Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÝTH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. anat. Pjesa e prapme e trupit të frymorëve në fund të kurrizit; organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të ndenjurat. Bytha e foshnjës. Bytha e kalit. Bytha e pulës. Rri në bythë. I dha një shkelm bythëve. Me bythën sa të pulës, do (kërkon) vezë sa të patës. (fj. u.).
2. Fundi i një ene nga ana e jashtme. Bytha e kusisë (e kazanit, e tiganit).
3. Pjesa e poshtme e një druri a e një sendi që rri pingul në tokë, fundi i një druri, rrëza. Bytha e fikut (e ullirit, e lisit, e arrës, e kumbullës). Në bythë të mullarit.
4. Bythçe.
5. krahin. Rrënjë (edhe si njësi numërimi). Njëqind bythë ullinj.
6. Bifton. Kudo shkon e ka bythë me vete.
7. fig., bised. Fuqi, forcë; përgjegjësi, zotësi, trimëri. - Kush ka bythë, le të shkojë në digë.
✱Sin.: prapanicë, të ndenjura, rrëzë, bythçe, rrënjë, bifton, banike, fuqi, forcë, përgjegjësi, zotësi, aftësi, këllqe, trimëri, guxim.
♦ Të bëhet *binjak pas bythe (dikush) bised. U bë *bythë (dikush) keq. vulg. shih u bë tapë (dikush). Bythë më bythë bised. shumë pranë, ngjitur; ngjeshur. Bythë e plasur (nga Kolonja)! shpërf. vulg. as që mërzitem kur dikush zemërohet, as që dua t’ia di kur ai është i pakënaqur, kur inatoset etj.; s’më plas bytha. Më çau bythën (dikush) përb. vulg. më mërziti shumë dikush me fjalë, me kërkesa a me ankesa, s’dua ta dëgjoj më e as të merrem më me të; s’e duroj dot dhe s’ia kam frikën; më çau trapin shpërf. vulg.; më çau veshët mospërf.; më çau kokën mospërf. I di bytha (dikujt) tall. vulg. di ç’të kërkojë, e njeh ç’është e mirë për të, zgjedh diçka që i pëlqen (edhe kur nuk është për të). Do bythë (diçka) vulg. është shumë e vështirë (një punë, një sipërmarrje a një veprim) dhe kërkon forcë, energji e qëndresë. S’i ka hequr *shtytkat nga bytha (dikush) bised. përçm. vulg. Është *bark e bythë (dikush) përçm. vulg. Është bythë e brekë (me dikë) keq. vulg. është tepër i afërt me dikë, është i lidhur shumë ngushtë me të; s’kanë kufi midis tyre e mund të bëjnë çdo gjë të keqe së bashku; pjerdh në një poç (me dikë) keq. vulg. Është bytha e dreqit (dikush) përb. është i zgjuar dhe i djallëzuar; është dinak i madh dhe shumë i prapë; nuk ia hedh dot për asgjë; i del mbanë çdo situate të vështirë; ia kalon edhe dreqit në djallëzi; ka lindur përpara shejtanit keq.; ka bërë shkollën e shejtanit keq. Është për të fshirë bythën (diçka) mospërf. vulg. nuk ka asnjë vlerë. S’ka bythë të rrijë (diçka) tall. vulg. është diçka jashtë mendjes, nuk mund të kuptohet a s’mund të pranohet, nuk duhet bërë, nuk shkon. S’ka më bythë viçi tall. nuk është më bollëk si më parë; ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’ka më ha Muço, pi Muço; s’ka më qofte te daja iron.; s’këndon më ajo qyqe. E ka *damar pas bythe (dikë) bised. iron. I lëpin bythën (dikujt) përb. vulg. i lutet dikujt, i bën qejfin dhe i shërben i poshtëruar, i përulet e i nënshtrohet pa pikë turpi e dinjiteti; i bëhet bajgë bised. S’ia mban bytha (dikujt) tall. vulg. ka shumë frikë, nuk guxon të përballojë një rrezik a t’ia hyjë diçkaje të vështirë. E mban pas bythe (dikë) përb. vulg. nuk e ndan nga vetja dhe e mëson keq të jetë i varur prej tij a të marrë huqet e tij, të bëhet i dobët e i përkëdhelur etj. Si *miza në bythë të kalit vulg. iron. S’më plas (s’më pëlcet) bytha (për dikë a për diçka) shpërf. vulg. as që dua t’ia di, nuk më ha meraku, nuk shqetësohem fare; bythë e plasur! shpërf. vulg. Ia pret bytha perin (spangon) (dikujt) iron. vulg. është shumë i zgjuar e i zoti, është i shkathët e me përvojë, nuk ia hedh dot njeri; është për t’i qitur (për t’i nxjerrë) sytë (dikush); të ha në dritë të syrit (dikush); kund. i ka trutë hime (krunde) (dikush) shpërf. Më rruan bythën (dikush) përb. vulg. s’ka ç’më bën fare, s’ia kam fare frikën, s’ka fuqi të më bëjë keq; më rruan bishtin përb. bised.; më rruan trapin shpërf. vulg. Kur të shohësh bythën e mizës përb. vulg. kurrë, asnjëherë; kur të bashkohet (të puqet) qielli me tokën; kur të bëhen dy ditë bashkë. S’i zë bytha *vend (dikujt) keq. vulg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë