Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bijoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIJIM

BIJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bijoj një fëmijë; lindja e fëmijëve.
2. përmb. gjithë fëmijët e lindur nga dy bashkëshortë; brezni.

BIJËSOJ

BIJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. E bëj bijëshpirt, bijoj; adoptoj. Bijësoi një vajzë.

LIND

LIND vep., ~A, ~UR 1. jokal. Daljetë nga barku i nënës; nisjetoj, filloj veprimtarinë jetësore (zakonisht për njerëzit dhepërgjithësi për qeniet e tjeragjalla); kund. vdes. Lindikohë. Lindi shtatanik. I lindi një fëmijë. Ka lindur më 1941. Ku ke lindur? Ka lindur në Elbasan (Korçë, Shqipëri, Kosovë). Kanë lindur qengjat e parë. S'ka lindur njeri i nxënë (i mësuar).(fj. u.). Nuk lind njeriu (burri) me mustaqe. (fj. u.).
2. kal. Nxjerr foshnjënjetë nga barku e lirohem nga barra, bëj fëmijë (për gratë); pjell. Lindi djalë (vajzë). Lindi binjakë (trinjakë). Ka lindur shumë fëmijë. Do të lindëshpejti. U shtrua për të lindur. E lindivdekur.
3. fig., jokal. dhe kal., vet. v. III Deljetë dikush; e nxjerrjetë dikë; bëj që të jetë, të jetojë e të veprojë. tokën tonë kanë lindur heronj. Në shtëpinë e tyre kanë lindur vetëm trima. Lindi një poet i shquar. Nuk ka lindur burrë që të na frikësojë.
4. fig., jokal. Daldritë, shpëtoj nga një e keqe e madhe. Lindi edhe një herë.
5. jokal., vet. v. III. Delhorizont, shfaqetqiell (për trupat qiellorë e sidomos për diellin e hënën); kund. perëndon. Lindi dielli (hëna). Dielli lind për të gjithë. (fj. u.) Dielli duket që kur lind. (fj. u.).
6. edhe fig., jokal., vet. v. III Del, nis jetën; ngrihet, themelohet, krijohet. Lindi atje një qytet i ri. Lindi një industri e re (një uzinë e madhe).
7. edhe fig., jokal., vet. v. III fill e nisshfaqet diçka, del, vjen; krijohet; ngjallet; shkaktohet. I lindi dashuria (shpresa, dyshimi, dëshira, përshtypja). I lindizemër. I lindi një mendimkokë. Lind pyetja (çështja). Po të lindë nevoja. Lindin fjalëreja.
8. jokal. dhe kal., vet. v. III I jep nismën diçkaje, krijon, shkakton, sjell; del, vjen, rrjedh nga një veprim a nga një gjendje e caktuar. Dridhja e ajrit lind një zhurmë. Nga takimi i telave lind një shkëndijë. Nga e vogla lind e madhja (e vogla lindmadhen). (fj. u.).
9. vet. v. III (zakonisht me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). krijohet a më jepet mundësia për diçka. I ka lindur e drejta e pensionit.
Sin.: dal, vij, shfaqem, bijoj, pjell, bëj, shpërthen, shpëtoj, ngrihet, çohet, çel, themelohet, krijohet, vjen, formohet, ngjallet, shkaktohet, krijon, shkakton, sjell, rrjedh.
E bën *vdekjen si të lindë (dikush). Ka lindur prej *gurit (dikush). Ka lindur me *këmishë (dikush). Te lind e te perëndon në të gjithë vendin, gjithandej; në një hapësirë shumëmadhe; në të katër anët. Lind për së dyti shpëtoj nga një rrezik a nga një e keqe e madhe; dal në një jetë më të mirë a në një gjendjesigurt; jam shumë i lumtur. Si e ka lindur (e ka bërë) *nëna. S’kam lindur *shpinë për shpinë (me dikë) iron. Ka lindur *shtatanik (dikush). Sikur edhe *vëllai të më lindë! Ka lindur me *yll (dikush).lindi në *zemër (diçka).

PËRFTOJ
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.