Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bijësuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIJË

BÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajza kundrejt prindërve të vet; vajzë, çupë. Bija e madhe (e vogël). Bijë e dashur (e dhembshur). Bijë e vetme. Ime bijë. E bija vajza e tij ose e saj. Bijëshpirt vajzë e bijësuar. Nënë (mëmë) e bijë. Atë e bijë. - Eja, bijë e nënës! Martoibijën. E kam si bijën time. Kush të pa e nuk shastisi?! / Holl’ e gjatë si qiparisi, / Lule prilli, bijë fisi. (folk.). Kur vjen bija, qesh shtëpia. (fj. u.). Selit vreshtë në pleqëri, trashëgim për bir e bijë. (fj. u.). Atë s’e qasinfshat, kërkonbijën e priftit. (fj. u.). Bija pa nënë- si nata pa hënë. (fj. u.). Nga avllia duket shtëpia, nga nëna duket e bija. (fj. u.).
2. edhe fig. Vajzë ose grualidhje me vendin e lindjes ose me shtresën e vet shoqërore; lart. vajzë ose grua luftëtareështë fryt i një lëvizjejemadhe shoqërore a që është e lidhur me mish e me shpirt me vendin e me popullin e vet. Bijë e denjë e këtyre anëve. Bijë e fshatit tonë. Bijë prej Mirëdite. Bijat e arsimit shqip. Bijë besnike e popullit të vet. Bijat luftëtare.
3. Përdoret për të thirrur një vajzë a një grua të re nga një i moshuar, i cili e quan atë të afërt si vajzën e vet. - Eja, moj bijë! -falem nderit, moj bijë!
4. Pjellë femër e drejtpërdrejtë e një kafshe. Mëshqerrat bija.
5. bised. Pjesashkëputet nga një kupon, nga një çek etj. Amë e bijë.
6. fig. Fryt i diçkaje, diçka që ka dalë nga një gjë tjetër, në lidhje me burimin ose me prejardhjen e vet. Vera është bija e hardhisë. Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes.
Sin.: vajzë, çupë, gocë, çikë, keçe.
I bërtetbijësdëgjojë e reja (dikush) qorton e shan dikë që të marrë vesh dikush tjetër, i cili është fajtori i vërtetë; flet me nënkuptime e me të hedhur; i bie pragutdëgjojë dera. Si *e ëma dhe e bija mospërf. S’i kuqet e bija e mendjes (dikujt) përçm. 1. S’i vjen keq fare, s’preket aspak për të ndihmuar dikë, tregohet i ftohtë e zemërgur. 2. Nuk bindet, këmbëngul, qëndron në të tijën; s’lëshon ashkël; s’lidhet as për bishti e as për krye.

BIJËSUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.