vullnet) të dobët. E ka zemrëndobët. U tregua i dobët.
19. Që ka vetiulëta ose qëllime e synimekëqija; që biekundërshtim me rregullat e me normat moraleshoqërisë dhe nuk pëlqehet e nuk pranohet prej saj; i ulët. Njeri i dobët. Sjellje e dobët. Qëndrim (veprim) i dobët. Me moraldobët.
Sin.: i pashëndet, i pafuqishëm, fuqiprerë, fuqipaktë, i sëmurë, i ligur, i hequr, i lëmekët, trupdobët, trupbrishtë, shëndetlig, i tukequr, i thatë, i mekur, i shuar, i paktë, i bëshnjakur, shtatanik, eshtak, kockanjar, i zbrujtur, i grymosur, hallkeq, i varfër, ngordhalaq, delikat, anemik, rakitik, verdhacuk, i brishtë, i hollë, dështak, i paaftë, i pazoti, i pavendosur.
*Baltë e dobët. E ka zemrën (shpirtin) të dobët (dikush) është shumë i butë a i ndjeshëm, s’e duron dot të keqen; ligështohet lehtë; ka zemërdobët; kund. e ka zemrën fortë. *Pikë e dobët.

DREQ

DREQ,~I m. sh. ~ËR, ~ ËRIT 1. fet., mit. Djall1. Punët e dreqit. Pasurinë e horrit e ha dreqi. (fj. u.). Të të ketëdorë i keqi, është sikur të të hajë dreqi. (fj. u.). Lëri dreqit petkun, të shpëtosh lëkurën. (fj. u.).
2. fig., bised., keq. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall. S'bëhet punë me atë dreq. Ngatërroi tërë botën, dreqi.
3. bised., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e di të gjejë zgjidhje edhegjendjevështira; njeri që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë; djall. - Është dreqi vetë. - Ik, ore dreq!
4. bised. (me përemrin pyetës ç’ dhe me ndajfoljet pyetëse si?, ku?). Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë, të mërzitjes, të zemërimit etj. – Ç’dreq kërkon? – Ç’dreq (ç'dreqin) pati? - Ç’dreqin do? - Si dreqin nuk e takove? - Ku dreqin e humbët?
U për dreq (për *djall) (dikush a diçka). Ku bën dreqi *vezë. Ia bëri *pajë dreqit (shejtanit) (dikush). U bind dreqi bised. ndodhi diçka e jashtëzakonshme, u një pështjellim i madh; u çuditëngjithë nga një e papritur. E çoidreq (në *djall) (dikë a diçka). S’i di dreqi (*djalli) përenjtë iron. Dreqi (*djalli) me të birin bised. Dreq (*djall, shejtan) me brirë. Dreqi (*djalli) e di (e merr vesh) bised. Një *djall (një dreq) e gjysmë bised. Një dreq (një *djall) e gjysmë bised. Ç’dreqin (djallin) ke? keq. çfarë ke që s’rri mirë, që s’je i kënaqur, që je i mërzitur, që s’flet, që grindesh, që zemërohesh kaq shpejt e kaq shumë etj.?; ç’dreqzuri?; ç’bretkun ke? Dreq (*djall) o punë! bised. (Ka) sa të hajë dreqi bised. ka shumë, ka pa masë; ka sa të duash; (ka) sa të hanë qentë. I hipën (i kërcyen) dreqërit (*djajtë) (dikujt) bised. I ka hyrë dreqi (*djalli) në bark (dikujt) bised. I ka hyrë dreqi (*djalli) në bark (dikujt). Është në *hise me dreqin (dikush) keq. I kalli (i futi) dreqin (*djallin) (dikujt a diçkaje) bised. Ka dreqin (*djallin, të paudhin) në bark (dikush) bised. E mori (e hëngri) dreqi (djalli) (dikë a diçka) bised. përfundoi keq, mori fund e s’ka të ndrequr; e mori lumi; e piu e zeza.marrtë dreqi (*djalli)! mallk. polli dreqi (*djalli) bised. *Punë dreqi! bised. shtiu dreqërit (*djajtë) (dikush) bised. Vajti (shkoi) në dreq (në *djall) (dikush a diçka) bised. keq. dreq (në *djall) të vejë (të shkojë)! mallk.

GJUMË

GJÚM/Ë,~I m. 1. Gjendje e njeriutfle, kur pushon trupi, ndërpritet pjesërisht ose plotësisht veprimtaria e vetëdijes dhe dobësohen disa procese fiziologjike; nevoja, dëshira ose mundësia për të fjetur. Gjumë i qetë. Gjumë i thellë. Gjumi i parë gjumi i orëvepara, që zakonisht është i thellë. Gjumi i natës (i mëngjesit, i drekës). Gjumin e ëmbël! urim për atë që shkonflejë. Si nëpër gjumëmënyrëturbullt, jo qartë. E zuri (e mori) gjumi fjeti. S’kam gjumë nuk më flihet, nuk më zë gjumi. Zgjohem (ngrihem) nga gjumi. Është nëpër gjumë është përgjumësh. E ka gjumin si të lepurit e ka gjumin shumëlehtë.vjen gjumë. I doli gjumi. Gjumi është vëllai i vdekjes (fj. u.). Gjumë qengjash (bised.) gjumë i qetë, i ëmbël. Gjumë qensh (bised.) gjumë i shqetësuar, copa-copa. Dhoma e gjumit (bised.) mobiliedhomësgjumit.
2. fig. Gjendje plogështie, kur nuk bën punëgjallë a kur e fle mendjen për gjithçka; amulli në një punë a në një veprimtari. Biegjumë e fle mendjen.
3. Ulje e theksuar e veprimtarisë jetësoredisa gjitarëve e të disa kafshëve me gjakftohtë, që flenë për një kohëgjatëdimër për shkak të të ftohtit ose në verë për shkak të të nxehtit e të thatësirës. Gjumi i ariutdimër. Biegjumë bretkosa (gjarpri, hardhuca).
4. fig. Gjendje e fjetur e natyrësdimër, kur gjithçka duket sikur ka humbur gjallërinë jetësore. Gjumi i natyrës. Toka biegjumë.
Sin.: qorr, gjumësi, amulli, plogështi.
Bën gjumë (dikush). 1. Fle. 2. Nuk punon a nuk vepron, nuk e ndjek një çështje etj.; rri pa u shqetësuar për asgjë, fle; fle gjumin e ariut; fle gjumin e madh; ia fut (ia këput) gjumit. Bën gjumin ariut e (e arushës) (dikush) tall. fle thellë e gjatë; kund. bën gjumin e lepurit (dikush) keq. Bën gjumin e lepurit (dikush) keq. e ka gjumin shumëlehtë; fle me merak a me frikë; fle zgjuar; fle me një sy; kund. bën gjumin e ariut (e arushës) (dikush) tall. E bëj gjumin *të qetë. Bëra (mora) një *sy gjumë. Biegjumë (dikush). 1. E zë gjumi, fle. 2. E fle mendjen për diçka, nuk e ka më në kujdes e nuk përpiqet për ta ruajtur; e heq mendjen nga rreziqet e të papriturat, nuk është syçelë; fle gjumin e ariut; fle gjumin e madh; ia fut (ia këput) gjumit. U çua nga gjumi (dikush) nisi t’i kuptojë gjërat siç janë, po e shehvërtetën, u zgjua; i doli gjumi (dikujt); iu hapën (iu çelën) sytë (dikujt). I doli gjumi (dikujt) po i sheh më në fund gjërat ashtu siç janë; u shkund e nisiveprojë; u çua nga gjumi; iu hapën (iu çelën) sytë. Fle gjumë (dikush) nuk merret me asgjë, nuk punon a nuk shqetësohet për asgjë; rri kot; bën gjumë; biegjumë; fle gjumin e ariut; fle gjumin e madh; ia fut (ia këput) gjumit. Fle (bën) gjumin e ariut (dikush) nuk kupton se ç’bëhet për një kohëgjatë; nuk tregon vëmendje për diçka për shumë kohë, nuk ndjek fare një zhvillim, një detyrë etj.; fle gjumë; bën gjumë; biegjumë; fle gjumin e madh; ia fut (ia këput) gjumit. Fjetsh gjumin e madh! mallk. vdeksh! Fle gjumin e madh (dikush). 1. euf. mospërf. Ka vdekur; flemadhin. 2. Nuk bënë asnjë punë ose asnjë veprim, nuk shqetësohet për asgjë, është si i vdekur; rri kot; fle gjumë; bën gjumë; flemadhin; ia fut (ia këput) gjumit. Ia fut (ia këput) gjumit (dikush). 1. Fle. 2. E heq mendjen fare nga diçka e nuk e çankokën për të; nuk punon ose nuk vepron fare; nuk shqetësohet për asgjë; rri kot; fle gjumë; bën gjumë; fle gjumin e ariut; fle gjumin e madh. Flet si nëpër gjumë (dikush) shih flet përçart (dikush). Gjumë e brumë keq. duke e kaluar jetën pa punuar e duke ngrënë mirë; pa çarë kokën për punë e pa e munduar veten. Gjumë gjarpri gjendje e një mpirjeje të plotë, kur dikush nuk bën asgjë ose nuk lëviz fare, plogështi e rëndë. ikën gjumi shqetësohem shumë, s’kamqetësi pa mbaruar diçka, nga meraku etj. *Gunë pa gjumë. Ështëgjumë (dikush) nuk di gjë fare, as ka parë e as ka dëgjuar gjë (për një njeri që e merr vesh tepër vonë diçka). I ka guna gjumë (dikujt) është fare i qetë, se i vete çdo gjë mbarë, nuk ka halle e shqetësime; e bën gjuminqetë. E ka gjumin në *xhep (dikush) tall. Më lë pa gjumë (dikush a diçka) shih prish gjumin (dikush a diçka). E nxjerr nga gjumi (dikë) e bëj që të hapë sytë e të shohë siç janë gjërat, të ketë kujdes e vëmendje për diçka, të ruhet nga rreziqet e të papriturat etj. Nuk e prish gjumin (dikush) nuk shqetësohet e nuk mërzitet fare për diçka, është i pandjeshëm e indiferent, s’do t’ia dijë; nuk e prish gjakun; kthehetkrahun tjetër. prish gjumin (dikush a diçka) më shqetëson shumë, më fut dyshimin, merakun a frikën; më lë pa gjumë. Rri pa gjumë jam shumë i shqetësuar për dikë a për diçka, kam merakmadh; nuk më zë gjumi. E vë në gjumë (dikë). 1. Bëj që të mërzitet dhehumbasë interesin e vëmendjen për të dëgjuar. 2. Bëj që të humbasë syçeltësinë e gatishmërinë, e bind që të rrijë i qetë (zakonisht duke e mashtruar); bëj që të ndodhet i papërgatitur përballë një rreziku a përballë një të papriture; e përkund (e tund) djep. Nuk vë (nuk shtie) gjumë në *sy. Nuk më zë gjumi (për diçka) e kam kujdesin ose mendjen vazhdimisht për diçka, jam i shqetësuar vazhdimisht për të; rri pa gjumë. E zë gjumi mbi *gomar (dikë) mospërf.

GJË

GJË,~JA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Diçka lëndore e konkrete e botës jo të gjallë, që rroket nga shqisat si trup i veçantë; diçka e nevojshme për jetesë a që përdoretjetën e në punën e përditshme; send. Gjërat rreth nesh. Gjë e shtrenjtë (e çmuar). Gjëranevojshme. Gjërat ushqimore. Gjërathata ushqimethata. Gjë me vlerë. Prodhon gjëramira. Çdo gjë që ndrit nuk është ar (fj. u.). Nuk ka gjëravetvete.
2. bised. Diçkandeshetjetë; çështje, rrethanë, punë, ndodhi etj.; shqetësim, telash, hall etj.: Gjëja kryesore. Gjë e vështirë (e lehtë, e vogël, e zakonshme). Gjërandryshme. Ka gjërareja. Gjërangjasin. Kjo gjë më prekuzemër. mundon një gjë.
3. bised. Diçka e thënë a e shkruar; vepër e krijuar nga dikush. Thotë gjërabukura. Flet shumë gjëra. Përsërit po ato gjëra. Ka shkruar gjëramira. Pikturonte gjëra interesante.
4. Bagëti; kafshë ose kandërr. Gjëja e gjallë. Pazar gjësh. Kullot gjënë. Dala e gjësë (veter.) E ka kafshuar ndonjë gjë.
5. bised., kryes. nj. Qenie me veticaktuara. Gjë e egër. Gjë e bukur. Gjë e shëmtuar. Gjë e rrallë.
6. bised., kryes. nj. Pasuri, mall, pronë. Gjë e tundshme. Gjë e patundshme. Gjë pa zot. Vuri mall e gjë.
7. bised. Fis, gjak. -A je gjë me të? Ne jemi edhe gjë bashkë.
8. euf. Sëmundje ose çrregullim i organizmit. Nuk ka gjë të rëndë. Të rëntë ndonjë gjë!
Sin.: send, çështje, rrethanë, punë, ndodhi, shtazë, begati, katandi, njeri, farefis, gjini.
S’del gjë. 1. (nga dikush). Nuk e zbulon a nuk e tregon diçka, e ruanfshehtën, është i sigurt që nuk flet, nuk ia nxjerr dot çka di. 2. (dikush a diçka). Nuk qe ashtu siç mendohej a siç pritej, nuk ka aftësitë a cilësitëkërkoheshin; nuk qe ashtu si e kam ditur. 3. (nga dikush a nga diçka). Nuk sjell atë që pres, nuk jep frytet e duhura; nuk ngjan siç duhejngjante a nuk bëhet si duhejbëhej. S’i del gjë prej *thonjve (dikujt). S’më duket gjë (dikush a diçka) s’e vlerësoj fare, sikur s’ka ndonjë vlerë; s’më tërheq, s’më pëlqen, s’më bind; nuk ma mbush syrin; s’më hyn në sy. S’kam futur (s’kam vënë, s’kam shtënë) gjë në *gojë. Gjë e gjallë përb. njeri i trashë nga mendja, që rron pa ndier e pa kuptuar si çdo njeri normal; i prapambetur; hajvan. Gjë prej gjëje asgjë fare, kurrgjë. Si pa gjë të keqe pa i bërë përshtypje dikujt, me lehtësinë më të madhe, sikur të mos ketë ndodhur asgjë; si rastësisht; pa pikë përgjegjësie; sikur s’i kupton pasojat e këqija dikush; pa e prishur gjakun; pa e çarë kokën. Sikur ha gjënë (*bukën) e vakëfit (dikush) keq. S’më hyn (gjë) në *thes. Nuk më hyn (gjë) në *xhep. S’është për gjë (dikush) nuk është fare i zoti, nuk vlen fare, s’kryen dot asnjë punë, s’ke ç’e do!; s’e ke për gjë. Nuk është pa gjë. 1. (dikush). Ka edhe ai faj, të meta e gabime; ka edhe ai gishtdiçka. 2. (dikush). Diçka di edhe ai, nuk është fare i paditur a i paaftë, ka një farë brumi a zotësie. 3. (diçka). Ka diçkavërtetë, nuk flitet kot për të. S’ka gjë. 1. Nuk prish punë, nuk do vënë re, nuk është diçka shumë e rëndë; s’ka gajle. 2. Përdoret si përgjigje mirësjelljeje pas një falënderimi, në vend të “ju lutem” a “s’ka përse”. Nuk e ka për gjë (diçka). 1. E bën pa vështirësi diçka, e ka farelehtë; e përballon pa u munduar fare; e ka bukë e djathë; e ka një kafshatë bukë; e ka gjethe; s’e ka për gajle. 2. Nuk i bën fare përshtypje (për një veprim a sjelljekeqe ose të turpshme), nuk i vjen as droje, as turp; nuk e ka për pesë (dikush); i ka plasur cipa (e ballit) (dikujt); e ka për hiçmosgjë. S’e ke për gjë (dikë) nuk është fare i zoti dikush, nuk vlen, s’kryen dot asnjë punë me të; s’është për gjë. S’ka gjë në *dorë (dikush). E ka për (gjë) *të madhe (diçka). S’ka gjë në të (dikush) nuk e ka në rregull punën, s’i vete si duhet, s’do t’ia arrijë qëllimit; e ka gabim; s’ka gjë në torbë; s’ka gjë në vijë; s’është gjëkundi. S’ka gjë në *torbë (në trastë) (dikush). S’ka gjë në *vijë (dikush). Ka gjë e mall (*mall e gjë) (dikush). S’i lë gjë *mangët (dikujt a diçkaje). S’i lë gjë *metë (dikujt a diçkaje). S’mban gjë (dikush). 1. Është dorëdhënë, ç’t’i kërkoshjep, nuk kursehet. 2. keq. Ç’di e thotë, nuk e ruan një të fshehtë, zbrazet lehtë; është i hapur. Nuk mban gjë në *bark (dikush). S’mban (gjë) në *trup (dikush). Nuk nxjerr gjë në *breg (dikush). Nuk nxjerr gjë në dritë (dikush). Nuk nxjerr gjë në *krye (dikush). Nuk nxjerr gjë në *shesh (dikush). Nuk nxjerr gjë në *vijë (dikush). Pesë *para gjë. S’i rri gjë në *bark (dikujt) keq. Nuk nxjerr gjë në *treg (dikush). Nuk shtiu (nuk futi) gjë në *thes (dikush). Nuk shtiu (nuk futi) gjë në *xhep (dikush). Nuk zë gjë me *dorë (dikush).

GOJËTAR

GOJËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që flet bukur e rrjedhshëm, ai që di t’i lidhë bukur fjalët e shprehjet, ai që flet qartë dhebind për atë që thotë; njeri i gojës.
2. let. Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm, ai që të bën për vete me forcën e fjalës së tij, orator. Gojëtar i madh (i shquar).
Sin.: ligjërues, orator.

GOJËTARE

GOJËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajoflet bukur e rrjedhshëm, ajo që di t’i lidhë bukur fjalët e shprehjet, ai që flet qartë dhebind për atë që thotë; njeri i gojës, oratore.
Sin.: ligjëruese, oratore.

JOBINDËS

JOBÍNDËS,~E mb. Që nuk është bindës, që nuk të bind; kund. bindës.

KAIL

KAÍL ndajf., bised.mënyrë bindëse; bindshëm. Jam kail jam gatibindem për diçka; jam gati i bindurbëj diçka. E bëra kail (dikë) e binda; mezi e binda. Më në fund u kail më në fund u bind (për diçka); mezi u bind. Ishte kail ta pranonte.

KANDIS

KANDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. E bind dikë ose ia mbush mendjen për të kryer një punë, një shërbim etj. Mezi e kandisëm si kandidat. Na kandisishkonimplazh.
2. jokal. Bindem dhe vendosbëj një punë, një shërbim etj. Kandisiikte (të emigronte).
Sin.: bind, vendos.

KOKË

KÓK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~A, ~AT 1. anat. Një ndër pjesët kryesore dhe ndër organet e sipërme më të rëndësishmetrupitnjeriut, ku ndodhen trutë, sytë, veshët etj.; krye; kryet. Koka e djalit (e vajzës). Kafka e kokës. Me kokëqethur. Me kokë poshtë (lart). Nga koka deri te këmbët. Ngre (ul) kokën. U plagoskokë. Më dhemb koka. Përshëndeti me kokë. I ra topit me kokë. Fluturon mbi kokat tona. Vuri kapelënkokë.
2. Ky organpjesën e përparmetrupitkafshëve, të shpendëve dhekandrrave; krye. Koka e lopës (e kaut). Koka e gjarprit (e fluturës). Kokë viçi. Mish (tru) koke. Paçe koke. Bleu (hëngri) një kokë keci.
3. Njësi për të numëruar njerëzit, bagëtinë etj.; gojë (që duanhanë a të ushqehen). Rrogë e kokë. Kam njëqind kokë dhen (lopë).
4. fig. Ky organ i trupitnjeriut me trurin si vatër e intelektit dhe e aftësive mendore, si qendër e të menduarit dhe e të arsyetuarit; mendje, mendtë; krye. Njeri me kokë njeri me mendkokë; njeri i mençur. E ka kokën plot është i ditur dhe i mençur. Ia mbushi kokën e bindi. Kështu i thotë koka kështu mendon. Ia bëri koka e ka fajin vetë. Kanë një kokë mendojnë njëlloj. S’ka kokë s’ka mendkokë. S’ia pret koka nuk arrin ta kuptojë a ta mendojë mirë. E ka kokën bosh s’ka mendkokë. E ka kokën shkëmb (të fortë) është kokëfortë. M’u koka çorbë (dhallë, bozë, përshesh, lëmsh, tym)janë ngatërruar mendimet; jam krejt i hutuar. Nuk çan kokën nuk shqetësohet; nuk e lodh trurin a mendjen. S’di ku kam kokën (nga hallet ose telashet). I vjen koka vërdallë ka shumë punë a halle. Bën si i thotë koka bën siç mendon vetë.
5. fig. Kjo pjesë e trupitnjeriut si organipërfaqësues i jetës; jeta e njeriut si gjëja më e çmuar; vetja; krye. Mik për (me) kokë mik që jep edhe jetën për dikë. Lë (jap) kokën për atdheun (për fëmijët) jam gativdes për të mbrojtur atdheun (fëmijët). La kokënluftë u vraluftë. Shyqyr që shpëtoi kokën shyqyrshpëtoi gjallë (veten). Përgjigjem me kokë përgjigjem me jetën time; betohem. I bëri dëm kokës i bëri dëm vetes. Thyej kokën! (mallk.) shkodjall! Për kokën e babait (betim.). Rrit gjarprin të të hajë kokën (fj. u.) thuhet për një njeri mosmirënjohës.
6. Vendi i parë dhekryesor, më i nderuar dhe më i respektuar; kreu i diçkaje. Koka e krevatit (e djepit).
7. edhe fig. Fillimi i një radhe, i një vargu qeniesh a sendesh; kreu i një varg veprimesh a veprimtarish; kreu. Koka e kolonës (e rreshtit, e skuadrës). Koka e frontitluftimit.
8. fig. Përgjegjës a drejtues i lartë dhe i respektuarfamilje, në një ndërmarrje a sipërmarrje etj.; drejtuesi a udhëheqësi, kryetari i një qeverie, i një partie, i një organizate etj.; truri; kreu. Koka e një vendi (e një shteti, e një qeverie). Kryefamiljari (biznesmeni) është koka e familjes (e biznesit). Turmë (organizatë) pa kokë.
9. fig. Thelbi a problemi themelor i një çështjeje, i një kauze etj.; ana kryesore e diçkaje; objektivi, pikësynimi më i rëndësishëm. Koka e problemit (e çështjesdiskutim). Bisedë (muhabet) pa kokë bisedë e kotë, pa një pikësynimcaktuar.
10. bot. Zhardhoku a fryti i rrumbullakët i një bime, kokrrashërben si ushqim, për rimbjellje a për riprodhim. Kokë qepe (hudhre). Kokë lakre.
11. Pjesë përbërëse kryesore e diçkaje, e ngjashme me këtë organnjeriut, me kokrrën a me frytin e disa bimëve a pemëve. Koka e kandarit. Koka e gozhdës (e gjilpërës).
12. kryes. nj., bised. Flokët e kësaj pjesetrupitnjeriut dhedisa kafshëve. Qetha kokën qetha flokët.
Sin.: krye, kryet, kaptinë, mendje, mendtë, jetë, vetja, fillimi, ballë, rradake, kungull, kaploqe, tutkë, udhëheqës, truri, zhardhok, objektiv, pikësynim, kokërr, flokët.
avullon koka (kryet) kam shumë shqetësime e telashe sa nuk di ç’të bëj, s’di nga t’ia mbaj;zien (më mizëron) koka. Bëhet *berberkokën e tjetrit (e qerosit) (dikush) iron. I është bërë koka shih i është bërë mendja M’u koka *barut. M’u koka (mendja) *bozë. M’u koka (mendja) *çorbë. M’u koka *daulle. M’u koka (mendja) *dhallë. M’u koka *finjë. I bëhet një kokë nga këmbët (dikujt) është shumë i sëmurë, po vuan gjatë; s’ka (s’gjen) derman (dikush). M’u koka (mendja) *lëmsh. M’u koka (mendja) *llum. M’u koka (mendja) *përshesh. M’u koka (mendja) *tym. Ia bëri koka (dikujt) e ka fajin vetë, si bëri ashtu gjeti. I ka bërë kokën (kryet) (dikujt) e ka lindur; ka bërë që të vijëkëtë jetë, i ka dhënë jetën; i ka bërë rradaken bised. Bën kokë (krye) nga bishti (dikush) s’lë gjë pa bërë për t’ia arritur qëllimit, ia gjen mënyrën a mjetin, përmbys çdo gjë për të fituar. I bëj kokën (mendjen) *bozë (dikujt). Ia bëj kokën (mendjen) *çorbë (dikujt). Ma bëri kokën *daulle (dikush). Nuk i bën koka *def (dikujt). S’i bën koka *dimër (dikujt). Ma bëri kokën (mendjen) *dhallë (dikush). bën koka *miza. Ma bëri kokën (mendjen) *përshesh (dikush). Ma bëri kokën (mendjen) *sallatë (dikush). Ia bëri kokën *tullë (dikujt). Ia bëj kokën (mendjen) *tym (dikujt). Bën me kokë (me krye) të vet (dikush) vepron si mendon vetë, nuk pyet asnjeri, bën si di a si do vetë, nuk i merr mendim askujt. Bëj *pazar kokën (xhanin). Më ra *çatiakokë. I ka rënë *diellikokë (dikujt) edhe iron. I bie kokës (në kokë). 1. (dikujt) E godet, e qorton ashtu siç duhet e aty ku duhet, nuk e kursen. 2. (diçkaje) Fillon ta harxhojë, ta shesë a ta hajëgjithë pa kursim (për paratë, plaçkat, bagëtitë etj.). I ra mbi kokë (mbi krye) (dikujt) është ai që do ta përballojë diçka ose që do ta vuajë një hall etj.; atij i ndodhi, atë e gjeti e keqja, ai e pësoi. I ra në kokë (dikujt). 1. E trullosi, e zuri, e dehu (rakia a ndonjë pije tjetër); i ra në tru; ia mori mendjen. 2. E joshi, e magjepsi; u shastis pas dikujt a pas diçkaje, u si i marrë; iu ndez koka; i hipi (i kërceu) në kokë; ia plasikokë; ia mori mendjen; i pikonzemër. Ku më ka rënë koka ku kam lindur. Më ra prapa kokës (diçka) më goditi rëndë, më preku shumë diçka e papritur, më trullosi. I bie kokës me grushte (dikush) pendohet rëndë për një veprimgabuar a për një faj që ka bërëparë, e dënon veten për atë që ka thënë a që ka bërë, shpreh pendimthellë; i bie gjoksit me grushte; rreh gjoksin. I bie koka *erë hallvë (dikujt) keq. Më ka rënë *leshtë e kokës (me diçka). Bie *miu e thyen kokën (diku). Më ra *qiellikokë. Më kanë rënë *qimet e kokës (me diçka). I bie *malit me kokë (me krye) (dikush). I bie *murit me kokë (me krye) (dikush). Më ra *tavanikokë. Më ka rënë *valakokë. E bluankokë (diçka) e mendon mirë e mirë para se të vendosë për diçka, e shoshit mirë, e rreh me vetveten.buçet koka kam shumë kokëçarje e telashe, s’di nga t’ia mbaj;zien (më mizëron) koka; më avullon koka (kryet). M’u ça (m’u hap) koka kam dhembjemadhekokë; kam zjarrmimadhe; m’u hapën trutë.çau kokën (kryet) (dikush). 1. Më shqetësoi me zhurmën e vazhdueshmebën, më shurdhoi; çau veshët. 2. mospërf.mërziti shumë me fjalë, me këshilla, me qortime, me kërkesa ose duke përsëritur shpesh diçkapapëlqyeshme;çau veshët; më çau trapin shpërf. vulg.;çau bythën përb. vulg. Nuk çan kokën (kryet) (dikush). 1. Nuk shqetësohet fare për dikë a diçka, nuk tregon asnjë kujdes; nuk e prish qejfin; nuk e prish gjakun; nuk e vë ujinzjarr; nuk iu dogj barku (dikujt) iron.; nuk i plasi barku (dikujt) iron.; nuk i hapet barku (dikujt) përçm.; e hedh pas (prapa) krahëve; aq i bën (dikujt). 2. shih nuk e lodh mendjen (dikush). 3. Nuk pyet fare për dikë a diçka, për ato që i thonëtjerët, për qortimet që i bëjnë etj., s’ia ka frikën askujt dhe asgjëje; s’e çan kaptinën bised.; s’e zë meraku (dikë); nuk i bëhet vonë (dikujt); s’e bën qejfin qeder; s’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë. Çan *pishën me kokë (me krye) (dikush). Çoi kokën (kryet) (dikush). 1. U mëkëmb pas një sëmundjejerëndë; e mori veten. 2. U përmirësua ekonomikisht, ështëgjendje më të mirë; e mori veten. I doli *hurimajëkokës (dikujt). I doli koka (diçkaje) u shfaq, u zbulua, u duk; i dha shenjat.del *avull nga koka. Më del *flakë nga koka. Më del *tym nga koka. Më del *zjarr nga koka. S’i dëgjon koka (dikujt) nuk dëgjonbëjë si i thotë dikush, nuk bindet e nuk pranon, është kokëfortë; nuk i mbushet koka; nuk merr vesh (dikush); s’i mban vesh (dikujt). S’di ku të futë kokën (kryet) (dikush) ka shumë halle e telashe sa nuk di ç’të bëjëparë; është shumë i shqetësuar e s’di si të veprojë. S’di ku kam kokën (kryet) kam shumë halle e telashe sa nuk di ç’të bëjparë; jam i hutuar e s’di si të veproj; e humba kokën. I di koka (dikujt) është i zgjuar e i shkathët, di shumë a kupton shpejt; nuk ia hedh dot; di të sigurojë gjithçka për vete; i di lëkura; i di rradakja bised. Ia di kokën (dikujt) shih (e njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). M’u drodhën *leshrat e kokës. M’u drodhën *qimet e kokës. E do me *kobure (me revole) (kokës) (dikush). Me dy *farëzakokë (dikush) mospërf. S’i dhemb koka (kryet) (dikujt) i ka të gjithamirat, nuk i mungon asgjë, nuk vuan për asgjë, nuk ka asnjë shqetësim, as që do t’ia dijë. I fërkon kokën (kryet) (dikujt) e mbron dhe e përkrah; e merr me të mirë, e përkëdhel për t’i marrë mendjen dhe për të përfituar diçka. Ia fërkoj kokën me *akull (dikujt).fërkon kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. shih ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët (dikush).fluturon (të ikën) koka (kryet)pret dënimi më i rëndë, të ikën jeta, të pret vdekja;fluturon (të ikën) kaptina bised. M’u fry koka. 1. Ndiej lodhjemadhe nga puna mendore. 2. Më duket vetja shumë i mençur, shumë i zoti a shumë i kulturuar, fryhem e kapardisem sikur çoç jam; m’u rrit mendja. Ia ftohu kokën (kryet) (dikujt) e bëri t’i shohë gjërat siç janë, e bëriheqë dorë nga entuziazmi i kotë a nga bindja e gabuar dhebëhetrealist; e shtroi dikë, e bëribindet, të ulet e të shohëvërtetën siç është. Fut kokën (diku) strehohem diku; fshihem diku. E fut kokën*lak. Ia futikokë (në krye) (dikujt) e bindi dikë për diçka, e bëri që ta kuptojë e ta ngulë mirëmendje diçka; ia kujtoi, ia përmendi që të mos e harrojë. Nuk më futet (nuk më hyn) në kokë (në krye) (diçka) s’e kuptoj dot a s’e mësoj dot diçka, nuk arrij ta rrok a ta kap e ta mbaj mend; nuk ma nxë koka; nuk më futet (nuk më hyn) në kaptinë bised. nuk më hyn në tru; nuk i gdhendet koka (dikujt). Nuk i gdhendet koka (dikujt). 1. S’e kupton a s’e mëson dot diçka, nuk arrin ta rrokë, ta kapë a ta mbajë mend; nuk ia nxë koka; nuk i futet (nuk i hyn) në kokë (në krye). 2. Nuk shtrohet, nuk bindet, nuk merr vesh çfarë i thonë; është kokëfortë. Me gurëkokë (te koka). *Gjarpër me dy koka. E gjeti kokën e kandilit e pësoi rëndë siç e meritonte me sjelljen e vet të keqe, mori atë që meritonte. I ha (i kruhet) koka (dikujt) jep shkak vetë që ta qortojnë a ta rrahin, kruhet vetë, s’rri urtë; e kërkon vetëkeqen, s’rri rehat, nuk ruhet; i ha koka për brirë; i hanë brirët; i ha (i kruhet) kurrizi (shpina, rruaza); i hanë (i kruhen) hundët. Ia hëngri kokënI (kryet) (dikujt). 1. E mërziti shumë duke i kërkuar vazhdimisht diçka derisa ia arrin qëllimit. 2. E çoi drejt vdekjes; e shpurivarr, e vdiq. Ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajkavazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojësjellje etj.; ia hëngri zemrën (shpirtin). Hanë kokën (me njëri-tjetrin) zihen, grinden, nuk lënë gjë pa thënë kundër njëri-tjetrit; (shkojnë) si eshka me urorin (me masatin); shkojnë thikë e brisk. Kokënhanë! mospërf. lezihen e të vriten, as që bëhem merak për ta; vetë e pësofshin! I ha koka për brirë (dikujt) e kërkonkeqen vetë, kruhet vetë për sherr a për diçka tjetërkeqe; i ha koka; (e kërkon) si breshka gozhdën (dikush). Ma hëngri kokën (kryet) (me të mirë) (dikush) më bindi me fjalëmira, ma ktheu mendjen me të butë për diçka që e kisha vendosur; nuk mund ta kundërshtoja më;bëri për vete; ma hëngri zemrën.hapi kokën (dikush) më nxori telashemëdha; më mërziti shumë. E heq (e fshij) nga koka (diçka) nuk mendoj më për diçka, e harroj përfundimisht; e fshij (e shlyej) nga mendja; e fshij (e shlyej) nga kujtesa. I hipi një *avullkokë (dikujt). I hipi (i kërceu) *gjakukokë (në tru) (dikujt). I hipi në (mbi) kokë (dikujt). 1. Nuk i ndahet; e vëzhgon dhe e kontrollon vazhdimisht; i rri (i qëndron) në (mbi) kokë. 2. E nënshtroi, e theu; e përuli; e vuri poshtë (dikë). I hipi (i kërceu) në kokë (në krye) u ndez menjëherë; iu mbush mendja për të bërë diçka dhe nuk heq dorë; ashtu iu tek e ashtu do të bëjë; i ra në kokë; iu ngulkokë; i hipi (i kërceu) në tru; i shkrepi (i feksi) në tru; iu ngul në tru; i kërceu delli (i ballit). Më ka hipur*majëkokës (dikush a diçka). S’më hiqet nga koka. 1. (dikush a diçka) shih s’më hiqet nga mendja (dikush a diçka). 2. (diçka) Nuk më shkulet një bindje a një mendim i caktuar, e mbaj përgjithnjë ashtu si e di a si e besoj; m’u mendja havale. E humba kokën u hutova krejt, nuk e di ku jam e ç’po bëj; u trullosa, s’jam i kthjellët në të menduar; s’di ku kam kokën. Humbi kokën e pyet për flokët (dikush) shih humbi qetë e pyet për brirët (dikush). Humbi *mendtë e kokës (dikush). I hyrikokë (në krye) (dikujt). 1. (diçka) E kuptoi dhe e përvetësoi, e kapi, e rroku, e mësoi; i hyrikaptinë bised.; i hyri në tru. 2. (për diçka) shih i hipi (i kërceu) në kokë (në krye) (dikujt).kanë hyrë *mizakokë. I iku (i shkoi) koka (kryet) (dikujt) e vranë, i morën jetën; vdiq; i iku (i shkoi) kaptina bised.ikën *trutë e kokës. Është *fushë nga koka (nga mendja, nga mendtë) (dikush). Është *fyell nga koka (nga mendja, nga mendtë) (dikush) mospërf. Është kokë (krye) më vete dikushbën siç mendon vetë, ai që mendon e vepron ndryshe ngatjerët; njeri i veçantë e disi i çuditshëm; ai që vepron sipas kokës së vet, që s’do t’ia dijë për askënd; kokëkrisur; është kaptinëvete bised.; bën fshatvete (dikush). (Është) *mizë pa kokë (pa krye) (dikush). Është *poç nga koka (nga mendja) (dikush). Është *qyp nga koka (nga mendja) (dikush). S’është *tamam (nga koka) (dikush). Jap kokën (për dikë a për diçka). 1. E dua shumë; jap edhe jetën për dikë;kokën. 2. shih pres kokën (kryet) (për diçka). S’të jep as *gur për të çarë kokën (dikush). I jep krahun e të merr (të rrëmben) kokën (dikush). S’të jep një *morr të kruash kokën (dikush) përçm. S’kam *çati mbi kokë. S’ka kokë (dikush). 1. shih s’ka tru (dikush). 2. (për dikë a për diçka) Nuk e vlen, nuk e meriton dikë a diçka, s’është aq i mirë për të. 3. (diçka) E ka humbur forcën, s’është më i fortë; nuk mban dot gjatë, ka kaluar e nuk mundkthehet më (zakonisht për reshjet, për motin etj.). Një kokë kanë mendojnë e veprojnë njësoj, njësoj (zakonisht për të keq). Me sa ka në kokë (në krye) me sa fuqi që ka, me gjithë forcën e zërit; sa i ha zëri; sa i ha fyti; sa i ha gurmazi; sa i hanë mushkëritë; në kupëqiellit. E ka kokën me *ashkla (dikush) përçm. E ka kokën (kryet) *bosh (dikush). E ka kokën *cangë (dikush) krahin. E ka kokën *cekët (dikush). E ka kokën me *cepa (dikush). E kam kokën (mendjen) *çorbë. E kam kokën *daulle. E kam kokën (mendjen) *dhallë. E ka kokën *fortë. E ka kokën *fushë (dikush). E ka kokën *gdhe (dikush). E kam kokën*gërshërë. E ka kokën me *gunga (me xhunga) (dikush). E ka kokën *gur (dikush). S’ka as kokë e as këmbë (diçka) është pa trajtë, s’ka as fillim e as mbarim; është rrëmujë a lëmsh e nuk di nga ta kapësh (një punë). Ka kokën nga këmbët (dikush) tall. është shumë i prapë (zakonisht për një fëmijë); s’lë dy gurë bashkë; s’i rri bytha në një vend (dikujt). E ka kokën *kërcu (dikush). E kam (e mbaj) mbi kokë (në krye) e sipër (dikë) e çmoj shumë, e nderoj aq shumë sa mbi të s’vë njeri tjetër. E ka kokën *mushkë (si të mushkës) (dikush). E ka kokën (kryet) *plot (dikush). E ka kokën*prush (dikush). E kam kokën (mendjen) *rrëmujë. E ka kokën *shkëmb (dikush). E kam kokën mbi *shpatulla. E ka kokën *shpellë (dikush). E ka kokën *tullë (dikush). E ka kokën *vare (dikush). Nuk e ka kokën (mendjen) në *vend (dikush). E ka kokënvend *të lig (dikush) keq. E ka kokën me xhunga (me *gunga) (dikush). E kam kokën *zjarr. Ka *lakrakokë (dikush). E kam *lidhurkokë (diçka). Nuk i ka mendtëkokë (në krye) (dikush) nuk di se ç’bën, sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk ështërregull nga trutë; i ka mendtëmajëthanës; i kanë dalë mendtë mbi bishtaleca (dikujt). E ka mendjen (i ka mendtë) në kokë (dikush). 1. Ështëgjendjearsyetojë vetë, gjykon vetë; është i mençur, nuk është budalla; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës. 2. Është i përmbajtur, nuk flet a nuk vepron pa i matur e pa i peshuar mirë gjërat; e zotëron dhe e kontrollon veten; nuk është i rrëmbyer. E ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (dikush) nuk ështëgjendjegjykojë drejt, bën punë a veprimepamenduara mirë, është i rrëmbyer; nuk është i zgjuar e i matur, sillet si i marrë; e ka mendjen (i ka mendtë) pas qafe; e ka mendjen (i ka mendtë) pas shpine; kund. e ka mendjen (i ka mendtë) në kokë. Kam *mizakokë. Ka *mjegullkokë (dikush). S’kam ku të përplas (të përpjek) kokën (kryet) s’kam ku të ankohem ose të kërkoj ndonjë këshillë, jam pa mbështetje e pa përkrahje, s’kam kujt t’i drejtohem për ndihmë a t’i qahem. Ka *sy edhe prapa kokës (dikush). S’ka *tru në kokë (dikush). *Këmbë e kokë (e krye). Më këndojnë dyzet *gjela (mbi kokë). Ia këputi kokën (kryet). 1. (dikujt) E vrau dikë, e mbyti; e zhduku pa mëshirë; e dëmtoi shumë rëndë; ia shtypi kokën; ia përdrodhi kokën. 2. (diçkaje) E ndaloi prerazi diçka, nuk e la më të vijojë, të zhvillohet, të bëhet etj., ia ndërpreu rreptë zhvillimin a përparimin; e shtypi; i vuri kapak (kapakun).kërcyen *trutëkokë. (Kërkon) *qimet e kokës (dikush). Koka bën e koka pëson e pëson vetë ai që gabon a që ka faj, po veprove a po u solle keq, mbi ty do të bien pasojat; kush e bën një të keqe, e pëson vetë. Pa kokë (pa krye) e pa bisht jo me formëcaktuar, i çrregullt; që s’di ku fillon e ku mbaron, që s’merret vesh si është e ku ta kapësh, jo i plotë e jo sistemor. Sipas kokës i vënë festen (dikujt) aq sa vlen ose ashtu si sillet, atë vlerësim i japin; nuk ka pse ankohet e mirë t’i bëhet nga pasojat e hidhuraveprimevevetagabuara; si e kërkon e gjen; sipas brumit edhe tharmin; ashtu i do mushka drutë; ajo baltë për atë mur është; ia presin gëzofin. Kokë e këmbë. 1. Me të gjithë trupin, që nga koka e deri te këmbët, i tëri; këmbë e kokë (e krye); nga koka deri te këmbët. 2. Krejt, plotësisht, tërësisht; fund e krye; ballë e fund; ballë e kurriz (e shpinë); me bar e me gjethe. Nga koka deri te këmbët i tëri, i gjithi; kokë e këmbë; fund e krye; deripalcëqafës. Kokën (kryet) këtu e këmbët atje (dikush) mezi pretnisetkëtej e të vejë diku, me trup është këtu, por mendon gjithnjëikë sa më parë gjetkë, nuk e mbledh mendjenqëndrojë atje ku punon; me mendjengritur. Kokëkokë. 1. Të gjithë një për një; me radhë, secilit, pa lënë asnjë. 2. Fare afër, ngjitur njëri pranë tjetrit; kryekrye. 3. Fshehurazi ngatjerët, në mënyrëfshehtë; vetëm për vetëm. Me kokën (me kryet) lart. 1. Krenar; me ballë (me ballin) lart. 2. I papërkulur, i panënshtruar; pa u përkulur; kund. me kokën (me kryet) poshtë. Kokë e madhe njeri i shquar, mendimtar i madh a personalitet i njohur, njeri shumë i zgjuar e i ditur; mendje e ndritur. Me kokënxehtë shumë i zemëruar, gjaknxehtë; me inatmadh; me gjaknxehtë. Me kokë poshtë jo ashtu siç është, tjetër për tjetër, përmbys, shtrembër. Me kokën (me kryen) poshtë. 1. Pa nder, i turpëruar, kokulur. 2. I nënshtruar, i përulur; kund. me kokën lart. Me kokëprerë si i vrarë, shumë i mërzitur e i dëshpëruar; fare i pafuqishëm (nga një e keqe që e ka gjetur dikë a nga një goditje e rëndë që i është dhënë). Me kokëprush shih me kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë). Kokë qepe mospërf. dikush që nuk vlen fare e që mundbëjnë ç’të duan me të, që s’i dhimbset askujt, që nuk e çmojnë e nuk e kursejnë.kokën tënde! ur.dasmën tënde!; në gëzime edhe tek ti!;krye tënd! Me kokë (me krye) në torbë (në thes, në trastë)rrezikmadh, pa e ditur s’e ç’e keqepret, me rrezik jete pranë; me qefin nën sqetull (në kokë); me kokëprush. Kokë turku libr. mospërf. njeribëhet viktimë për dikë tjetër pa pasur faj, për të krijuar përshtypjen se u dënua fajtori i vërtetë; dashi i kurbanit. Me kokë (me krye) ulur kokulur. Ia kripi kokën (dikujt). 1. përb. E vrau; e zhduku nga faqja e dheut. 2. Ia zuri shumë shtrenjtë diçka, i mori shumë para për diçka; ia lau kokën; ia mati kokën me pe. I krisi koka (dikujt) u çmend; u kokëkrisur; i krisi mendja; u prish nga mendtë (mendsh) (dikush). Kruan kokën (dikush). 1. Rri e mendohet, përqendrohet që të kujtojë a të kuptojë diçka; ështëmëdyshje; s’di si të bëjë, si të përgjigjet a ç’anëmbajë; kruan veshin. 2. S’ka ç’të bëjë gjë tjetër kur ka mbetur ngushtë a gjendet keq, rri e pret ç’do të ndodhë, ka humbur çdo mundësi.kruan kokën e të nxjerr trutë (dikush) keq. shihfërkon kokën e të nxjerr sytë (dikush) keq. E kthen kokën (kryet) nga lëviz qafa (dikush) bën veprime të pakontrolluara, nuk është i vetëdijshëm për atë që bën; vepron me komandën e tjetërkujt, bën si t’i thotë dikush. E kthen me kokë poshtë (diçka) e paraqet ndryshe nga ç’është ose në të kundërtën e saj; e shtrembëronvërtetën; e përmbys. Kthej kokën (kryet) prapa shohkaluarën time, gjykoj e vlerësoj si jam sjellë e si kam vepruarparë; nxjerr përfitim nga përvoja ime. Ia lau kokën (kryet) (dikujt). 1. E qortoi rëndë dikë për gabimin që ka bërë; i dha dënimin e merituar. 2. I mori gjithçka, s’i la asgjë, e rropi mirë e mirë; ia kripi kokën; ia mati kokën me pe. *Leshtë e kokës. Lë kokën (kryet) (për dikë a për diçka). 1. E dua shumë, e vlerësoj aq shumë sa jam gatibëj çmos për të; jap kokën. 2. Jap jetën për dikë, vdes për të; sakrifikohem për të. 3. keq. Vdes; vritem;rrashtën; lë kaptinën bised.; lëkurën; kockat; rruazën. Sa të lësh kokën është aq bukur, aq mirë etj. diku, sa nuk të vjenlargoheshandej; do me çdo kushtrrish aty.*leshtë e kokës (për diçka). S’la *leshkokë (dikush). La *mendtë e kokës (dikush). S’i lë *mendkokë (dikujt).lëshon koka *miza. Më lëshon (më nxjerr) koka *tym. S’e lodh kokën (kryet) (për diçka) shih s’e lodh mendjen (për diçka).luajti *çaçka e kokës. Më luajti *kafka e kokës. Më luajti *kapaku (tabani) i kokës. (Po) më luan *mendja e kokës. Më luajti *tepja e kokës. Më luajti *tepeleku i kokës. T’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet) (dikujt) është shumë i bukur, ka bukuri magjepsëse; t’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet); për ta pirëkupë (dikë); merrqafë (dikush). I ka marrë koka (mendja) *erë (dikujt). Nuk i merr vesh (nuk i dëgjon) koka (dikujt) është i pabindur, s’do që të kuptojë a të dëgjojë, është kokëfortë. Ia mati kokën me pe (dikujt) i mori një çmimlartë për diçka, e bëri që ta paguajë shtrenjtë; asnjë lëshim nuk i bëri; ia kripi kokën; ia lau kokën. E mban kokën lart (*përpjetë) (dikush). E mban kokën *mënjanë (dikush). E mban kokën *poshtë (dikush). E mbaj kokën *prapa. (Sikur) mban *qiellin mbi kokë (dikush) tall. Mbeti pa *mendkokë (dikush).mbiukokë (në krye) (diçka) shihmbiumendje (diçka). Ia mbush kokën (dikujt) e bëj të më kuptojë e të më dëgjojë për diçka, flas shumë dhe e bind; ia mbush mendjen. Ia mbushi kokën me *ashkla (dikujt). Nuk i mbushet koka (kryet) (dikujt) nuk do të kuptojë a të dëgjojë; nuk bindet, është kokëfortë; nuk i mbushet mendja; nuk i mbushet kungulli bised.; s’i dëgjon koka. Me *mendkokë. Për *mendtë e kokës (e kresë). *Mik për kokë. Si *miza pa kokë (pa krye). Iu ndez koka (dikujt). 1. I hipi për diçka, do që ta ketë patjetër, iu ngulit e do ta bëjë; i ra në kokë. 2. U inatos keq, u nxeh shumë, u tërbua; i hipi (i kërceu) në kokë. *Nepërkë me dy koka keq. Ngre *këmbët e i bie kokës (dikush). Ngre kokë (krye). 1. E marr veten, dal nga një gjendje e vështirë a e rëndë. 2. shih ngre krye (kokë). 3. shih nxjerr kokë (diçka). E ngriti kokën (dikush) mori guxim e nuk nënshtrohet më, është bërë krenar; tregon krenari; e ngriti qafën; kund. e uli kokën. Ngrihen *këmbët e i bien kokës. M’u ngritën *leshrat e kokës. E ngul (e ngulit) në kokë (diçka) shih e ngul (e ngulit) në mendje (diçka). Iu ngul (iu ngulit) në kokë (dikujt). 1. shih iu ngul (iu ngulit) në mendje (dikujt). 2. Ka diçkamendje që nuk i hiqet, i është fiksuar; i hipi (i kërceu) në kokë; iu mendja havale. Nuk më nxë koka. 1. Nuk e marr dot me mend, nuk arrij ta kuptoj a ta pranoj si të arsyeshme diçka; s’ma nxë mendja; s’ma nxë kaptina bised.; s’ma nxë rradakja bised. 2. shih nuk më futet (nuk më hyn) në kokë (në krye) (diçka). Nxjerr kokë (*krye) (dikush a diçka). E nxori (e qiti) kokën (kryet) u zbulua, e tregoi veten se kush është e ç’qëllime ka; filloi a rifilloiveprojë. E ka nxjerrë kokën *prapi (dikush). nxori *trutë e kokës (dikush). Nxjerr *tym nga koka. *Okë e kokë. E pagoi (e lau) me kokë (dikush) e pësoi shumë rëndë për një veprim që ka bërë, humbi edhe jetën; i kushtoi shumë rëndë për një veprim. Ia përdrodhi kokën (kryet) (dikujt) përb. e vrau, e zhduku pa mëshirë; e dënoi shumë rëndë, sa nuk mundbëjë më gjë; ia këputi kokën (kryet); ia përdrodhi qafën. Përpjek (përplas) kokën (kryet). 1. Bëj ç’është e mundur vetë për të arritur diçka, pa ndihmën e të tjerëve; mundohem me sa kam fuqi, mundohem për t’ia dalë vetë. 2. (te dikush) Vete e kërkoj ndihmë a mbështetje te dikush kur kam një hall. I pjell koka (dikujt) shih i pjell mendja (dikujt). plasi koka shihdolën trutë. Ia plasikokë (dikujt). 1. Iu tek papritur për diçka; i hipi (i kërceu) në kokë; i shkrepikokë. 2. E gjeti papritur një e keqe; i ra në kokë. Pres kokën (kryet) (për diçka) jam plotësisht i sigurt, e them me bindjeplotë, të siguroj për jetën timekështu është; pres qafën; jap kokën kryet; e vë kokënkandar2; e vë kokënsatër; vë dorën (duart) në zjarr (në prush); shpohemhundë. T’i presësh (t’i këputësh) kokën (kryet) (dikujt) është shumë i bukur e i mirë, sa s’bëhet (kryesisht për vajzat); t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (kryet); (është) për ta pirëkupë (dikush);merrqafë (dikush). (Sikur) i ka prerë kokën (kryet) (dikujt) i ka ngjarë krejtësisht, është gjallë ai; (sikur) e ka nxjerrë nga hunda (për hundësh) (dikush). S’ia pret koka (dikujt) nuk kupton shumë, nuk e kap vetë diçka; nuk është i zgjuar; s’i hynkokë; s’ia pret (s’ia kap, s’ia rrok) mendja. M’u pre koka humba shpresat dhe u pajtova me gjendjen, duke hequr dorë nga diçka që e doja a që e kërkoja. I punon koka (dikujt) është i zgjuar, ka aftësi mendore; ka fantazi; i pjell koka; i punon mendja; i punon truri. Qafsh kokën tënde! mallk. 1. Vdeksh! 2. përk. Përdoret kur i lutemi dikujt me të cilin kemi afri dhe duam të na e plotësojë dëshirën. Qan me *theskokë (dikush). Me *qefinkokë (nën sqetull). *Qimet e kokës. Nuk i qullet koka (dikujt) iron. shih është kokë (krye) më vete (dikush).rrahin shumë *çekanëkokë. I rri *çekan mbi kokë (dikujt). I rri (i qëndroj) në (mbi) kokë (mbi krye) (dikujt a diçkaje) nuk i ndahem dikujt a diçkaje, kujdesem ditë e natë për dikë ose për një punë a për një detyrë që më kanë ngarkuar; i qëndroj afër, e mbikëqyr vazhdimisht, nuk i ndahem; i rri çekan mbi kokë (dikujt); i rri si vaji mbi uthull (diçkaje); i hipi në (mbi) kokë (dikujt); i rri përsipër;solli *diellin mbi kokë (dikush). E solli (e pruri) kokën (kryet) (dikush) mospërf. erdhi (për dikë që nuk e duam), më mirë të mos kishte ardhur; kund. theu (këputi) qafën. I shkrepikokë (diçka) shih i shkrepimendje (diçka). Ia shkuli nga koka (diçka) shih ia shkuli nga mendja (diçka). Na shkuli *mendjen e kokës (dikush). Ia shpëlau kokën (dikujt) ia hoqi nga koka disa mendime a pikëpamjegabuarakishte; ia kulloi mendjen; ia shpëlau trutë. Shpëtoi kokën (kryet) (dikush) nuk u vra; humbi gjithçka, por mbeti gjallë; jeton; shpëtoi lëkurën keq. Shtrëngoj kokën me duar jamhallmadhe e s’di ç’ të bëj; mendohem shumë; vras mendjen; shtrydh trutë. Ia shtypi kokën (dikujt) e shkatërroi krejt, e asgjësoi pa mëshirë, e zhduku përfundimisht; e vrau me egërsi. T’i shtypësh *hudhrakokë (dikujt). I shtyp *kripëkokë (dikujt). I është trashur koka (dikujt) shih i është trashur mendja (dikujt). *I trashë nga koka (nga trutë, nga mendja). E thava kokën (për diçka) e vendosa një herë e mirë për diçka, jam i bindur e nuk kamlëkundje; e bëra mendjen top; e bëra mendjen okë; i dhashë karar. Me *theskokë. I theu *arrakokë (dikujt). Theu kokën (kryet) (dikush). 1. Ra e u vra keq; u dërrmua; theu (këputi) qafën. 2. Jo vetëm nuk ia arriti qëllimit, por edhe e pësoi keq nga përpjekjetbëri.thyen kokën (kryet) (dikush) është shumë i pasur; ka shumë para. E uli kokën (kryet) (dikush). 1. U nënshtrua, u përul; u bind, u shtrua, nuk kundërshton më; e uli (e shtroi) qafën; kund. e ngriti kokën. 2. U turpërua; e ndien veten ngushtë. 3. Hoqi dorë nga mendjemadhësia a nga krenaria e kotë; vari kokën; i ranë pendët (dikujt); i janë varur mustaqet (dikujt). 4. U shtrua mirë për të punuar, nisipunojë pa fjalë, me ngulm e pa nxjerrë kërkesatjera. *Ulërimë me theskokë. I varen *re të zeza (mbi kokë) (dikujt a diçkaje). Vajti për *balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. (Është) për të vënë duartkokë shih (është) për të qarë me (dyzet palë) lot. Vari kokën (kryet) (dikush). 1. U mërzit a u zemërua, ndenji me kokën varur. 2. Hoqi dorë nga mendjemadhësia a nga krenaria e kotë; u pajtua me dikë a me diçka; uli kokën; i ranë pendët (dikujt). I vajti koka (kryet) (dikujt) u vra, vdiq; mbaroi.duartkokë (në krye) habitem a shqetësohem shumë për një gjendjekeqe, për një rrëmujë, për diçkaprishur etj.;kokën me dorë; vë kujën. Për të vënë duartkokëgjendje shumëkeqe, të çuditshme e të padurueshme, që të frikëson a të dëshpëron shumë; në gjendjevajtueshme, që të trishton kur e sheh; për të qarë me lot. I vuri *gishtin kokës (dikush). I vë kokë (muhabetit etj.) e përmbyll duke thënë fjalën e fundit, duke nxjerrë një përfundim, duke shprehur qëndrimin për ç’ka flasim etj. E vuri (e futi) kokën*gërshërë (dikush). E vë kokën*kandar. E vë kokën*satër. E vuri kokën në *trastë (në torbë) (dikush). I vë *perin kokës. I vuri *rreth (një rreth) kokës (dikush).erdhikokë (në krye) (diçka) nisamendoj për diçka; u kujtova;erdhi (më vajti) në mendje; më erdhi (më shkoi) ndër mend.vjen (më sillet) koka *rrotull (përqark). I erdhi mendja*vend (dikujt). vjen (më sillet) mendja (koka) *vërdallë. Vras kokën (për diçka) shih vras mendjen (për diçka). Vuan për *mendtë e kokës (dikush). Vuan për (nga) *trutë e kokës (dikush). I zuri çarku kokën (dikujt) ka rënëgjendjevështirë e pa rrugëdalje; ështëhallmadh, është shumë ngushtë, e ka punën keq; i zuri rrota (qerrja) bishtin.zuri koka u lodha a u mërzita shumë nga zhurmat, nga fjalët ose nga kërkesat e dikujt, nga diçka shqetësuese a diçka që nuk e dua etj., më dhemb koka nga ato, nuk duroj dot më. Ia ka zënë kokën me *derë (dikujt).kokën (kryen) me dorë habitem e zemërohem nga diçka e padrejtë ose e rreme; çuditem shumë, se më duket krejt e papritur a e pangjarë;duartkokë; (është) për të vënë duarkokë. I zë koka*tavan (dikujt). zien (më mizëron koka) kam shumë punë, shqetësime, halle etj. e s’di nga t’ia mbaj; buçet koka; më del tym nga koka; më del zjarr nga koka; e kam kokën zjarr; më del avull nga koka; më avullon koka (kryet); më bën koka miza; më ziejnë trutë; më zien mendja; më ka rënë valakokë; më rrahin (shumë) çekanëkokë; jam në tym; më këndojnë bilbilat; më digjet rrogozi nën vete.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.