Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bilanc”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKTIV

AKTÍV,~EII mb., fin. 1. Që ka më shumëardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Kredi aktive. Kamatë aktive. Bilanc aktiv bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet. Bilanc aktiv (libr.) gjendje kur janë arritur suksesemëdhapunë. Bilanci aktiv tregtar.
2. zhvillon veprimtari tregtare të një shteti, të një populli, që eksportin dhe importin e mallrave e kryen me kapitalin e vet dhe me fuqinë e vet punëtore; kund pasiv. Tregti aktive. Forcë prodhuese aktive. Eksport (import) aktiv i mallrave. Ndërmarrje tregtare aktive.

AMORTIZIM

AMORTIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur amortizoj ose kur amortizohet diçka.
2. ek. Ulja pak nga pak e vlerës dhe e punës së një pajisjeje, së një makine, së një objekti etj., për shkakpërdorimitvazhdueshëm dhe zëvendësimi i tyre me pjesëreja. Amortizim fizik (moral). Amortizimi i mjeteve kryesoreprodhimit. Amortizimi i makinerive. Fondi i amortizimit. Shkalla e amortizimit. Amortizimi i mureve e i dyshemeve. dokumentet financiare, kompania regjistroi amortizimin e makinavereja. Amortizimi ekonomik humbja e vlerës së një pajisje etj. për shkakprodhimeve me teknologjireja. Amortizimi teknik konsumimi fizik i një makinerie, i një pajisjeje, për shkakpërdorimitvazhdueshëm ose vjetrimit të saj. Amortizimi financiar (kontabël) shpërndarja e kostos e një fondi përgjatë vitevepërdorimit të tij, për qëllime llogaritare dhe tatimore.
3. fin. Shuma llogaritet dhe ndahet mbi vlerën e një aktivi për një periudhëcaktuar kohe, duke treguar humbjen gradualevlerës së tij. Amortizimi vjetor. Regjistrimi i amortizimit të pajisjeve industrialebilanc.
4. fig. Zvogëlimi ose zbutja e një ndjenje, e një shqetësimi, e një trazimi, e një tendosjeje, e një konflikti, e një dëmi etj. nëpër kohë. Amortizimi i zemërimit të tij ndodhi shpejt. Amortizimi i dhembjesmadhe nuk kalon shpejt.
Sin.: zvogëlim, pakësim, ulje, rënie, zbutje, dobësim, lehtësim, humbje, harxhim, konsumim.

BILANCOJ

BILANC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fin., kal. Bëj bilancin e të ardhurave dheshpenzimeve. Bilancoj llogaritë. Bilancojmë prodhimin e energjisë.

DEFICITAR

DEFICITÁR,~E mb. 1. fin. pasqyron një deficit; që del me deficit; që sjell deficit; kund. suficitar. Bilanc deficitar. Buxhet deficitar.
2.ështësasipakët e të pamjaftueshme; që nuk prodhohetsasimadhe a që gjendet me vështirësitreg. Mall deficitar. Lëndë deficitare. Artikuj deficitarë.

LIKUIDUES

LIKUIDÚES,~E mb., libr. 1.lidhet a shërben për likuidim, që lidhet me likuidaturën. Procedurë likuiduese. Bilanc likuidues. Aftësi likuiduese.

PASIV

PASÍV,~EII mb., fin. Që ka më shumë shpenzime se të ardhura; që ka të bëjë me pasivin e bilancit; kund. aktiv. Llogari pasive. Bilanc pasiv bilanc me shpenzime më të mëdha se të ardhurat.

SUFICITAR

SUFICITÁR,~E mb., fin. del me fitime; që i ka të ardhurat më të larta se shpenzimet. Bilanc tregtar suficitar. Balanca ishte suficitare.

ZERIM

ZERÍM,~I m., sh. ~E, ~ET Veprimi kur zeroj një borxh, një detyrim a një bilanc financiar; heqje, anulim ose çaktivizim i diçkaje. U zerimi i borxhit tatimor. Zerimi i një vendimi (i një kontrate, i një dokumenti etj.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.