Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGREGÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bashkim i elementeve të ndryshme në një tërë; tërësi e pjesëve përbërëse të diçkaje, të lidhura ngushtë ndërmjet tyre dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Agregat kimik grup molekulash që qëndrojnë bashkë përmes lidhjeve të dobëta.
2. tek. Tërësi makinash të ndryshme që krijojnë një sistem të përbashkët funksional, zakonisht për shndërrimin e një forme të energjisë në tjetrën; grup veglash të një makine, që kryejnë së bashku një proces pune. Agregat elektrik (me naftë). Agregate makinerie. Agregat bujqësor. Agregat petëzimi (çimentimi). Agregat ftohës. Agregatet e kombajnës. Punëtori i agregatit. Agregate ndriçuese. Agregat rryme (gjenerator). Agregat për beton.
3. min. Bashkim i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm. Agregatet minerare. Agregatet shkëmbore. Agregate kristalike. Agregat i vogël. Agregat i madh.
4. bujq. Lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcave të veçanta dhe që nuk prishet në ujë. Agregat dheu.
5. inxh. Përzierje materialesh të grimcuara (zhavorr, rërë, gurë të thyer) që përdoren për të bërë beton. Agregat guri. Sasia agregatit për përgatitjen e betonit. Llojet e agregateve. Vetitë fizike-mekanike të agregatit të gurit.
6. stat. Tërësi të dhënash të ndryshme që shfaqen në një përmbledhje të përbashkët për analizë. Analiza statistike e agregateve.
7. ek. Tërësi ndryshorësh ekonomikë, financiarë etj. si kërkesë. Agregatet ekonomike. Agregatet monetare.
8. soc. Grup individësh ose elementesh që krijojnë një tërësi; bashkësi njerëzish që nuk formojnë një grup të strukturuar, por që ndajnë një hapësirë ose qëllim të përbashkët. Agregat shoqëror.
9. gjuh. Bashkësi fjalësh që lidhen në një kontekst. Agregat fjalësh. Agregat formash leksikore (morfologjike).
ARMATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. ndërt. Formë prej dërrasash të mbërthyera ose prej metali, që shërben për të derdhur shtylla, trarë etj. prej betoni ose për të mbajtur a për të përforcuar një pjesë të një vepre që ndërtohet. Armaturë mbajtëse. Armaturë druri (hekuri). Armatura e urës. Ngre armaturën. Heq (prish) armaturën.
2. Shufra ose pjesë metalike të lidhura si skelet ndërmjet tyre, që vihen si përforcim brenda shtyllave, trarëve, soletave etj. të derdhura me beton. Armatura e shtyllës (e digës).
3. min. Armatesë. Armatura e galerisë.
4. tek. Pajisje, vegla dhe pjesë të vogla të makinave e të aparateve, që shërbejnë për të punuar mirë. Armatura e automjetit. Armatura e anijes.
5. Rreth, skelet ose kornizë (për syze, pasqyra etj.); kuti (për radio etj.); këllëf. Armatura e syzeve.
6. Raft ku vihen të mbështetura më këmbë armët, armëmbajtëse; raft për veglat e punës. Armatura e pushkëve. Armatura e veglave. Lë në armaturë. Marr nga armatura.
7. hist. Pajisja luftarake e një ushtari në kohët e vjetra e në mesjetë. Armaturë e lehtë (e rëndë). Armatura e luftëtarit. Heq (vë) armaturën.
8. muz. Tërësia e diezëve dhe e bemoleve, që vihen pas çelësit për të shënuar shkallën e një pjese.
✱Sin.: armatesë, përforcuese, pajisje, kornizë, rreth.
AUTORULÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek., ndërt. Makineri e rëndë vetëlëvizëse me rrota të mëdha që përdoret për të ngjeshur sipërfaqe, tokë, asfalt, beton dhe shtresa të tjera rrugore; mjet ndërtimi që përdoret në punime infrastrukturore urbane dhe industriale. Autorulan me rrota gome. Autorulan me daulle çeliku. Autorulan dridhës.
►BETON/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. ndërt., vetv., vet. v. III Mbushet, vishet ose shtrohet diçka me beton.
2. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i fortë si beton, forcohet shumë.
3. fig., vetv. Ngulem fort në pozitat e mia; sport. përforcohem në mbrojtje a në pozicione të tjera me lojtarët më të mirë. I betonuan ndryshimet kushtetuese. Skuadra u betonua në mbrojtje.
4. pës. e BETONÓJ.
BETON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. ndërt. Mbush, vesh ose shtroj diçka me beton; forcoj me beton. Betonojnë këmbët e urës (murin, tunelin, themelet).
2. fig., keq. Dëmtoj rëndë mjedisin dhe natyrën duke ndërtuar objekte të ndryshme (pallate, lokale etj.) me beton; nuk lë hapësira të gjelbra për çlodhje, argëtim etj. E betonuan lagjen (qytetin). Betonoi gjithë zonën e gjelbër.
3. fig., kryes. sport. Marr masa më të forta për të mbrojtur dikë a diçka nga ndonjë sulm, nga ndonjë rrezik etj. E betonuan tregun nga konkurrenca e lirë. Betonoi fitoren. Betonoi sulmin me një lojtar të ri (sport.).
BETONÚAR (i, e) mb. 1. ndërt. Që është shtruar a që është veshur me beton; i përforcuar me beton. Shesh i betonuar. Këmbësore të betonuara. Sipërfaqe (urë) e betonuar. Pozicion i betonuar (usht.).
2. keq. Që është mbushur me ndërtime të shumta prej betoni, pa projekte e pa kritere; që nuk ka hapësira të gjelbëruara. Hapësira të betonuara. Qytet i betonuar.
3. fig., edhe keq. Shumë i mbrojtur e i qëndrueshëm, që nuk mund ta ndryshosh lehtë; që nuk mund të çahet a të shkatërrohet. Mbrojtje e betonuar. Pushtet i betonuar. Qëndrime të betonuara.
HEKURBETÓN,~I m., ndërt. Beton i forcuar me shufra hekuri. Shtyllë hekurbetoni. Ndërtoj me hekurbeton.
MBISHTRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtresë mbi një shtresë tjetër. Mbishtresa e çatisë. I vendos mbishtresë dyshekut. Mbishtresat me asfalt (beton).
2. fig. Shtresë e mëvonshme kulturore, gjuhësore etj. mbi një shtresë tjetër të mëparshme. Mbishtresa të reja. Mbishtresa greke (romake, sllave). Mbishtresa të huaja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë