Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bezdisur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANANGASUR
BEZDISUR

BEZDÍSUR (i, e) mb., bised. I bezdisshëm. - Ti qenke i bezdisur, more Mina!

DANGALISEM

DANGALÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Bëhem barrë për dikë; bëhem i bezdisur a i bieqafë dikujt; bëhem i bezdisur dhe i lodhshëm për dikë.
2. pës. e DANGALÍS.
Sin.: mërzitem, bezdisem, këndirrem, sëkëlldisem, sëndisem, urgusem, lodhem.

DANGALISUR
DERË

DÉR/Ë,~A f. sh. DÝER, DÝERT 1. Vend i hapurmurin e një ndërtese, të një dhome etj., që shërben për të hyrë e për të dalë dhembyllet me kanat a me diçka tjetër; kanatimbyll këtë vendhapur; hyrje. Derë e ngushtë (e gjerë). Derë e hapur (e çelur, e mbyllur, e kyçur). Derë e jashtme (e brendshme, e fshehtë). Derë druri (hekuri, xhami). Dera e shtëpisë (e dhomës, e sallës, e zyrës). Dera e kopshtit. Dera e oborrit porta. Derë automatike. Derë e blinduar. Derë rrëshqitëse. Derë e vogël (euf.) nevojtore. Pragu i derës. Kanati i derës. Doreza e derës. Kyçi (çelësi) i derës. Vë (vendos) dyert. Hap (mbyll, kyç) derën. Shkallmoi (theu) derën. Përplasi derën. Trokitiderë. I ra derës. Rri (fshihet, përgjon) prapa derës. E vunë rojë te dera. S’ka derë. I bëri (i hapi) një derë. E la derën hapur. E gjeti derën mbyllur. E drejta i ka pemët te dera. (fj. u.). Nuk ka shtëpi pa derë. (fj. u.). Ështëafër dera se qilari. (fj. u.). Për çdo derë (për çdo shteg) ka një lesë. (fj. u.). Çelet dera, rritet ndera. (fj. u.).

2. Vend i hapur në një mjet transporti, në një aparat, në një orendi etj., që shërben për të hyrë e për të dalë ose për të futur e për të nxjerrë diçka dhe që zakonisht mbyllet me kanat a me kapak; kanati a kapakumbyll këtë vendhapur. Dera e autobusit (e vagonit). Dera e furrës. Dera e dollapit. Dera e sobës. Dera e kafazit. Dera e frigoriferit. Ujkuderëvathës dhe ti m’i bie zurnasë. (fj. u.).

3. fig., bised. Familja, shtëpia; fisi. Derë e mirë (e dëgjuar, e madhe, e fisme, e parë). Derë e huaj. Derë pushke. Derë trimash. Dera e babait. I vajtiderë. Nga një njeri për derë. Punonte dyervebotës. Ua heq dera trimërinë e kanë për fis trimërinë. Mbetiderëprindërve nuk është martuar (për vajzat, kur u kalon koha). E nxori nga dera (vajzën) e martoi. Erdhi me derë pas erdhi me të gjithë njerëzit e vet pa përjashtim. Derë e botës s’është strehë e kokës (fj. u.). Është deragostit përhera. (fj. u.). I pinë dhe verën, i shanë dhe derën. (fj. u.). Katër burra në një derë, e bëjnë dimrin verë. (fj. u.).

4. fig., bised. Rrugëdalje, zgjidhje. E ka një derë. S’kishte derë tjetër. S’i gjejnë dot derë kësaj pune. Në derën e hapur nuk trokitet (fj. u.).

Sin.: portë, hyrje, familje, shtëpi, fisi, dinasti, rrugëdalje, zgjidhje.

Është bërë për në *plasëderës (dikush). E ka bërë prapa derës (diku) përçm. shkon shpesh në një vend, vete dendur diku e bëhet i mërzitshëm; mbeti duke vajtur aty; na mbiuderë (dikush); nuk e lë rrugën (udhën) të mbijë bar (dikush) iron.; (dikush) përçm. I bie derësdëgjojë qilari (dikush) flet tërthorazi për diçka ose i flet dikujt që të marrë vesh një tjetër; e ka gjetkë fjalën; i bie pragutdëgjojë dera; godit strallin të marrë eshka; rreh (vret) gjetkë. I bie *pragutdëgjojë dera (dikush). I bie *shiupragderës (dikujt). Çel njëqind (dyzet) dyer (dikush) përditë vete te njëri e te tjetri; bredh kot gjithë ditën duke bezdisurtjerët; (shkon) derëderë; (shkon) portëportë; (shkon) pragprag. S’del për dere (dikush) rri mbyllur, nuk shkon te të tjerët, rri i veçuar; nuk e ka parë dielli; s’ka parë diell me sy. *Daulle për derë. Derëderë. 1. Shumë afër, pranë e pranë me shtëpi, ngjitur. 2. Sa te njëri e te tjetri, nga një familjetjetrën, shtëpishtëpi; shumë bredharak; portë portë; pragprag; çel njëqind (dyzet) dyerditë (dikush). Derë hani keq. vend ku mundhysh lirisht, pa pengesa e pa kontroll; han me dy (me katër) porta; derë pa mandall; hyn derri e dosa. Derë e hapur (e çelur) shtëpi mikpritëse për këdo e në çdo kohë. Me dyerhapura libr. zhvillohet a që bëhet duke pasurdrejtëmarrin pjesë edhe njerëztjerë; me hyrjelirë, i hapur (për një mbledhje a për një gjyq); kund. me dyermbyllura. (Politikë) e dyervehapura libr. politikëlejon kapitalin e huajhyjë lirisht dhe e vë vendinvarësi ekonomike të një fuqie tjetër. Derë pa mandall shtëpi a vend tjetër ku mundhyjë kushdojë; derë hani keq.; hyn derri e dosa. Me dyermbyllura libr. zhvillohet a që bëhet pa marrë pjesë kushdo, ku janë vetëm njerëzit e interesuar drejtpërdrejt dheautorizuar a të lejuar zyrtarisht, pa njerëzhuaj; kund. me dyerhapura. Pa derë e pa portë pa rrugëdalje, pa zgjidhje. Dy Kamberë në një derë dy të mira ose dy të këqija në të njëjtën kohë a në të njëjtin vend; mospërf. dy a më shumë njerëz të pazotë në një vend. Ia ferrosi derën (dikujt) krahin. e shkretoi krejt dikë; s’i la asnjëgjallë; ia mbylli derën me ferrë. I fik derën (dikujt). 1. I bën një dëm të madh, e dëmton rëndë, e shuan. 2. E lë të shkretë, e lë pa njeri; ia mbyll derën (me ferrë); i shuan (i fik) portën; i shuan binanë. *Gëzim për derë iron. Hap (çel) dyert. 1. Fillon nga puna a nga veprimtaria (një sipërmarrje, një institucion etj.). 2. (dikush). E mirëpret këdo, është derëçelë. I hap derën (dyert) (dikujt a diçkaje) e lë të hyjë pa pengesa kushdo e të kalojë çdo gjë; i hap portën (portat); kund. i mbyll derën (dyert). I hap derën e të rrëmben shtëpinë (dikush) po i bëre një lëshim a një të mirëvogël, të kërkon një gjë shumë më të madhe; i jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën; i jep dorën e të merr (të rrëmben) krahun; i jep krahun e të merr (të rrëmben) kokën. Iu hap dera (dikujt) siguroi vijimësinë e familjes me lindjen e një fëmije, zakonisht të një djali (sipas mendësisë popullore); kund. iu mbyll dera. T’u haptë dera! shaka. qofsh i uruar!; paç mbarësi! Iu hapën dyert (dikujt) iu hoq gjithandej çdo pengesë për të vepruar, iu dha mundësiabëjë diçka a të përparojë në një fushë. Ma harroi derën (dikush) nuk më vjendikushshtëpi; ka kohë që s’është dukur; harroi adresën shaka. Ia heq dera (dikujt) e ka për fis, e ka traditë (trimërinë, mikpritjen etj.). E hoqi dere (dikë) mospërf. shih i tregoj derën (dikujt) keq. S’të hiqet nga dera (dikush) vjen shpesh e qëndron gjatë sa të mërzit; s’të ndahet, të qepet për diçka. Hyrikëtë derë e doli në atë derë (dikush) shih si hyri doli (dikush). Është në *pragderës (diçka). Është prapa derës (diçka) është fare pranë, është afruar shumë, zëre se ka ardhur; ështëpragderës; po troketderë; po troketportë. E ka derënçelur (*të hapur) (dikush). I ka kënduar *qyqjaderë (dikujt). Këtej të pi *verën e andejshan derën (dikush). Ma la në derë (dikush) ma ngarkoi mua përgjegjësinë, një punëvështirë ose një gabim a faj; ma bëri një të keqe, më turpëroi dhe iku; ma la kopilin (dobiçin, doçin) në derë (në prehër); ma la në dorë; ma la shtupë; ma la shuk. S’lashë derë e deriçkë (për dikë a për diçka) e kërkova gjithandej, s’lashë vend pa kërkuar; rraha (çava) dheun; rraha vendin; rraha jetën. Ma la *kopilin (dobiçin, doçin) në derë (në prehër) (dikush) bised. Ia la *turpin te dera (dikujt). Lip për derë e ndaj për shpirt është shumë bujar dikush, edhe atë që e lyp e ndan me të tjerët; nuk kursehet për të tjerët. Matu në derë! 1. tall. As mos guxokërkosh a të qahesh, e kekotëpretendosh më tej për diçka. 2. Largohu prej këtej!, qërohu!; thyej (këput) qafën! E mban derën *hapur (çelur) (dikush). mbeti (më ngeli) në derë. 1. (dikush). Më është qepur për një punë a për diçka tjetër, nuk më ndahet; më vjen orë e çast; mbiuderë; më mbeti pajë. 2. (diçka). Më mbeti përgjithnjë si barrë; nuk largohet prej diku, s’hiqet; ma lanë mua përsipër. mbiuderë. 1. (dikush) keq. vjen shpesh e qëndron gjatë sa më është mërzitur, nuk shkulet; nuk më ndahet; mbeti (më ngeli) derë. 2. (diçka). Nuk më hiqet, më është ngjitur, aty e kam gjithnjë. mbiftë *ferraderë! mallk. E mbylli derën (dikush) vdiq pa lënë njeri pas nga gjaku a nga familja e tij, s’la pasardhës a trashëgimtar; shkretoi shtëpinë a familjen; e mbylli shtëpinë; i vuri (i hodhi) rezen shtëpisë (derës); e thau vatrën. I mbyll derën (dyert). 1. (dikujt). Nuk e qas më në shtëpi; nuk e pranojdiku. 2. (dikujt a diçkaje). I sjell pengesamëdha, nuk e lë të shkojë përpara; ia ndërpret zhvillimin. 3. (diçkaje). Ndaloj përhapjen e një ideje, të një ndikimi etj., nuk e pranoj, nuk e lejoj, e pengoj; i mbyll portën (portat); ia pres rrugën; ia mbyll shtegun; kund. i hap derën (dyert). Ia mbylli derën me ferrë (dikujt) i bëri gjëmën, e shoi krejt, e fiku me tërë familjen, e la pa njeri, pa pasardhës a pa trashëgimtar, e shkretoi, e mjeroi; ia ferrosi derën krahin.; ia thau derën; i fiku derën. I mbyll dymbëdhjetë dyer me një shul (dikush) është shumë i zoti e i shkathët; bën shumë punë njëherësh; ua kalon e ua hedhgjithëve; jep ujë me bishtlugës. Iu mbyll dera (dikujt) u shkatërrua krejt, mbaroi me gjithçka; u fik; i vdiqëngjithë, u shkretua; iu mbyll shtëpia; iu shua pragu; s’i këndon gjelishtëpi; kund. iu hap dera. T’u mbylltë dera (t’u mbylltë)! mallk., edhe shaka. u shofsh me gjithë sa ke!; mbiftë ferraderë! Nuk e nxë dera (dikë) është shëndoshur shumë, është trashur nga trupi. S’e nxë as derë e as portë (dikë) keq. shih nuk e nxë dera (dikë). M’u nxi deragjeti një e keqe e madhe, më ra një fatkeqësi e rëndëfamilje, rashë në zi. E nxjerr nga dera (dikë) e largoj nga shtëpia, e bëjiki; keq. e përzë nga shtëpia, e dëboj. E nxorën nga dera e hyri nga dritarja (dikush a diçka) e dëbuan dikë a e hodhën poshtë diçka botërisht, por u rikthye përsëri pa rënë në sy, me dredhi, pa u diktuar e me rrugë të tërthorta. Përmjerrderëxhamisë (dikush) bised. vulg. bën a thotë gjërarrezikshme, e kërkon vetëkeqen; do ta pësojë keq; ia bënkeqen vetes; del si gjarpri në mes të rrugës. Ia përplas derënfytyrë (dikujt) e përzë me inat e me përbuzje dhe nuk e qas më (në shtëpi a në zyrë). *Pilafderë keq. Na prishi *llozin e derës (dikush). *Pyllpragderës. Shikoj derën (portën) pres me padurimvijë dikush, mezi po e pres; mbaj shpresa për diçka. Nuk ia kam shkelur derën (*pragun) (dikujt). Nuk ia kam parë derën (dikujt) mospërf. nuk kam qenë kurrështëpinë e tij, nuk e di fare se ku banon dhe si jeton; keq. as që dua t’ia di për të. pafsha në (nëpër) dyert e botës (dyervebotës)! mallk. pafsha duke lypur!; mbetsh i varfër e i mjerë! Shpërthen një derë (një portë) të hapur (dikush) iron. libr. përpiqetzgjidhë një gjë që është e zgjidhur prej kohësh; nuk ka asnjë pengesë a kundërshtim për diçka. Iu shua dera (*pragu) (dikujt). T’u shoftë dera (*pragu)! mallk. I tregoj derën (dikujt) keq. e përzë, e nxjerr jashtë; nuk e qasshtëpi. Po troketderë (diçka) është fare afër diçka, thuajse ka ardhur; është prapa derës; ështëpragderës; po troketportë. I trokasderë (dikujt a diçkaje). 1. I drejtohem për të më ndihmuar, për të më plotësuar një kërkesë, për të më kryer një punë etj.; i kërkoj diçka, i lutem për diçka. 2. v. III Sjell diçkamirë; është fat. Troketderë (në portë) të hapur (dikush) thotë diçkanjohur, merret me diçka që ka gjetur zgjidhjeparë. Troketderëmbyllur (dikush) i drejtohet a i kërkon ndihmë dikujt, që s’ia vë veshin e s’e përfill fare. Troketderën (në portën) e shurdhit (dikush) i drejtohet dikujt që nuk ua vë veshin fare fjalëve të tij, që nuk e dëgjon e nuk i bindet. Po troketderën tënde iron. për ty po flasin, për ty është fjala (i thuhet dikujtbën sikur nuk merr veshflitet për të). Tund (luan) derën (e hanit) (dikush) shpërf. nuk bën asnjë punë, rri fare pa punë; merret me gjërakota, bën sikur punon; vret (numëron) miza; dredh (tund) zinxhirin; (hyn e del e) tund peshqirin; numëron qimet e postiqes; prashit (mih, lëron) në ujë; numëron (heq) tespihet; numëron thanat; shtie rruaza në pe; ngul hunj e shkul hunj; ngul qepë e shkul hudhra; rruan vezë; i bie legenit; kruan thonjtë; kruan dhëmbët; trazon baltën me shkop; kërcet gishtërinjtë; hap e mbyll dollapin. I thau derën (dikujt) ia zhduku gjithë njerëzit e familjes a fëmijët, e la pa njeri, e la të shkretë. I vuri *rezen derës (shtëpisë) (dikush). vjen *e miraderë. I vjen *vera te dera (dikujt). Iu zbraz *qerrjaderë (dikujt). Ia zë derën (dikujt) i shkoj dikujtshtëpi pa më ftuar e pa dëshirën e tij; e mërzit dhe e rëndoj dikë duke i vajtur shpeshshtëpi a në zyrë, kur ai nuk e do një gjë të tillë; ia zë shul. Ia zuri këmbët me derë (dikujt) e përcolli shpejt e shpejt, thuajse e përzuri dikë që nuk donte t’i rrinteshtëpi a në zyrë. Ia ka zënë kokën me derë (dikujt). 1. E ka kapur dhe e ka mbërthyer mirë, s’ka ngalëvizë; e ka në dorë (dikë). 2. E detyronbëjë siç do ai, e ka detyruar t’i nënshtrohet; e ka vënëmengene (dikë).

FINAK

FINÁK,~E m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Spiun; përgjues. Pa atë finakun pas pemëve.
2. Ai që fut hundët kudo. Finaku e kishte bezdisur.
3. Vjedhës, hajdut. E kapën finakun më në fund.
Sin.: spiun, përgjues, vjedhës, hajdut.

GËRC-MËRC
MBRECUR
MËRZITEM

MËRZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Humb qetësinë dhe durimin sepse nuk kam asgjë interesante për të bërë, ndiej mërzi, kam mërzi, më vjen mërzi. Ky mbetishtëpi pa punë dhe u mërzit. Xhaxhai mërzitej kur ishte vetëm.
2. vetv. Lodhem me veprimepërsëritura, që vazhdojnë për një kohëgjatë ose që janë pa interes (pyetje, kërkesa, ankesa etj.), më shkakton mërzi. Ajo mërzitej në shtëpi duke qëndisur. Koleksionisti nuk mërzitej asnjë minutëshoqërinë e doktorit. Ajo ishte e bukur dhe unë nuk mërzitesha kurrë ta vështroja.
3. vetv. E bëjhumbasë paqen dhe lumturinë, e trazoj, e shqetësoj, i shkaktoj mërzi dikujt, i jap mërzi. Ai mërzitet me vëllanë që nuk tregohet i drejtë. Mërzitesh me mua nëse flas kështu? Nuk mërzitet fare nuk bëhet fare merak, nuk i bëhet vonë, nuk shqetësohet.
4. vetv. Nuk e pëlqejdikë ose diçka, nuk e duroj dot, nuk dua ta shoh me sy (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Komshiu i bezdisurmërzitet. Mos i janë mërzitur shoqet e fëmijërisë asaj? Atij i qe mërzitur jetaprovincë. Më janë mërzitur ëmbëlsirat.
5. pës. e MËRZÍT.
Sin: shqetësohem, bezdisem, këndirrem, ënjtem, fryhem, leqendisem, trishtohem, tundohem, buhavitem, turbullohem, veremosem, brengosem, urgusem, sëkëlldisem, sëkëndisem.

NGACMUAR

NGACMÚAR (i, e) mb. 1.është ngacmuar nga dikush a diçka; që e ka ngacmuar dikush a diçka. Kërkova fjalën i ngacmuar nga fjala e saj. Disi i ngacmuar nga një refuzim. I ngacmuar nga një fije shprese, mori guximin e i foli.
2. si em. Njeriu që e ka ngacmuar a bezdisur shumë dikush a diçka tjetër. Fjalët e tij e bënë të ngacmuarin të ndihet edhekeq. Të ngacmuarit përjetojnë emocioneforta.
Sin.: i nxitur, i shqetësuar.

NGARË

NGÁRË (i, e) mb. 1. I drejtuar (për një mjet a kafshë). I ngarë me shpejtësinë maksimale.
2. është punuar. Arë e ngarë me traktor.
3.është ngarë; i trazuar, i ngucur. I ngarë nga shoqëria e keqe.
4. si em. Ai që është ngarë. Ç’pat për të bërë i ngari e bëri ligji.
Sin.: i drejtuar, i punuar, i shqetësuar, i trazuar, i bezdisur, i cytur.

NGËRZHATUR

NGËRZHÁTUR (i, e) mb., krahin.është ngërzhatur; i ngacmuar, i bezdisur.

PËRCATUR
PËRÇALLUR

PËRÇÁLLUR (i, e) mb. I lodhur ose i bezdisur nga dikush.

STAKANOVIST

STAKANOVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor i dalluar për tejkalimin e normave. Sjellja e tij prej stakanovisti kishte filluarbëhej e bezdisur. Nuk ka më stakanovistë.

ZHIGATUR

ZHIGÁTUR (i, e) mb., krahin. 1. I nxirë me blozë, i tymosur. Me faqe të zhigatura.
2. I mërzitur, i bezdisur nga dikush.
3. I djegur, i përcëlluar; i zhezhitur. Rroba të zhigatura.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.